1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Israel Wahl

Peter Philipp11 Shkurt 2009

Pas garës kokë më kokë për zgjedhjet në Izrael si kryetarja e partisë liberal-konservative "Kadima", Zipi Livni edhe blloku konservator "Likud" nën drejtimin e Benjamin Netanjahut pretendojnë të krijojnë qeverinë e re.

https://p.dw.com/p/GrPN
Pasiguri për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve në Izrael

Sado që Zipi Livni dhe Benjamin Netanyahu mundohen të prezantohen sipas modelit amerikan: një Obama izraelit nuk ka. Pas votimeve në Izraeli "ndryshimet“ po dalin si slogane bosh të përdorura gjatë fushatës elektorale dhe parë esëll duhet të konstatosh: këto zgjedhje edhe mund të mos ishin zhvilluar, edhe në qoftë se fenomeni mbarëbotëror po përfshin tani edhe Izraelin dhe secili e ndjen veten fitues dhe feston.

Fitues pa shumicë qeverisëse

Fituese në zgjedhje është Livni dhe partia e saj „Kadima“, por në rast se llogarit se cilët mund të jenë partnerët e mundshëm të koalicionit, atëhere kjo nuk mjafton për të krijuar një shumicë qeverisëse. Nga ana tjetër në rast se bën një mbledhje të thjeshtë matematikore të partnerëve të mundshëm për koalicion kreu i Likud-it, Benjamin Netanjahu, është në gjendje të krijojnë një shumicë të tillë, edhe pse partia e tij nuk arriti të mbledhë numrin më të madh të votave.

Symbolbild - Unsicherheit nach der Wahl in Israel
Dy rivalët - Zipi Livni dhe Benjamin NetanyahuFotografi: picture-alliance/landov/DW-Montage

Dhe që të dy – si Livni dhe Netanyahu – duhet të pranojnë në fakt se kështu nuk mund të qeverisin me të vërtetë, sepse koalicionet e gjëra në Izael kanë pasur gjithmonë jetë të shkurtër.

Po procesi i paqes?

Këtë pyetje, që shtrohet aq shumë në botën e jashtme, ka kohë që s'e ngre njeri në Izrael. Bota e jashtme gënjente në një farë mënyrë veten duke besuar se apo të paktën shpresuar se në zgjedhje do të votohej për paqen dhe normalizimin. Netanyahu ka dëshmuar në të kaluarën shpesh dhe mjaftueshëm, se sa pak u jep rëndësi kushteve për paqe, për të cilat ka një konsens ndërkombëtar. Dhe sa u përket partnerëve të tij të mundshëm nga kampi i djathtë, atyre dihet që nuk u shkon mendja për gjëra të tilla.

Por edhe „Kadima“ dhe Partia Socialdemokrate e Punës nuk mund të prezantohen si luftëtarë të politikës së paqes. Shefi i Partisë së Punës, Ehud Barak, ishte një nga ata që ndikoi dikur fuqimisht për dështimin e bisedimeve në Camp David me ish-kryetarin e OÇP-së Arafatin dhe si Ministër i Mbrojtjes ishte tani përgjegjës për luftën e fundit në Rripin e Gazës.

USA Israel Palästinenser Gipfel in Annapolis Abbas Bush und Olmert
Çfarë do të ndodhë me procesin e paqes në Lindjen e Mesme? Pamje nga takimi i fundit në Anapolis, SHBA, nga i cili dolën impulse për procesin e paqes, 26.11. 2007.Fotografi: AP

Kryetarja e Kadimës Zipi Livni flet për paqen, por partia e saj i ka shfrytëzuar vitet e fundit sistematikisht për të ngritur pengesa për paqen, duke ngritur ose zgjeruar ngulimet në Jordanin Perëndimor. Sa më tepër ndërton Izraeli në këtë zonë që është pjesa thelbësore e shtetit të planifikuar për palestinezët, aq më pak territor mbetet në dispozicion të tyre.

Në Izrael bëhet fjalë me dëshirë për kampe politike: kampit të të djathtë nacionalist dhe të majtit pro paqes, të cilët në një farë mënyre ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Në të vërtetë aty ka vetëm një kamp nacionalist dhe një ultranacionalist, të cilët nuk ofrojnë asnjëri ndonjë koncept për paqen. Zgjedhësve duket se nuk u mungon një gjë e tillë, sepse ata i kanë humbur prej kohësh shpresat për një zgjidhje paqësore. Fjala është për siguri ose gjoja siguri, pa e kuptuar se dhuna që përdoret për këtë vepron kundër paqes dhe krijon pasiguri.

Kush do të qeverisë pra në Jeruzalem? Deri sa të përcaktohet kjo do të kalojnë ditë. Por në fund të fundit fjala do të jetë për emrin e një personi dhe jo për një alternativë të vërtetë politike. Kjo do të manifestohet edhe thjesht në faktin që në bisedimet për koalicion do të shtrohet për diskutim papritur thuajse çdo lloj kombinimi.