1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italia - zgjidhje me efikasitet e problemit me refugjatët

4 Shtator 2017

Ndërsa shtetet e tjera të BE-së vazhdonin të bënin teori, Italia e mbylli vetë rrugën e Libisë nga vinin me varka refugjatët.

https://p.dw.com/p/2jILw
Libyen Flüchtlinge auf dem Mittelmeer
Fotografi: picture-alliance/dpa/E. Morenatti

Para dy vitesh kriza e refugjatëve që vinin përmes Ballkanit arriti pikën kulmore dhe BE-ja lidhi një marrëveshje me Turqinë për t'u mbyllur rrugën migrantëve nga Siria, Iraku apo Afganistani. Deri tani për këtë projekt janë harxhuar miliarda.

Qindra-mijëra në pritje

Në vijim pasoi një krizë e dytë refugjatësh: më tepër se 181.000 syresh, kryesisht nga shtetet e Afrikës apo të Saharasë erdhën më 2016 përmes Libisë në Itali. Këtë vit pritej të vinin edhe më tepër. Sipas organizatave humanitari rreth një milionë emigrantë nga Nigeria, Guinea, Eritrea dhe Bangladeshi po presin për të ardhur me varka në Evropë.

Deutschland Jörg Bremer FAZ Korrespondent aus Rom
Jörg BremerFotografi: F.A.Z./Wonge Bergmann

Por ndërsa rrugën e Ballkanit e mbyllën të gjitha vendet e BE-së, Italia qe e vetme me anijet që vinin nga Libia. Mbështetja e BE-së konsistonte vetëm në sjelljen e refugjatëve për në Itali. Franca dhe Spanja i mbyllën portet e tyre për anijet e shpëtimit. Vetëm Gjermania premtoi të merrte nga 500 refugjatë në muaj. Egoizimi kombëtar i vendeve të BE-së qe aq i madh sa Italia një ndër themelueset e BE-së, e ndjeu veten si të përjashtuar nga BE-ja. BE-ja nxiti në Itali populizimin antievropian.

Italia shfrytëzoi marrëdhëniet e saj të mira nga koha kolonialiste me Libinë dhe trupat e kufirit detar italian lidhen një marrëveshje me qeverinë në Tripoli. Ata po u kundërvihen tani bashkarisht trafikantëve të qenieve njerëzore. Roma siguroi po ashtu mbështetje për kryetarët më të rëndësishëm të bashkive dhe të klaneve të perëndim dhe jug të Libisë. Po ashtu lidhi dhe marrëveshje kooperimi me Nigerinë apo Malin. 

Trafikantët ndërrojnë frontet

Ndërsa shtetet e tjera të BE-së vazhdonin të bënin teori, Italia e mbylli vetë rrugën e Libisë. Dhe përdori një metodë kreative: trafikantët nuk po i fitojnë tani më paratë me trafikimin e refugjatëve, por me mbrojtjen e tyre dhe organizimin e qendrave për identifikimin e tyre. Në Libi dhe vende të tjera nga puna e migrantëve po lulëzojnë sërish oazet, sikurse shumë fshtatra në Kalabri dhe Sicili. Dhe kjo ka bërë që numri i migrantëve që vijnë në bregdetin e Libisë të bjerë në disa qindra në javë. Më 30 gusht 2016 në Itali arritën 3042 refugjatë, më 30 gusht të këtij viti vetëm 696.

Meqë Italia shënoi një lloj suksesi tani partnerët në Bruksel, Paris, Brrlin apo Madrid filluan t'i bien të njëjtit fyell. Ata janë të gatshëm ta mbështesin financiarisht politikën e Italisë në Afrikën e Veriut. Por mbi të gjitha duan që të shiten edhe si baballarët e kësaj politike.

Jörg Bremer, Frankfurter Allgemeinen Zeitung.