1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja ka nevojë për ndihma

Bernd Riegert / Pandeli Pani12 Qershor 2012

Spanja pritet të kërkojë ndihma në miliarda euro për bankat e saj. Fondi i përbashkët i Shpëtimit të Euros (EFSF) ka bërë tashmë rifinancime të sektorit bankar edhe në Greqi, Irlandë dhe Portugali.

https://p.dw.com/p/15CD4
ILLUSTRATION - Ein Frau steht am Dienstag (11.05.2010) im Regen mit einem blauen EU-Schirm vor dem Gebäudekomplex des EU-Parlaments in Brüssel. Das 750-Milliarden-Paket zur Rettung des Euro, dass die EU-Finanzminister am vergangenen Wochenende beschlossen haben, soll als Rettungsschirm für die Stabilität der Gemeinschaftwährung fungieren. Foto: Thierry Monasse
Fotografi: picture alliance/dpa

Spanja do të kërkojë rreth 100 miliardë euro ndihma për bankat e saj, që tashmë pjesërisht janë shtetëzuar në mënyrë që të shpëtojnë nga falimentimi. Para lëvrimit të këstit të kredisë një trojkë e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të kontrollojë nëse Spanja plotëson kushtet për kredi. Ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble e tha këtë në një intervistë me radion Deutschlandfunk të hënën (2012/6/11). Ministrat e Financave të grupit të euros e kanë ftuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për të vënë në dispozicion ekspertizën e tij. Fillimisht Spanja nuk do të marrë hua nga FMN-ja, Sepse ato zakonisht janë të shoqëruara me një numër kushtesh.

Ministri spanjoll i Financave Cristobal Montoro pranoi javën e kaluar se vendi i tij nuk është aktualisht në gjendje për të marrë fondet e nevojshme në tregun e hapur dhe për këtë arsye ka nevojë për ndihmën evropiane. Ombrella e përhershme e shpëtimit të euros (ESM) do t'i vërë Spanjës para në dispozicion. Megjithatë fondi i ndihmës ndoshta do të jetë i gatshëm për përdorim nga mesi i korrikut. Komisioni i BE-së ka bërë tashmë të qartë si një masë paraprake, që Spanja, natyrisht, duhet të vazhdojë përpjekjet për të reduktuar deficitin e saj buxhetor. Kreditë e reja që Spanja do të marrë tek partnerët evropianë për shpëtimin e bankave, natyrisht do t'i shtohen deficitit buxhetor ekzistues.

ILLUSTRATION - Auf die spanische Euro-Münze wird am Mittwoch (06.06.2012) in Schwerin die spanischen Flagge projiziert. In der bedrohlichen Banken-Krise wächst der Druck auf Spanien, nach Irland, Portugal und Griechenland ebenfalls unter den Euro-Rettungsschirm zu flüchten. Foto: Jens Büttner dpa/lmv
Fotografi: picture-alliance/ZB

Rasti më i rëndë: Greqia

Greqia ka marrë tashmë prej majit 2010 kredi emergjente nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Dy paketat e miratuara për Greqinë përfshijnë një kredi prej 240 miliardë euro. Nga këto, sipas fondit të shpëtimit EFSF në Luksemburg rreth 107 miliardë euro janë paguar nga fondet evropiane. Përveç kësaj janë edhe 30 miliardë euro të paguara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Greqia duhet të zbatojë kufizime të rrepta buxhetore. Falja e borxhit prej kreditorëve privatë, i ka sjellë Greqisë në mënyrë efektive edhe rreth 35 miliardë €.

Mbi Irlandë rëndon pesha e kredive të këqija për pasuri të patundshme

Irlanda po vuan si Spanja pasojat e plasjes së flluskës së pasurive të patundshme dhe të krizës bankare që pasoi pas saj. Qeveria irlandeze mori përsipër në nëntor të 2010 të gjitha rreziqet e bankave por borxhi i shtetit nuk mund të financohej më në tregjet financiare. Irlanda ka marrë nga Komisioni Evropian, FMN dhe EFSF një kredi prej 85 miliardë euro. Rreth 35 miliardë prej tyre ishin të destinuara vetëm për të shpëtuar bankat. Për kompensim Irlanda është e angazhuar për masa drastike kursimi. Ndryshe nga Greqia, këto masa po respektohen. Qeveria irlandeze po përpiqet, megjithatë, për të ulur normat e interesit për kreditë nga partnerët evropianë dhe për të zgjatur maturimin. Nga fundi i vitit 2013, Irlanda pritet të jetë në gjendje ta rifinancojë përsëri borxhin e saj në treg.

ARCHIV - ILLUSTRATION - Eine Euro-Münze steht in Köln in einem Rettungsring (Foto vom 26.08.2011). Am Mittwoch (07.09.2011) verkündet das Bundesverfassungsgericht in Karlsruhe das Urteil über die Klage zur Griechenland-Hilfe und zum Euro-Rettungsschirm. Über drei der insgesamt rund 50 Klagen haben die Richter Anfang Juli 2011 in Karlsruhe verhandelt. Foto: Oliver Berg dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Portugalia duhet të vazhdojë të kursejë

Portugalia kapitulloi në maj të vitit 2011 para tregjeve financiare dhe kërkoi ndihmë nga eurozona. Portugalia mund të tërheqë deri nga mesi i vitit 2014, 78 miliardë € kredi emergjente. Një e treta e fondeve jannë siguruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Edhe Portugalia i plotëson kushtet dhe kërkesat e huadhënësve, megjithatë, ajo e ka shfrytëzuar tashmë brenda vitit më shumë se gjysmën e kuadrit të kredisë. Pyetja është nëse në vitin 2014 mund të jetë e nevojshme një paketë e re ndihmash.

Për shkak të krizës financiare botërore të vitit 2008 Komisioni i BE-ja u ka dhënë kredi edhe disa shteteve anëtare të BE-së që nuk kanë si monedhë të tyre euron. Hungaria, Letonia dhe Rumania kanë marrë së bashku deri sot rreth 14 miliardë euro si ndihmë financiare për buxhetin.