1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ka tema për të cilat një papë do të duhet të heshte

dpa/AV/aca18 Mars 2009

Vizita Papa Bendiktit të XVI në Afrikë dhe pozicionimi i tij për ndalimin e përdorimit të kondomeve është në fokus të komenteve të shtypit gjerman të ditës.

https://p.dw.com/p/HEbR
Papa Benedikt XVI në Kamerun, 17 mars 2009
Papa Benedikt XVI mbërrin në Kamerun më 17 mars 2009 në kuadër të një turneu në AfrikëFotografi: AP

"Süddeutsche Zeitung" në Münih


Papa Benedkti i XVI gabon kur nuk lëshon pe në çështjen e ndalimit kishtar të kondomeve. Kondomet nuk zgjidhin problemet e Afrikës, por shpëtojnë jetë. Dhe që politika antikondom e Vatikanit rrezikon jetë, këtë e thonë me zë shumë të ulët edhe vetë njerëzit e kishës, që e njohin mirë kontinentin më të varfër të kësaj bote. Është pa përgjegjësi, që të kërkosh abstinencë nga çiftet, kur njëri është i infektuar me HIV. Seksualiteti nuk kontrollohet dot me shpalljen e enciklikave. Papën kjo e frikëson aq shumë, saqë vë parimin mbi afërsinë njerëzore. Kondomet mbeten të djallit, të ndodhë çfarë të ndodhë.

"Hamburger Morgenpost"


"22 milionë vetë janë të infektuar me virusin HIV vetëm në Afrikë. Shumë prej tyre nuk e dinë, që në trupin e tyre troket një bombë vdekjeprurëse me sahat. Ata jetojnë dhe duhen, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pavarësisht a i vjen vjen përshtat Papës, apo jo. T´i bindësh shoqëritë maçiste afrikane për përdorimin e kondomëve, është një punë Sizifi. Aktivistët kundër aidsit kanë shumë ende për të bërë. Që Papa pengon këtë vepër në ndërtim, është turp. Ka tema, për të cilat një papë duhet të heshte edhe nëqoftëse është e vështirë.

"Lübecker Nachrichten"


Për devotet e tij, për 20 përqind të Afrikës katolike, ndalimi i kondomit mund të jetë vdekjeprurës. Por të gjitha kundërshtimet dhe lutjet e ekspertëve për zhvillimin, kundër mallkimit të preservativit, Vatikani i ka fshirë. Vetëm pastërtia është katolike. Benedikti ka mbetur i pagabueshëm, i pakritikueshëm dhe që nuk pranon t`i jepet mend prej kërkujt.