1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230109 Moskau Mord Anwalt

Stephan Laack 23 Janar 2009

Të premten (23.1.) u varros në Moskë avokati i të drejtave të njeriut, Stanislaw Markelow. Në fillim të javës ai u vra në rrugë të madhe në qendër të kryeqytetit. Viktima e dytë ishte gazetarja Anastassija Baburowa.

https://p.dw.com/p/Gf5z
Demostratë në Grosni kundër vrasjes së Stanislav Markelovit
Demostratë në Grosni kundër vrasjes së Stanislav MarkelovitFotografi: RIA Novosti

Janë një grusht demonstruesish që përkujtojnë vrasjen e avokatit të të drejtave të njeriut Markelow, dhe të gazatares Baburowa. Në sheshin Pushkin fare pranë rrugës së njohur Twerskaja, janë mbledhur para varrimit të Markelovit. Ata qëndrojnë në mes rreshjeve të dëbores thuajse pa u vënë re nga kalimtarët që rendin me ngut. Disa kanë sjellë lule, disa të tjerë mbajnë të heshtur në duar fotografitë e të vrarëve. Në pankarta qëndron e shkruar: "ata humbën jetën për lirinë e Rusisë".

Janë kryesisht të moshuar, ata që janë mbledhur aty. Vrasja e dyfishtë e Moskës u jep një ndjenjë pafuqie: "Nuk kam menduar asgjë. Kam ndjerë vetëm dhimbje, vuajtje dhe zemërim. Diçka tjetër nuk mund të ndjente njeriut. Nuk di ta them bukur, por kam vetëm ndjenjën se jam viktimë në vendlindjen time." Një aktiviste e re e të drejtave të njeriut, e cila ka punuar me Markelovin dhe Baburovën, shton:"Kanë vrarë njerëz, që për shtetin ishin jo komodë. Ata thjesht janë hequr qafe. Prej inspektimit, që psh plumbi është gjetur rastësisht një ditë pas vrasjes, mund ta kuptosh, se si kryhen hetimet".

Rruga Prechistinka ku u vra Stanislav Markelov
Rruga Prechistinka ku u vra Stanislav MarkelovFotografi: RIA Novosti

Por kritika nuk vjen vetëm nga ky grup i vogël demonstruesish. Edhe brenda avokatëve të Moskës krijohen protesta. Michail Barschewskij, ishte deri në fund të vitit të kaluar përfaqësues i qeverisë në gjykatën supreme. Për të është e padurueshme, që deri tani nuk ka një pozicionim zyrtar të Kremlinit dhe që, as nuk do të ketë. "Të gjitha detyrat janë ndarë, milicët janë në gatishmëri. Besoj, se do ta gjejnë vrasësin. Por kjo nuk është e gjitha, mungon dënimi publik. Ministria e jashtme franceze është pronocuar për vrasjen e Markelovit dhe ne heshtim. Përse vallë?" Për Karina Moskalenko – avokate e familjes Politkowskaja – heshtja e Putinit dhe e Medvedevit është një shenjë e rrezikshme. "Askush nga udhëheqja shtetërore nuk është shprehur. Ata kanë vepruar sipas motos: „Një avokat më shumë apo më pak nuk ka shumë rëndësi“.

Në internet diskutohet, se kush e ka rradhën. Nqs një përfaqësues i shtetit rus do të shprehej qartë për këtë, kjo mund të çonte në pengimin e vrasjes tjetër. Por kur pushteti hesht, ai aprovon atë që ndodh duke heshtur". Dhe presidenti Medvedev erdhi në detyrë me premtimin se do të angazhohet për më shumë siguri ligjore dhe shtet të së drejtës. Barschevskij i konsideron vrasjet edhe si provokacione, në adresë të presidentit. "Dhe unë kam thënë që para disa ditësh, se dëshiroj aq shumë që të vijë një sqarim nga Medvedevi. Ekziston një lloj solidariteti profesional, ai është vetë jurist."

Juristi Stanislav Markelov duke folur për mediat, 2005
Juristi Stanislav Markelov duke folur për mediat, 2005Fotografi: AP

Një shenjë interesimi apo dënimi të krimit nga Kremlini nuk ka patur. Në vend të kësaj ministria e jashtme ruse akuzoi mediat perëndimore, se i politizojnë në mënyrë artificiale vrasjet. Se ata i shfrytëzojnë rastet e vrasjeve, për të dënuar Rusinë për gjoja shtypje të lirisë së shtypit."

Të premten (23.1.) Stanislaw Markelow u varros në Moskë. Në varrimine tij erdhën rreth 300 vetë, të shoqëruar nga një kontigjent i fortë i njësisë antiterror Omon. Anastasia Baburowa do të varroset ditët e ardhshme në vendlindjen e saj në Krime.

(AV/ACA)