1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërcënojeni Janukoviçin me sanksione!

Bernd Johann14 Dhjetor 2013

Gazetari i Deutsche Welle Bernd Johann mendon se përpjekjet diplomatike nuk do ta ndalojnë dhunën ndaj protestuesve anti-qeveritarë në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/1AZRh
Fotografi: DW/P. Henriksen

Më në fund presioni ndërkombëtar për Ukrainën është duke u rritur. Për të ndaluar dhunën në vend, Europa duhet të ndjekë shembullin e SHBA dhe të vendosë sanksione ndaj Janukoviçit dhe axhendës së tij. Janukoviç ka tërhequr prej hunde për një kohë të gjatë popullin e tij dhe Bashkimin Europian. Dhe shumë shpesh protestuesit paqësorë janë bërë viktima të dhunës policore.

Për momentin sanksionet janë mundësia e vetme, por është e rëndësishme që ato të jenë në axhendë sepse mund të godasin direkt Janukoviçin dhe mbështetësit e tij. Këta njerëz kanë interesa financiare dhe ekonomike në Europë dhe SHBA, ndaj duan të udhëtojnë atje. Duhet të bëhet e qartë se nëse do të ushtrohet dhunë në protestat paqësore, do të hynë në fuqi sanksione. Duhet të vendoset një ndalim udhëtimi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi në dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ashtu si edhe bllokimi i llogarive të tyre bankare jashtë vendit.

Europa nuk mund të pranojë më shumë dhunë

Në mbremjen e 11 dhjetorit shefja e diplomacisë së BE Catherine Ashton dhe zëvendës Sekretarja e Shtetit të SHBA Victoria Nuland, ishin duke biseduar me qeverinë ukrainase për shkak se forcat speciale do të ndërhynin për të shpërndarë turmën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev dhe më pas në ndërtesën e këshillit të qytetit të pushtuar nga protestuesit.

Qeveritarët ukrainas injoruan atë që po ndodhte. Për jave të tëra mijra njerëz janë duke protestuar kundër tyre. Ata demonstrojnë për një perspektive europiane të vendit. Ata duan të ndryshojnë strukturat e pushtetit në vendin e tyre. Në vitet e fundit, opozita është vënë gjithmonë me shpatulla pas murit. Burgosja e Julia Timoshenkos është vetëm shembull më i njohur. Ndërsa tani shteti është duke hetuar liderët e opozitës për një tentativë puçi.

Pas dhunës së policisë në javët e fundit, spitalet janë ende të mbushur me dhjetra të plagosur. Ata u ngritën për të drejtat e tyre demokratike: lirinë e shprehejs dhe atë të grumbullimit. Por pas trajtimit në spital ata thonë se kanë frikë se mund të arrestohen. Ndaj tyre janë ngritur akuza kriminale. Europa nuk mund të pranojë këtë.

Prandaj Bashkimi Europain duhet të konsiderojë mundësinë e sanksioneve. Gjuha kërcënuese e sanksioneve të cilën Janukoviç e kupton. Përpjekjet e vetmuara diplomatike nuk e impresionojnë atë. Në javët e fundit, në mënyrë turpëruese ai ka testuar se sa larg mund të shkojë.

Është e kuptueshme që opozita është skeptike për ofertën për dialog të Janukoviç. Deklaratat e tij kanë qenë jo bindëse. Është shumë e mundur që ai është duke luajtur me kohën; kohën që i duhet për të mobilizuar mbështetësit e tij për të organizuar anti-protesta në Kiev.

Janukoviçit nuk mund t'i zihet besë

Europa duhet të jetë skeptike kur Janukoviç të rinisë bisedimet për Marrveshjen e Asocimit me BE. Tre javë më parë ai ndërpreu bisedimet, çka çoi edhe në shpërthimin e protestave. Javën e ardhshme, janë planifikuar të zhvillohen bisedime në Moskë për të forcuar akoma më shumë lidhjen me Rusinë.

Kriza e Ukrainës mund të zgjidhet vetëm në nivel politik. Tani vështirë të thuhet se Janukoviç do të bëjë lëshime për protestuesit. Prandaj është e mundshme që dhuna e policisë ndaj protestuesve mund të vazhdojë. Kërcënimi me sanksione duhet të ndalojë Janukoviçin të bëjë një gjë të tillë. Përpjekjet diplomatike nuk do të mjaftojnë.