1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampionati Evropian i hendbollit: Gjermani fiton ndeshjen e parë

Ajazaj, Elert18 Janar 2008

Gjermania fitoi ndeshjen e saj të parë në Kampionatin Evropian të Hendbollit në Bergen të Norvegjisë. Të shtunën ajo takohet me Hungarinë. Përmbledhje e rezultateve nga hendbolli dhe tenisi.

https://p.dw.com/p/Ctq7
Gjermania fiton titullin kampion bote, ndeshja Gjermani Francë në Këln 01.02.2007Fotografi: AP


Me anë të një fitoreje në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian kampionët gjermanë të botës në hendboll përgatitën rrugën për në raundin e dytë, por do t'u duhet të luajnë pa Oleg Velyky-n në pjesën e mbetur të kampionatit. Gjatë fitores së mundimshme 34:26 dje kundër Bjellorusisë lojtari mbrojtës i ekipit të Hamburgut pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë. Velyky u dërgua që gjatë ndeshjes në spitalin e Bergen-it për të bërë tomografi me rezonancë magnetike për krisjen e meniskut. Në prani të 2.110 shikuesve në pallatin e sportit të Bergenit, Haukelandshallen, Velyky u dëmtua që në minutën e katërt pa ndërhyrje të kundërshtarit gjatë një sulmi. Deri në atë çast lojtari i ri i Hamburgut kishte kontribuar me dy gola për epërsinë 3:1.

BdT Deutschland Handball WM Film Trainer Heiner Brand
Trajneri i kombëtares gjermane të hendbollit, Heiner BrandFotografi: AP


'Pati edhe gjëra të tjera në këtë ndeshje që na krijuan vështirësi. Jam i kënaqur për faktin që fituam, por me lojën nuk mund të jem i kënaqur. Në fazën e parë të ndeshjes lëshuam prej dore një avantazh të madh. Në disa faza mungonte edhe agresiviteti', tha trajneri gjerman Heiner Brand pas ndeshjes së parë të grupit C, gjatë së cilës portieri i Hamburgut Johannes Bitter si dhe Markus Baur i Lemgo-s si golashënuesi më i mirë ishte shtyllat kryesore të përfaqësueses gjermane të hendbollit. Pas një dite pushim ajo do të luaj të shtunën kundër të katërtës në olimpiadë, Hungarisë, e cila ia doli papritur të mundte me diferencë Spanjën. Trajneri Brand: 'Ne hyjmë në çedo ndeshje pa pasur parasysh renditjen në tabelë dhe e kam të qartë, që në këtë grup të paktën tre skuadrat e para janë në gjendje të mundi njëra-tjetrën.'

Australian Open 2008 Tennis Turnier Serena Williams
Nga ndeshja mes Serena Williams nga SHBA dhe australiania Jarmila Gajdosova në Australian Open 14.01.2008Fotografi: AP


Në turneun e madh të tenisit Australian Open bie në sy paraqitja e mirë e tenistëve francezë. Raundin e tretë e kanë kaluara dy prej tyre, megjithëse Simon u mund 3:0 me sete prej numrit dy, spanjollit Nadal. Për femra veçojmë eliminimin e Amelie Mauresmo-së prej australianes Casey Dellacqua.