1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181011 Stammzellenforschung EuGH Urteil

19 Tetor 2011

Gjykata supreme evropiane i ka vendosur kufizime punës kërkimore me qelizat burimore njerëzore. Produktet nga qeliza të tilla parimisht nuk lejohet të patentohen, nëse për këtë duhen shkatërruar embrione.

https://p.dw.com/p/12ut5
Undatierte Aufnahme des Wissenschaftsmagazin «Science» zeigt das Übertragung der Körperzelle von einer Frau in eine entkernte Eizelle derselben Spenderin. Daraus habe sich ein Embryo entwickelt, dem auf einer frühen Entwicklungsstufe Stammzellen entnommen worden seien, die sich zu allen Zelltypen eines Körpers bilden können. Bei diesem Experiment haben Forscher in Südkorea nach eigenen Angaben einen menschlichen Embryo geklont und daraus Stammzellen zur therapeutischen Anwendung gewonnen. Das Embryonenschutzgesetz wurde vor 20 Jahren verabschiedet, um den Mensch vor den Auswüchsen der Fortpflanzungsmedizin zu schützen. Doch der Fortschritt hat das Gesetz überrannt: Neue Techniken dürfen angewandt werden, weil sie nicht in den Paragrafen stehen. Foto: Courtesy of W.S. Hwang dpa (zu dpa 0012 vom 19.10.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Gendiagnostik an EmbryonenFotografi: picture-alliance/dpa

Qelizat embrionale burimore të njeriut dhe procedurat për përftimin e tyre nuk lejohet të patentohen në BE, vendosi Gjykata Evropiane. Nëse për përftimin e qelizave burimore, duhet të shkatërrohen embrione, kjo sipas vendimit të Gjykatës Evropiane, bie ndesh me të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, argumentoi kryegjykatësi Vassilios Skouris.

Salla e gjyqit e Gjykatës Evropiane në Luksemburg
Salla e gjyqit e Gjykatës Evropiane në LuksemburgFotografi: DW

"Një shpikje sipas nenit 6, paragrafi 2, gërma c) e direktivës 98/44 është e përjashtuar nga patentimi nëse, procedura teknike, e cila është objekt i kërkesës për patentë, paraprihet nga shkatërrimi i embrioneve njerëzore apo nëse ajo kërkon përdorimin e tyre si material fillestar, pa marrë parasysh se në çfarë stadi ndodh shkatërrimi apo shfrytëzimi, edhe në rast se në përshkrimin e procedurës së përdorur teknike, nuk përmendet përdorimi i embrioneve njerëzore."

Kur fillon jeta?

Përkufizimi "embrion njerëzor" duhet kuptuar në sens të gjerë. Gjykatësi Skouris e përkufizoi kështu embrionin njerëzor:

"Embrion njerëzor është çdo qelizë e ovulit njerëzor duke filluar nga stadi i fekondimit, çdo qelizë e ovulit njerëzor e pafekonduar, në të cilën është transplantuar një bërthamë qelize nga një qelizë e pjekur njerëzore, dhe çdo qelizë e ovulit njerëzor, e cila është ngacmuar për t'u ndarë dhe për t'u zhvilluar përmes partogjenezës."

Gjykatësit megjithatë nuk përjashtojnë, që përdorimi për një terapi apo diagnozë në dobi të vetë embrionit, mund të jetë bazë e një patente, p.sh. në rastet kur bëhet fjalë për të korrigjuar një deformim apo për të përmirësuar shanset e jetës. Kërkimi vetë pra nuk është i prekur nga vendimi i gjykatës.

Me vendimin e tyre gjykatësit u shprehën në thelb në një linjë me pozicionin e prokurorit të përgjithshëm të Gjykatës Evropiane Yves Bot. Ai kishte kërkuar një ndalim patentimi për të gjitha qelizat, të cilat mund të zhvillohen deri në stadin e një njeriu të plotë, si dhe për qelizat, për përftimin e të cilave shkatërrohet apo dëmtohet një embrion.

I zhgënjyer nga vendimi - Neurobiologu Oliver Brüstle
I zhgënjyer nga vendimi - Neurobiologu Oliver BrüstleFotografi: picture-alliance/dpa

Qelizat burimore në luftën kundër sëmundjeve të rënda

Me vendimin e gjykatës merr fund një luftë e gjatë juridike mes shkencëtarit nga Boni, Oliver Brüstle, dhe organizatës Greenpeace. Organizata kishte ngritur padi kundër një patente të Brüstles për qeliza trupore jo të pjekura, për trajtimin e sëmundjeve neurologjike si parkinsoni, patentë e cila iu njoh atij në vitin 1999.

Brüstle vetë dhe një numër i madh shkencëtarësh u shprehën të zhgënjyer. Ata shohin në vendimin e gjykatës një disavantazh të rëndë për kërkimet evropiane në lëmin e qelizave burimore dhe i tremben largimit të shkencëtarëve në vende të tjera me rregulla më pak të rrepta.

Ndërsa Greenpeace e vlerëson vendimin e gjykatësve evropianë si "forcim të qartë të mbrojtjes së jetës humane përballë interesave ekonomike."

Mjeku gjerman Peter Liese, njëkohësisht eurodeputet, e përshëndeti gjithashtu vendimin. "Ne mbështesim kërkimin dhe zhvillimin në fushën e bioteknologjisë, por nuk duhet që në kuadër të këtyre kërkimeve të shkatërrojmë jetën njerëzore, as në fazat e hershme të zhvillimit të saj", u shpreh Liese në një deklaratë me shkrim. Mjeku gjerman beson se kërkimi do të ecë tani "në drejtim të alternativave të përgjegjëshme nga pikëpamja etike". Këtu bëjnë pjesë terapitë me qeliza burimore adulte.

Autor: Christoph Hasselbach / E. Xhani

Redaktoi: Esat Ahmeti