1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia që nuk shihet

bc/la/DPA Agenturen3 Shtator 2016

Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba.

https://p.dw.com/p/1Jv0v
Itinerari ballkanik
Itinerari ballkanikFotografi: DW/M. Ilcheva

Me 22 tetor të vitit të kaluar autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12.000 refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14.000 refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani.

Si është gjendja sot

Itinerari ballkanik
Itinerari ballkanikFotografi: DW/M. Ilcheva

Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian në rrugën e refugjatëve nga Turqia deri në BE. Qendrat për pranimin e refugjatëve në Kios, Samos, Lesbos, Leros dhe Kos, po përballen me 12.000 refugjatë, që është më shumë se sa lejojnë kapacitetet. Në tërë vendin, janë vendosur rreth 60.000 refugjatë, të cilët synojnë të shkojnë në vende të tjera. Numri i refugjatëve që vijnë çdo ditë, shkon prej 100-400 persona. Në vend mbretëron frika se Turqia mund të hapë kufijtë dhe se Greqinë sërish do ta vërshojë vala e refugjatëve, si vitin e kaluar. Greqia ka frikë nga pezullimi i marrëveshjes BE-Turqi. Pa këtë marrëveshje, në Greqi do të kishte me siguri deri në 180.000 migrantë të tjerë, mendon ministri për Migrim, Ioannis Mouzalas.

Maqedonia nuk ka ndonjë politikë të qartë për refugjatët, për shkak se ky vend gjendet në një krizë të thellë politike. Ajo po bën ate që kërkojnë Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia. Me ndihmën financiare dhe teknike nga këto vende, Maqedonia e ka mbyllur kufirin me Greqinë. Gjendja nuk është qetësuar, por migrantët nuk po shihen si më parë, mendon Tijana Sijariq në Beograd. Rreth 300 migrantë të tjerë vijnë çdo ditë në Beograd. Ndërsa në tërë Serbinë aktualisht janë 4500 refugjatë. Të gjithë ata duan të kalojnë kufirin me Hungarinë.

Itinerari ballkanik - Indomeni
Itinerari ballkanik - IndomeniFotografi: Getty Images/AFP/D. Dilkoff

Ndërhyrja e organeve të sigurisë

Por ndërkohë në Serbi janë kapur edhe banda të kontrabandistëve. Në Hungari gjenden aktualisht rreth 1300 refugjatë. Ndërsa qindra të tjerë presin në Kelebi për kalimin e kufirit. Në ditë mund të kalojnë vetëm 30 persona. Kryeministri konservator Viktor Orban e ka rritur popullaritetin falë politikës së ashpër ndaj refugjatëve. Ai i quan refugjatët si "terroristë potecialë" dhe refugjatë ekonomikë.

Edhe Kroacia po përballet me krizën e brendshme politike. Por policia ka kumtuar se në këtë vend janë regjistruar këtë vit 5000 persona që kanë dashur ilegalisht të kalojnë kufirin. Në Slloveni nuk ka ndonjë valë refugjatësh. Por autoritetet sllovene nuk duan të heqin telin me gjemba në kufi. Ndërsa në hotspotin e Austrisë në kufirin me Sllovenin tani është qetësi.