1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italia, beteja tjetёr e populistёve?

28 Nëntor 2016

Pas Brexit dhe Trumpit e ka radhёn Italia: Kryeministri Renzi dhe partia e tij demokratike duan t’i jepet fund bllokadёs nё parlament. Nёse referendumi dёshton, Renzi jep dorёheqjen. Populitёt shfrytёzojnё shansin.

https://p.dw.com/p/2TL6M
Brüssel Brexit Gipfel Matteo Renzi
Fotografi: Reuters/E. Vidal

Pas Brexit nё Britaninё e Madhe dhe zgjedhjes sё Donald Trumpit janё tё shumtё ata qё i konsiderojnё si njё test tjetёr pёr demokracitё perёndimore zgjedhjet presideciale nё 2017 nё Francё: a do ta refuzojnё zgjedhёsit establishmentin politik duke vendosur pёr Frontin e djathtё Nacional?  Nё fakt referendumi pёr kushtetutёn nё Itali mё 4 dhjetor mund ta trondisё vendin e katёr industrial nё botё. Kryeministri Matteo Renzi shpreson nga kjo reformё shumё stabilitet, sepse Italia brenda 70 vitesh ka pasur 63 qeveri.

Sistemi i deritanishёm i dy dhomave tё barazvefshme tё parlamentit synohet tё shfuizohet. Eshtё parashikuar, qё tё kufizohet pushteti i senatit. Deputetёt nuk mund ta rrёzojnё mё qeverinё dhe nuk mund tё bllokojnё pafundёsisht projektligjet. Nё kёtё mёnyrё qeveria fiton mё shumё kompetenca. Shpresa e Renzi-t pёr njё po‘ tё shumicёs sё popullsisё nё referendum ёshtё e madhe. Italia brenda 70 vjetёsh nga ndryshuar 63 qeveri.

Legjislativi nё dilemё

Me gjithsej 951 anёtarё Italia ka parlamentin e tretё pёr nga madhёsia nё botё. Njё numёr i madh i deputetёve vёrtetё qё parimisht i pёrgjigjet mё shumё idesё sё njё demokracie tё pёrfaqёsuar, por parlamenti i Italisё bёhet pengesё: sistemi i deritanishёm i dy dhomava tё barazvlefshme tё parlamentit bёn, qё legjislativi tё pengohet deri nё pafundёsi.

Italien Symbolbild Referendum Si
Fotografi: picture alliance/Pacific Press/A. Melita

Kryesisht rajonet e vogla si Tiroli i Jugut qё ka autonomi druajnё, se nё njё sistem tё ndryshuar parlamentar, zёri i tyre nuk do tё dёgjohet mё. "Edhe nёse do tё ndryshosh njё presje nё njё tekst ligji, kjo duhet tё miratohet edhe nё dhomёn tjetёr tё parlamentit", thotё pёr DW, Franco Pavoncello, politolog dhe president i Universitetit John Cabot nё Romё. "Italia lufton prej dekadash me kёtё situatё."

Nё vёshtrim tё parё zgjedhja duket e thjeshtё: voto "po", pёr tё mbёshtetur Partinё Demokratike (PD) qeverisёse – ose voto "jo", pёr ta penguar qeverinё, qё tё konsolidojё pushtetin. Kryeministri Renzi nё rast tё njё vote me "jo" ka deklaruar se do tё japё dorёheqjen. Me kёtё ai e kushtёzon rezultatin e referendumit me mbёshtetjen pёr postin e tij. „Ka shumё gjasa qё Renzi nuk do tё mund tё qendrojё mё gjatё" nё Palazzo Chigi. "Ai e ka kthyer ҁёshtjen e referendumit nё njё ҁёshtje politike – kjo nuk ёshtё aspak e favorshme", thotё politologu.

I vetёm nё krye

Sipas sondazheve aktuale kundёrshtarёt e referendumit aktualisht kryesojnё. Sukseset e votёs pёr Brexit- dhe tё zgjedhjes sё Trumpit mund treguan, se sondazhet jo gjithmonё i pёrputhen me reultatet. Fakt ёshtё, qё Renzi ndodhet nёn presion nga tё dyja palёt. Krahu i djathtё – nёn drejtimin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi – pёrpiqet kundёr tij dhe po ashtu kundёr ёshtё edhe lёvizja pesё yjet (M5S), njё parti populiste e majtё, qё do tё luftojё status quo-nё.