1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Köln Demo Islam Kongress

Peter Filip22 Shtator 2008

Lëvizja populiste e djathtë „Pro-Köln“ mori të shtunën, më 20 shtator një goditje të rëndë kudër planeve të saj për zhvillimin e një kongresi kundër islamizimit. Forcat demokratike fituan ndaj mungesës së tolerancës.

https://p.dw.com/p/FMlP
Forca policie duke ruajtur aktivitetin antislamik në Këln
Forca policie duke ruajtur aktivitetin antislamik në KëlnFotografi: AP

Këlni "u pret rrugën të djathtëve", thuhet në parrullat që penguan mbajtjen e kongresit kundër islamizimit, të planifkuar për t'u organizuar nga lëvizja populiste e djathtë „Pro-Köln“. Të djathtët, ndër të cilët neonazistë dhe shokë të tjërë të një ideali nga vendet e tjera evropiane, nuk kishin asnjë shanc të përballonin protestat masive të dhjetra mijëra qytetarëve.

Keqardhjen për këtë ata nuk e kanë merituar. Ata i bënë vetë gropën vetes, ajo që ata e kishin njoftuar si "kongres", kishte në fakt qëllime krejt të tjera. Çështja e fryrë prej tyre deri në fantazmë, për islamizimin që po përhapet duhet të shërbente për mbledhjen në Këln të gjithë të djathtëve nga vendet evropiane dhe prezantimin e tyre si alternativë për klasën aktuale politike. Kjo përpjekje dështoi që në përgatitje. Disa nga të ftuarit e shquar nga vendet e tjera evropiane, si për shembull Le Peni i Francës, nuk pranuan të vinin. Pastaj loja me policinë dhe kundërdemostruesit si lojë e "maces me miun" dështoi me pasoja të turpshme për të djathtët. Atyre ju desh të qëndronin për orë të tëra në një anije, sepse nuk u lejuan të zbrisnin në tokë, pastaj autobusët dhe taksitë refuzuan t`i transportonin ata, hotelet nuk u dhanë dhoma dhe ata që erdhën me aeroplan nuk mundën të lëviznin nga aeroporti për në qytet.

Por gabimi më i madh i të djathtëve ishte se ata e harruan diskutimin e hapur muajt e fundit për ndërtimin e një xhamije të re. Për disa orë u harruan edhe deficitet që vazhdojnë të ekzistojnë për temën e integrimit.

Kryetarit të Bashkisë, Shrama, i cili u ngrit kundër fraksionit të CDU-së për ndërtimin e xhamisë, ju desh të kujtohej se për temën e integrimit ka ende për të bërë. Kërkush nga ata që e njohin gjendjen, nuk e vë këtë në diskutim. Por demostratat e fundjavës në Këln treguan se megjithë pikëpamjet e ndryshme, kur bëht fjalë për tu mbrojtur nga nxitjet raciste ekziston solidaritet. Solidariteti i demostruar në Këln nxit tani integrimin e disa myslimanëve, që tani jo vetëm e ndjejnë veten të sigurt në këtë qytet, por janë madje ndihen krenarë të jetojnë aty. Këlni dëshmoi edhe një herë se ka histori të gjatë tolerance.