1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kalimi i kufirit shqiptaro-malazez vetëm me letërnjoftim?

22 Prill 2011

Pikëkalimi kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobine - Muriqan është më i frekunentuari. Gjatë vitit 2010 e kanë kaluar rreth 300 mijë qytetarë. Ndërkohë po bisedohet për lehtësime kufitare.

https://p.dw.com/p/112Ql
PodgoricaFotografi: DW

Vendkalimi kufitar që lidh Malin e Zi me Shqipërinë Sukobine- Muriqan është pika e përbashkët kufitare, e para e këtij lloji ne Ballkan. Shtetasit shqiptarë dhe malazezë në hyrje-dalje nuk kanë nevojë që dokumentat e tyre t'i tregojnë dy herë, pasi kontrolli bëhet nga ekipi miks nga punonjës të të dyja vendeve.

Kjo pikë kufitare është mjaft e frekuentuar, veçmas gjatë muajve të verës. Vitin 2010, u shënua një numer rekord i hyrje daljeve - rreth 300 mijë qytetarë.

Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen edhe më tej, e me qëllim të shmangjes së rradhëve të gjata, hyrje-daljet të bëhen vetëm me letërnjoftim. Këtë përvoje Evropa perendimore ka kohë që e aplikon dhe e njeh.

Për realizimin e kësaj ideje, janë takuar zyrtarë të lartë të të dyja vendeve dhe sipas Zhelko Stamatoviqit, drejtor për punë konsullore pranë Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi , kjo si dhe hapja e pikave të tjera kufitare pergjatë kufirit Mali i Zi - Shqipëri mund të pritet së shpejti.

Bisedimet kanë filuar para disa muajsh

Boka Kotorska Montenegro
Boka KotorskaFotografi: DW

Tash sa muaj kanë filluar bisedimet me palën shqiptare dhe shpresoj se do të përundojnë së shpejti. Me këtë të gjithë shtetasve të Malit të Zi dhe Shqipërisë do tu mundësohet kalimi vetëm me letërnjoftim. Poashtu po punohet edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç'gjë banorëve të fashtarave kufitare do t'u munësohet kalimi i kufirit me kushte të caktuara”, thotë për Deutsche Wellen Stamatoviq.

Po ashtu merret vesh se pas insistimeve të njëpasnjëshme nga ana e komunës së Ulqinit, autoritetet përkatëse malazeze janë duke hartuar dhe projektin që parasheh ndërtimin e rrugës Ulqin - Sukobinë konform standardeve bashkëkohore.

Muhamed Nika zyrtar i lartë i partisë së Prosperitetit Demokratik, duke nënvizuar rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore thotë që është e pakuptimtë zvarritja e kerkesës që qytetarët të qarkullojnë në këtë pikë kufitare me leternjoftim.

Illegaler Grenzübergang Kosovo Montenegro
Zona kufitare Shqipëri - KosovëFotografi: DW

“Mendoj se nuk ka munguar dhe nuk mungon angazhimi politik i strukturave udhëheqëse, qoftë në të kaluarën qoftë edhe tani, si në shtetin amë ashtu edhe në Mal të Zi. Besoj se shumë shpejt do të rregullohet kjo çështje dhe të paktën të arrijë niveli i legalizimit të kësaj çështje, ashtu siç ekziston me palën kroate me Bosnjën etj, ku kemi një qarkullim mes shtetasve me letërnjoftime.

Edhe për studentët tanë të cilët studjonjë në Universitetet e Shqipërisë, vulat e shumta në pasaportë në hyrje -dalje paraqesin problem.

Çfarë thonë studentët

Gresa është një studente që studion në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe përballet me këto probleme. “Për ne studentët që studiojmë në Universitetet e Shqipërisë vendimi i kalimit te kufirit vetëm me letërnjoftim do të ishte vërtet shumë i mirëseardhur. Vulat e shumta që na vendosin në pasaporta, meqë ne e kalojmë kufirin shpesh, na bëjnë që të mbushen fletët e pasaportës me vula gjë që shpesh çon dhe në atë që duhet te nxjerrim pasaporta të reja", shpjegon ajo.

Realizimi i kësaj kërkese do të lehtësonte dukshëm qarkullimin në të dy anët e kufirit dhe nuk ka arsye për vonesë, kur dihen marrëdheniet e mira midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Bahri Cani