1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanka Trump këshilltare e babait

30 Mars 2017

Donald Trump po rrethohet në Shtëpinë e Bardhë me njerëz të afërt. Tani edhe Ivanka Trump, e bija e tij, merr një post të rëndësishëm.

https://p.dw.com/p/2aK2Q
Ivanka Trump
Fotografi: picture-alliance/Media Punch/A. Harrer

Ivanka Trump e ka zyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë. 35-vjeçarja ka realizuar tani më disa takime të rëndësishme zyrtare. Ajo ishte në krah të babait të saj Donald Trump gjatë vizitës së kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe. Por ishte prezente edhe në raundin e diskutimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington, ku ishte e ulur pranë kancelares.

Në të ardhmen Ivanka Trump do të punojë zyrtarisht si asistente e Presidentit dhe do të realizojë takime zyrtare, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Ivanka Trump nuk do të paguhet për punën e saj. Bashkëshorti i saj Jared Kushner punon po ashtu si këshilltar i Presidentit Donald Trump.

USA Merkel und Trump suchen nach gemeinsamer Arbeitsebene | Merkel und Ivanka Trump
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Kappeler

Rregullat e njëjta si për të gjithë

Kritikët të cilët thonë se Ivanka Trump mund të jetë në konflikt interesash kanë marrë përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë se angazhimi i saj është në përputhje me të gjitha normat dhe rregullat etike për një punë të tillë. Ajo trajtohet sikundër të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë. Sipërmarrësja Ivanka Trump do të vazhdojë angazhimin në sipërmarrjen e saj, po punët e përditshme ia ka besuar një menaxheri tjetër. Ivanka Trump është tërhequr edhe nga udhëheqja e koncernit Trump. Ajo ka hequr dorë edhe nga pjesëmarrja në fitimet e sipërmarrjes, por do të ketë një rrogë fikse.

 

bc/fab/hk (afp, dpae)