1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Jürgen Klinsmann - kapiten nderi i Gjermanisë

Bahri Cani*
4 Nëntor 2016

Ish-qendërsulmuesi dhe më pas trajneri i kombëtares gjermane shpallet edhe zyrtarisht ndër kapitenët më të mëdhenj të historisë së kombëtares.

https://p.dw.com/p/2S9Cf
Deutschland Joachim Löw und  Jürgen Klinsmann beim 42. Ordentlicher Bundestag des DFB
Fotografi: imago/K. Hessland

Vlerësimi "kapiteni nderi” i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) është dhënë për kontributin që ka dhënë ish-qendërsulmuesi i Bajernit të Mynihut e më pas edhe Interit të Milanos, për kombëtaren gjermane. Jürgen Klinsmann është ish-lojtgari i pestë i kombëtares së Gjermanisë, i cili nderohet me këtë çmim. Më parë këtë nder të shpallen "kapiten nderi" i fituesit të katërfishtë të kampionit të botës kanë pasur edhe Fritz Walter, Uëe Seeler, Franz Beckenbauer dhe Lothar Matthäus.

Fußball EM 1992 Deutschland Schottland Klinsmann
Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Rudel

Klinsmann ka pasur 108 paraqitje në kombëtaren gjermane. Ai ka shënuar 47 gola dhe ka dhënë një kontribut të madh në kampionatin e vitit 1990 në Itali, ku Gjermania fitoi tiulllin e tretë të kampionit të botën. Ndërsa në vitin 1996 ka fituar edhe titullin e kampionit të Evropës, pas "golit të artë" të Oliver Birhoffit kundër Çekisë. Në vitin 2006 Klinsmann ishte trajner i kombëtare, në Botërorin e zhvilluar në Gjermani, ku ajo humbi në gjysmëfinale nga Italia.

Fußball eM 1992 in Schweden , Schweden - Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/Sven Simon