1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

251011 USA Syrien

25 Tetor 2011

SHBA ka tërhequr ambasadorin nga Siria. Ministria e Jashtme në Uashington sqaroi se ka kërcënime serioze për sigurinë e tij. Ithtarë të regjimit të presidentit Assad kanë sulmuar disa herë si ambasadën amerikane.

https://p.dw.com/p/12yK7
SHBA dhe Siria largojnë reciprokisht ambasadorët
SHBA dhe Siria largojnë reciprokisht ambasadorëtFotografi: AP Graphics

Reagimi ishte i menjëhershëm: Siria po ashtu ka thirrur në atdhe ambasadorin e saj në Uashington. Imad Mustafa do të kthehet në Damask për konsultime, deklaroi një zëdhënëse e ambasadës në Uashington. Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se diplomati amerikan Richard Ford, nuk ishte larguar përgjithmonë nga Siria. Gjendja është e tensionuar dhe ne deshëm që t'i japim atij një pushim, deklaroi një një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit.

Po ashtu, ka pasur edhe një kërcënim të besueshëm për sigurinë e tij, nënvizoi zëdhënësja: "Ne jemi të shqetësuar për një fushatë në shtypin pro-qeveritar, e cila ishte drejtuar personalisht kundër ambasadorit Ford. Dhe ne jemi të shqetësuar për situatën e sigurisë e cila është shkaktuar prej saj."

###Nicht für Flash-Galerien geeignet!### A policeman walks in front of the damaged U.S. embassy after pro-government protesters attacked the embassy and raised a Syrian flag on the compound in Damascus, Syria, Monday, July 11, 2011. A U.S. official says the Obama administration will formally protest an attack on the American Embassy in Syria and may seek compensation for damage caused when a mob breached the wall of the compound before being dispersed by Marine guards.The Arabic writing on wall reads:"the people wants to remove the dog," "it's Syria you dog." (Foto:AP/dapd)
Sulme mbi ambasadën amerikane në Damask.Fotografi: dapd

Robert Ford, është një nga diplomatët më me përvojë të qeverisë amerikane. Ford flet rrjedhshëm arabisht, ai ka qenë zëvendësambasador në Irak, ka qenë me shërbim në Algjeri dhe Egjipt. Vitin e kaluar ai është dërguar nga presidenti Obama, në ambasadën amerikane në Damask. Ford, është treguar atje jo shumë i tërhequr si diplomat. Ai ka kërkuar kontakt me kryengritësit, ai ka vizituar bastionin e rebelëve Hama dhe ai ka marrë pjesë në funeralet e luftëtarëve të njohur të rezistencës. E gjithë kjo i ka zemëruar përkrahësit e qeverisë siriane. Ata kanë gjuajtur ambasadën amerikane me bojë dhe domate dhe disa javë më parë kanë sulmuar me shkopinj makinën e ambasadorit.

Në një intervistë televizive para pak kohësh ambasadori Ford e ka vlerësuar kështu gjendjen në Siri: "Janë shtypja dhe brutaliteti i pabesueshëm i qeverisë, ato që çojnë në tensione të mëtejshme. Është shtypja e qeverisë ajo që shkakton më shumë dhunë dhe është shtypja e qeverisë ajo që pengon të shkohet përpara me procesin paqësor politik."

Robert Ford dhe presidenti sirian, Bashar Assad
Robert Ford dhe presidenti sirian, Bashar AssadFotografi: picture-alliance/dpa

Ambasada amerikane në Siri ka qëndruar njëherë pesë vjet e mbyllur. Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush pati tërhequr në vitin 2005 diplomatët amerikanë nga Damasku. Dërgimi i një ambasadori në Siri nga presidenti Obama u konsiderua si shenjë e vulnetit të mirë. Në fillim të mandatit të tij Obama shtriu dorën e pajtimit. Megjithatë dora e shtrirë me kalimin e kohës është mbledhur sërish dhe është bërë grusht për Sirinë. Ka muaj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga presidenti Assad, që t'i japë fund vrasjeve dhe torturave dhe të respektojë dëshirën e popullit për liri dhe demokraci.

Megjithatë pavarësisht nga kërkesa amerikane vazhdojnë si protestat ashtu dhe vrasjet dhe persekutimet. Tashmë kanë filluar të shihen pllakata, në të cilat shkruan: Ku është NATO? Por deri tani në Uashington nuk është folur zyrtarisht për një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër Sirisë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Sirinë
Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për SirinëFotografi: picture-alliance/dpa

Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi: shpresohet që Ford do të rikthehet në Siri. Sidoqoftë ambasada mbetet e hapur.

Autor: Sabrina Fritz/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama