1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iran Drohungen

26 Korrik 2010

Të hënën (26.7.) hyjnë në fuqi sanksionet e reja të BE-së kundër Iranit. Republika Islamike po tund jataganët dhe po bën kërcënime, që mund të kenë pasoja kontraproduktive.

https://p.dw.com/p/OUN6
Protestues kërkojnë sanksione ndaj IranitFotografi: picture-alliance / dpa

Irani po i kërcënon të gjitha vendet, që do t'u bashkohen sanksioneve ndërkombëtare kundër tij, me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare. "Ne do të ndërpresim marrëdhëniet ndaj çdo shteti, që kufizon aktivitetet tona, ose ngrin paratë e Iranit“, deklaroi zëvendësshefi i bankës Qendrore të Iranit, Hamid Borhani. "Ne do të mbrojmë pronën tonë."

Sanksione të reja të BE-së

Deklarata e Teheranit pasoi, pak pasi BE-ja vendosi të ndërmarrë sanksione të reja ndaj kësaj republike islamike. Këto masa konsiderohen prej Brukselit si "restriksionet më të ashpra" të BE-së. Përmbajta e saktë e saksioneve nuk dihet ende, e sigurt është se bëhet fjalë për kufizime tregtare për ato lloje mallrash, që mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Prej tyre pritet të preken si ekonomia iraniane e financave, apo ajo e transportit, edhe industria e naftës dhe e gazit. Përveç kësaj BE ka përpiluar një listë të zezë me emra personash dhe organizatash, që janë të lidhur me rojet e revolucionit iranian. Atyre do t'u ngrihen llogaritë bankare, si dhe do t'u kufizohet liria e udhëtimit në vendet e BE-së.

Pasoja kontraproduktive

Në rast se kërcënimi i zëvendësshefit të Bankës Qendrore të Iranit do të bëhet realitet, kjo mund të ketë pasoja kontraproduktive për vendin. Sepse Teherani duhet t'i ketë momentalisht më të nevojshme se kurrë marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme, se shumë shtete të huaja marrëdhëniet me Iranin. Ditët e fundit ka pasur lajme të përsëritura për humbjet e ekonomisë iraniane. Kështu p.sh. agjencia e lajmeve FARS njoftonte më 21.7. se prodhimi i naftës në Iran ka rënë në mënyrë të qartë. Në rast se nxjerrja e naftës në vitin 2005 ishte ende 4106 barrel në ditë, në vjeshtën e vitit 2009 ishte 3549. Edhe eksportet e naftës kanë rënë nga 2691 në 1984 barrel në ditë. Ministri për Naftën, Masud Mirkasemi, tha për agjencinë Reuters se Irani duhet të investojë këtë vit rreth 25 miliardë dollarë për modernizimin e sektorit të energjisë. Në rast se vendi nuk do ta ketë në dispozicion këtë shumë, atij ndoshta do t'i duhet të importojë naftë.

Autor: Ulrich Pick / Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica