1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ja çfarë ka ndodhur në Maidan!

Nikita Jolkver/ Amarildo Topi7 Qershor 2014

Goma makinash, kokteje molotov dhe tulla, Muzeu i Murit në Berlin me një ekspozitë të re tregon si ukrainasit luftuan në Maidan për liri.

https://p.dw.com/p/1CE14
Fotografi: DW/O.Volkova

Tek Checkpoint Charlie mund të prekej Lufta e Ftohtë. Ndërsa tani Muzeu i Murit në Berlin ka hapur një ekspozitë të titulluar "Maidan. Ukrainë. Rruga drejt lirisë" dhe tregon për ukrainasit të cilët luftojnë për një Ukrainë moderne. Disa dhjetëra foto, vizatime fëmijësh, postera dhe disa pikutura të piktorëve ukrainas. Në vitrina qendrojnë sende të njohura nga kronikat televizive për Maidanin: tulla, goma makinash, maska kundragazi, helemeta, mburoja të bëra në shtëpi, shkopinj druri dhe bomba molotov në shishe birre. Të gjitha janë origjinale nga Maidani thonë kuratorët e ekspozitës.

Tregohet si ka qenë në të vërtetë

"Ne duam t'u tregojë gjermanëve se si ka qenë me të vërtetë“, thotë koordinatori i ekspozitës Sergej Fomenko në një bisedë me DW. „Mbi të gjitha nga pikëpamja artistike." Në Kiev Fomenko është më shumë i njohur me emrin artistik "Foma".

Zëvendësshefi i departamentit të kulturës në Minsitrinë e Jashtme të Ukrainës, Juri Nikitjuk, ka udhëtuar qëllimisht në Berlin për të hapur ekspozitën. "Europianët duhet të dinë më shumë për shpirtin e ukrainasve dhe ai ishte në Maidan“, thotë ai. Ai do të prezantojë vendin me "bukurinë dhe dramën e tij dhe të paraqesë ukrainasit si njerëz pozitivë, të cilët duan të jetojnë të lumtur dhe në paqe me fqinjët e tyre". Por ai ka një shqetësim tjetër. Diplomati thotë se donte që në një farë mënyre t'i kundërvihej dizinformimit dhe propagandës së medias ruse, e cila ka ndikuar tek një pjesë e publikut europian.

Igor Gaidai, fotot e të cilit zënë një hapësirë të madhe në ekspozitë, thotë se europianët kishin një ide të paqartë për realitetin në Ukrainë, vetëm atë se sa brutal ishte pushteti ndaj njerëzve. Njerëzit dolën në rrugë për një sistem që bën të mundur një marrëdhënie të civilizuar mes qytetarëve dhe pushtetmbajtësve, thotë fotografi.

Pamje nga ekspozita "Maidan - Ukraina - Rruga drejt lirisë"
Pamje nga ekspozita "Maidan - Ukraina - Rruga drejt lirisë"Fotografi: DW/O.Volkova

Në tren për në Siberi

Artistët ukrainas i kanë përjetuar ngjarjet e muajve të fundit në mënyra të ndryshme. Regjisori Christian Jeregi, filmi me metrazh të shkurtër i të cilit është pjesë e ekspozitës, krahason Ukrainën me një tren që në mënyrë të pandalshmë shkon drejt Siberisë. Por papritur pasgjerët zgjohen dhe nisin të pyesin: Patjetër duhet të shkojmë atje? Ata përpiqen të ndalojnë trenin për t'i dhënë një tjetër drejtim më pas. "Padrejtësia u rrit aq shumë sa nuk kishte asnjë mundësi tjetër, përveç se të dilej në Maidan", thotë piktori ukrainas Matvej Vaisberg.

Ekspozita duhet të shpjegojë

Artistët ukrainas duan të hapin si kjo ekspozoitë edhe në vende të tjera të Europës, Kanada, SHBA dhe Lindje të Ukrainës. "Kur të mbarojë lufta, ekspozita do të shkojë në ato qytete për t'u thënë të vërtetën banorëvë të tyre, të cilët kishin besuar se timonin në Kiev e kishin marrë ata që urrenin", thotë Fomenko. Por në të vërtetë në Maidan nuk kishte urrejtje. Fomenko tregon për një të re ruse, e cila jeton prej disa vitesh në Kiev dhe ka qenë në Maidan. "Ajo ka përjetuar gjithçka dhe nëna e vëllezërit e saj i besojnë mendimit të saj", thotë Fomenko. Kjo ishte një tragjedi njerëzore. Gënjeshtrat helmuan zemrat. Por a ka ardhur koha që Maidianit të bëhet për muze? Është ndryshimi i Ukrainës i pakthyeshëm? Fomenko është i bindur: vendi i tij ka kapërcyer njëherë e mirë mënyrën e jetesës sovjetiko-totalitare.