1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jeta me një taksë të re mbi vlerën e shtuar në Greqi

Marianthi Milona3 Gusht 2015

Që prej dyjavësh në Greqi është rritur tvsh-ja. Shumica e grekëve konsideron se plani vjen jo në kohën e duhur. Si reagojnë grekët? Nga se duhet të heqin dorë ata? Qytetarë nga Selaniku tregojnë përvojat e tyre.

https://p.dw.com/p/1G8vp
Griechische Taverne
Fotografi: Fotolia/magenjitsu

Kanë kaluar dy javë qëkurse qeveria greke nisi të zbatojë në vend një sërë masash të reja nga reforma e negociaur me Brukselin: njëra prej tyre është rritja e taksës mbi vlerën e shtuar (tvsh). Prej kësaj është më e prekur industria greke e turizmit. Në pikun e sezonit të verës pronarët e restoranteve dhe të hoteleve përpiqen tani për një zbatim korrekt të kësaj mase. Çështja është se ndërkohë shumë llogari të çmimeve janë bërë në avancë me agjencitë turistike dhe shoqëritë e fluturimve ajrore. E kush ka paguar për pushimet e verës në avancë nuk dëshiron tani të paguajë shtesë.

"Kjo është mjaft negative për degën e turizmit, por në përgjithësi edhe për të gjithë në vend", thotë Jorgos Livanis, pronar restoranti në rivierën olimpike në veri të Greqisë. "Ne afatgjatë në këtë mënyrë nuk do të mund të konkurrojmë më me vendet e tjera mesdhetare si Turqia, Italia e Spanja." TVSH-ja, thotë, ai është kudo shumë më e ulët se në Greqi. "Konkurrentët fërkojnë duart prej gëzimit, nëse tek ne rriten çmimet." Livanis tani për tani nuk do tarrisë tvsh-në dhe do t'i mbajë çmimet si deri më sot. "Të gjitha çmimet janë llogaritur me 13%, ndërsa këtej e tutje duhen llogaritur me 23%."

Griechenland Tourismus Halkidiki Froso Hatsiliadu
Turistë në HalkidiFotografi: DW/M. Milona

Ka gatishmëri për kompromis

Jorgos Livanis nuk është i vetmi me këtë problem. Shumica e biznesmenëve grekë janë vërtetë janë parimisht dakord me marrëveshjet e arritura nga qeveria greke në Bruksel, edhe pse çdo cent që rriten më shumë taksat e cënon ekonominë greke. Por dega greke e turizmit është e befasuar nga koha kur kjo masë hyn në fuqi. Jorgos Livanis është i bindur, se këtë verë nuk mund të zbatohet si duhet tvsh-ja e re. "Ky plan nuk do të ketë sukses", thekson ai. Ai sheh se si edhe tek shitësit e akulloreve është larguar klientela, sepse akullorja është bërë pak më e shtrenjtë.

Diskrepancë mes qyteit dhe fshatit

"Mendoj tani për njerëzit në qytet, të cilët duhet të blejnë gjithçka. Ne këtu në zonat rurale e kemi disi më të lehtë", sqaron 50 vjeçarja Maria Vassiliadu. Ajo ka dy vajza në moshën rreth të 20-tave. Ajo është e kënaqur që jetojnë në fshat. Në qytet me çmimet që rriten vazhdimisht për të gjitha ushqimet nuk do të mund t'i paguja të gjitha afatgjatë, beson ajo. "Në fshat ne i kemi marrë masat për kohë të vështira. Ne kemi ullinjtë dhe vajin e ullirit, një barkë të vogël, për të peshkuar vet dhe një kopsht me zarzavate, në të cilin rritet gjithçka", na tregon grekja punëtore teksa kënaqet në kopshtin e saj me prodhimin e domateve.

Griechenland Tourismus Halkidiki Harry Herrmann Fisch Restaurant
E rëndësishme që klienti të jetë i kënaqurFotografi: DW/M. Milona

Klientët nuk i ngarkojnë me tvsh-në e re

Edhe Anna Karenu, pronare e një pensioni në brigjet veriore të Greqisë, përpiqet të gjejë zgjidhje. Ajo nuk do t'ua rrisë klientëve të përhershëm të saj çmimet me tvsh-në e re, edhe pse rritja e çmimeve do të jetë e detyrueshme në tetor të këtij viti. Më shumë se 70 Euro për natën bashkë me mëngjesin ajo nuk mund të kërkojë për 14 dhomat në pensionin e saj. Klientët e përhershëm grekë qysh tani nuk vijnë më. Ajo mendon për alternativat. "Nëse do të le çmimet e vjetra, duhet që ta përballoj vet shtesën. Nëse i rris çmimet e dhomave, atëherë klienti do të mendohet, nëse do të rezërvojë ose jo."

Biznesmenia e preokupuar vret mendjen për të gjetur zgjidhje, për biznesin e saj taksa rritet nga gjashtë në 13%. "Unë nuk e di se si do ta rregulloj për vete. Rezervimet tashmë janë bërë. Për sivjet nuk mund të ndryshojë më gjë." Ndërsa vitin e ardhshëm? Vallë klientët do të mungojnë? Anna Karenu tund kokën e pavendosur: "Ndoshta duhet ta ndajë këtë barrë me klientët. Çmimet do t'i rris ndoshta për shkak të taksës jo me 13%, por vetëm me 10%."

Çështje mentaliteti

Për Stavros Drivas, pronar kafeneje në gadishullin Halkidiki është e qartë. "Ata mund të bëjnë çfarë të duan, ne nuk funksionojmë vetëm me shifra. Edhe për këtë arsye këto ndryshime na preokupojnë ne jashtë mase." Ai prej tridhjetë vjetësh është pjesë e degës së turizmit dhe ka shumë përvojë. Stavros Drivas tani për tani pijet alkoolike nuk do t'i ndryshojë. Dy Euro do të kushtojë një kafe, 2,50 uji me gaz dhe limonatat. Vetëm për pijet si Whiskey, vera dhe Vodka ai do ta rrisë çmimin në 23%.

Drivas do vetëm një gjë: që klientët të jenë të kënaqur. Për këtë ai preferon madje më mirë të ketë më pak fitim. Dhe e shpjegon përse: "Tek ne i kushtohet rëndësi ndjenjave dhe emocioneve njerëzore." Një mik gjerman, me të cilin dikur rrinim çdo ditë bashkë, më ka treguar, se si unë i pata llogaritur dikur nga pakujdesia djalit të tij për një souvenir pesë cent më pak. "Ai ngriti gishtin tregues në formë qortuese duke thënë, se ky është gabim e kështu nuk shkon." Por, rrëfen më tej biznesmeni grek, "ne kemi një komportim tjetër ndaj shumave të vogla. Unë asnjëherë nuk do t'ia kisha kërkuar 5 centët djalit të tij." Sensibiliteti në marrëdhëniet reciproke është për ne më i rëndësishëm se sa paratë. "Ne karakterizohemi prej këtij mentaliteti. Kjo është ajo çka e irriton Europën dhe përse ne vazhdimisht na keqkuptojnë."