1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Investimet në Shqipëri

10 Gusht 2011

OKB e klasifikon Shqipërinë si vend me aftësi në rritje për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Shqipëria renditet e dyta, në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për nivelin e investimeve të huaja në vitin 2010.

https://p.dw.com/p/12DxA
MInistria e ekonomisë Tirane
MInistria e ekonomisë TiraneFotografi: DW

Artan Gjergji, ekspert në fushën e ekonomisë, thotë për programin shqip të DW se në rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka ndikuar pozitivisht politikat lehtësuese fiskale dhe legjislacioni në favor të investitorëve të huaj.

Sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka thithur investime të huaja direkte në vitin 2010 me një vlerë prej 1,11 miliardë dollarë, shifër kjo që e rendit atë ne vendin e dytë në rajon pas Serbisë.

Artan Gjergji, ekspert në fushën e ekonomisë, pedagog në universitetin Europian të Tiranës, tregon për programin shqip të DW se cila është natyra apo struktura e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vitin e kaluar. “Struktura e tyre lidhet kryesisht me privatizimin e kompanive të mëdha publike dhe e marrjes me konçesion të burimeve natyrore dhe jo me transfetimin direkt të kapitaleve në vendin pritës, pra në Shqipëri”.

Turizmi ka tërhequr investime
Turizmi ka tërhequr investimeFotografi: DW

Faktorë të brendshëm dhe të jashtëm në rritjen e privatizimeve publike dhe te konçesioneve


Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se portofoli i investimeve të huaja në Shqipëri përbëhet në një masë pothuajse 70 përqind nga privatizimet publike dhe koncesionet. Në rritjen e aftësisë thithëse të investimeve të huaja direkte të kësaj natyre, në Shqipëri, vitin e kaluar kanë ndikuar politikat liberale të qeverisë së Tiranës, legjislacioni favorizues, sidomos ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja, pa lënë mënjanë rolin e faktorë të jashtëm, në krye të të cilëve është kriza në botën arabe dhe kriza financiare në Greqine fqinje.

“Mos të harrojme që një pjesë e mirë e investitorëve të huaj u tërhoqën nga Egjypti, Siria, Maroku dhe tentuan të shkojnë në vende më të sigurta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vende si Shqipëria apo Serbia".

Problemet lidhur me pronësinë e tokës - pengesë për investime të huaj afatgjata

Sektorët e ekonomisë që kanë tërhequr më shumë investimet e huaja direkte në Shqipëri janë energjia, transporti, turizmi dhe ai bankar- financiar. Por mospërcaktimi i pronësisë mbi tokën mbetet një problem i madh, i pazgjidhur në Shqipëri, që pengon investime afatgjata në këta sektorë. “Paqartësitë lidhur me pronësinë mbi tokën përbëjnë një pengesë shumë të madhe për investime të huaja afatgjata. Vërtet që legjislacioni i Shqipërisë nuk i pengon inverstitorët e huaj të blejnë tokë në Shqipëri por nga ana tjetër ka probleme të mëdha për pronësinë e tokës, pasi për atë rezultojnë shpesh disa pronarë dhe toka ende nuk është e regjistruar në kadastër.” thotë Artan Gjergji.

Dhoma e Industrisë, Tiranë
Dhoma e Industrisë, TiranëFotografi: DW/Arben Muka

Cili do të jetë trendi i investimevetë huaja direkte në Shqipëri?

Megjithë problemin ende të pazgjidhur të pronësisë mbi tokën, eksperti ekonomik Gjergji, parashikon që Shqipëria të ketë një grafik në rritje të investimeve të huaja direkte në formën e privatizimeve dhe koncesioneve. “Trendi do të jetë pozitiv. Sektori i energjitikës do të jetë motori zhvillues i ekonomisë shqiptare. Shqipëria ka kapacitete të mëdha prodhuese për energji nga burime të rinovueshme. Sektori i turizmit, ndonëse është në hapat e para të futjes ne tregjet rajonale dhe europiane do të jetë tërheqës në vitet e ardhshme nga operatorë të mëdhenj të huaj.” thotë Artan Gjergji.

Në Shqipëri mungojnë investime të huaja të mirëfillta

Renditja e Shqipërisë në raportin e Kombeve të Bashkuara si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor për nivelin e thithjes së investimeve të huaja direkte në formën e privatizimeve dhe kontratave koncesionare nuk e zbut faktin e mungesës së investimeve të huaja të mirëfillta. Është fjala për investime që gjenerojnë aktivitet prodhues, hapin vende të reja pune, sjellin teknologji të reja, rrisin pagat dhe rrisin konkurrureshmërinë. Në të njëjtin raport të Kombeve të Bashkuara, theksohet se rritja e investyimeve të huaja direkte në Shqipëri nuk është shoqëruar me rritjen e punësimit.

“Në tërheqjen e investimevetë huaja direkte duhet parë si prioritare ato lloj investimesh që e lënë stokun e kapitalit në vendin pritës, që hapin aktivitete prodhuese dhe që kanë efekte pozitive më aftagjata në ekonomi sesa një kontratë koncesionare që është e përkohshme.” thotë Artan Gjergji.

Sipas Bankës Botërore në krye të rajonittë Europës Jug- Lindore lidhur me investimet e huaja renditet Kroacia me mbi 4000 USD për frymë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3800 USD, Serbia me 2000 USD, Bosnjë-Hercegovina me 1600 USD, Maqedonia me 1268 USD dhe Shqipëria me 1024 USD për frymë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama