1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kapiten Dragani" do të ekstradohet

dpa/afp17 Nëntor 2012

Australia kërkon të ekstradojë në Kroaci ish udhëheqësin e milicisë serbe, Vasiljkovic, i cili akuzohet prej saj për krime lufte. Por ai druhet se atje, nuk do t`i bëhet proces i drejtë gjyqësor.

https://p.dw.com/p/16kvo
Daniel Snedden dikur Dragan VasiljkovicFotografi: picture-alliance/dpa

Ish udhëheqësi i milicisë serbe, Dragan Vasiljkovic, i arrestuar në Australi për shkak të akuzave për krime lufte, do të ekstradohet në Kroaci. Këtë vendim ka marrë ministri i drejtësisë Jason Clare, bëri të ditur një zëdhënëse. Kroacia, e akuzon Vasiljkovic-in, dikur të njohur si "Kapetan Dragani" se ka marrë pjesë në tortura dhe vrasje të civilëve dhe robërve të luftës gjatë luftës në ish Jugosllavi, nga 1991 deri më 1995.

Përgjegjës edhe për vrasjen e një gazetari gjerman?

Ai akuzohet konkretisht se në qershor dhe korrik të vitit 1991, ka torturuar dhe vrarë anëtarë të ushtrisë kroate të marrë robër në rajonin e Knin/Benkovacit. Po ashtu mendohet se ka vrarë disa civilë në korrik të 1991-it, gjatë një reprazalje mbi një njësi të policisë në qytetin Glina, reprazalje e cila drejtohej personalisht nga Vasiljkovic, si dhe gjatë sulmeve mbi qytetet kroate, Gornji Vidusevac dhe Donji Vidusevac. Aty ka pasur vënie zjarri dhe plaçkitje. Në to ka vdekur edhe gazetari gjerman Egon Scotland, i cili punonte për gazetën "Süddeutsche Zeitung". 

Mutmaßlicher serbischer Kriegsverbrecher in Australien festgenommen
I akuzuar për krime lufte, Dragan VasiljkovicFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Rajoni i Kninit, i cili i përket sot Kroacisë, ka qenë në atë kohë e banuar nga serbët. Që në dhjetor të 1991 Knini u shpall kryeqytet i Republikës serbe të Krajina-s, e cila duhet i`i bashkangjitej më vonë Serbisë. Prandaj kjo zonë ka qenë shesh masakrash ndaj popullsisë civile dhe plaçkitjeve masive gjatë kohës së luftës së Kroacisë. Mijëra vetë janë vrarë dhe qindra mijëra janë larguan.

Arrestimi, lirimi, ikja, arrestimi

Vasiljkovic, i cili ka nënshtetësinë serbe dhe atë australiane, dhe njihet edhe nën emrin Danil Snedden, u arrestua për herë të parë në Australi në vitin 2006. Në vitin 2009 ai u lirua kundrejt pagesës. Arrestimi i tij i dytë u pasua nga arratisja 40 ditore, para se të kapej sërish në majt të 2010-ës. Në nëntor 2010 një gjykatë australiane mori vendim për ekstradimin e Vasiljkovic-it. Ai nuk i pranon akuzat që i bëhen. Përveç kësaj avokati mbrojtës druhet se në Kroaci nuk do të zhvillohet proces i drejtë.