1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër të vrarë në një shkollë hebreje në Francë

19 Mars 2012

Një prokuror i qytetit francez Tuluzë ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave në një shkollë hebreje, kanë humbur jeten katër persona, tre prej të cilëve fëmijë.

https://p.dw.com/p/14Mnb
Fotografi: dapd

“Ai po qëllonte çfarëdo që shihte, fëmijë të rritur dhe madje ndoqi disa fëmijë brenda në shkollë,” tha prokurori lokal Michel Valet, duke shtuar se një person është plagosur rëndë. Vrasësi iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motor, një skenë e ngjashme e një krimi të pak ditëve më parë. Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë të enjten afër një automati banke në Montauban, vetëm 50 kilometra më larg, ndërkohë që një ushtar francez u qëllua për vdekje në një tjetër ngjarje katër ditë më parë në Tuluzë.

Një prokuror tha të premten për agjensinë e lajmeve AFP se vrasjet ishin kryer nga një motoçiklist i pa identifikuar dhe se sulmet mund të vazhdonin. Dy sulmet e para u kryen më një pistoletë të kalibrit .45, ndërkohë që ende nuk është bërë ekspertiza për llojin e plumbave të qëlluar pranë shkollës. Përveç gjendies së shokut, nuk ka ende një motiv apo të dyshuar për ngjarjen tragjike.

Një burrë përqafon dy djemtë e tij nxënës të shkollës ku është kryer sulmi
Një burrë përqafon dy djemtë e tij nxënës të shkollës ku është kryer sulmiFotografi: AP

Reagon Izraeli

Në një reagim për agjencinë e lajmeve AFP, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit ka deklaruar se vendi i tij është i shokuar nga sulmi në shkollën hebreje. “Ne besojmë se autoritetet franceze do të hedhin dritë mbi këtë tragjedi dhe do të nxjerrin vrasësit para drejtësisë”, tha Yigal Palmor.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi se kjo është një tragjedi kombëtare dhe se do të udhëtojë menjëherë drejt shkollës në Tuluzë. Përpara se të nisej ai tha se është shumë shpjet për të bërë lidhje me dy sulmet e mëparshme. Ministri i Brendshëm Claude Gueant, deklaroi se në të gjitha shkollat hebreje në Francë do të rriten masat e sigurisë.

Autorë: Reuters, dpa, AFP / A. Topi

Redaktoi: Esat Ahmeti