1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kësulëkuqja" kosovare dhe shpëtimi i saj në malet e Serbisë & Mosmarrëveshjet rreth bashkëpunimit mes EULEX-it dhe policisë serbe

22 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/JGI5

Tregimi i ngjan atij të Kësulëkuqes. Një gocë e vogël humbet rrugën në mal dhe në fund shpëtohet nga një roje pyjesh. Në këtë tregim nuk ka ujqë dhe gjyshe, por me rëndësi është që ka përfundim me fat. Ajshe Islami, dhjetë vjeç, në një mëngjes futet në malet e Podujevës për të mbledhur këpurdha për familjen, por e humbë rrugën dhe kalon në Serbi. Pas bredhjeve tërë ditën, ate e shpëton rojtari i pyjeve Dragosllav Simiq. Familjet Islami dhe Simiq kanë dashur të vendosin kumbari, por si në shumë gjara të tjera, edhe këtu politika i ka përzier gishtat.

Në Prishtinë janë shtuar mosmarrëveshjet mes institucioneve dhe EULEX-it lidhur me bashkëpunimin me policinë serbe. Qeveria serbe pohon se do të bashkëpunojë me EULEX-in, por vetëm në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila Kosovën e trajton pjesë përbërëse të territorit të Serbisë. Ndërsa qeveria në Prishtinë kundërshton këtë lloj marrëveshje, sepse institucionet e Kosovës janë ato të cilat kanë të drejtën e nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim me vendet e rajonit. Protokolli për bashkëpunim policor ka shkaktuar momarrëveshje serioze edhe në raportet mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Autorë: Lilana Danilloviq, Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani