1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KE përpiqet që të luajë rolin e një shtabi komandues të ekonomisë evropiane

LA26 Nëntor 2008

Vendimi i Komisionit Evropian për paketën konjukturore prej 200 miliardë eurosh komentohet nga të përditshmet gjermane.

https://p.dw.com/p/G2jR
Fotografi: DW

Për "Kölnische Rundschau" në kohë krizash vihet re një ndryshim i qëndrimit ndaj BE-së.

"Po qe se vijnë kaq stuhi të mëdha, sigurisht që askush nuk ka qejf të jetë vetëm. Është madje natyrore që dëshira për t'u afruar lëviz më shumë të vegjlit dhe të dobëtit. Tek të mëdhenjtë vihet re efekti i kundërt. Po qe se puna bëhet pisk, i madhi mendon fillimisht vetëm për vete. Kështu para së gjithash Gjermania, Franca, dhe Britania e Madhe i kanë bërë gati recetat e tyre për kurim pa pyetur shumë të tjerët. Fjalës së madhe të unitetit i është futur krimbi i dyshimit, nëse ky apo ai vend po përpiqet që të renovohet komplet në kurriz të partnerit.2

Ndërsa gazeta "Aachener Zeitung" sheh gabime në qëndrimin e KE-së ndaj krizës dhe vendeve anëtare të BE.

"Presidenti i KE, Barroso e humbi shansin. Në vend që të mjaftohet me një paketë masash që do t'i jepnin meritën e duhur planeve kombëtare të shteteve anëtare për konjukturën, KE përpiqet që të luajë rolin e një shtabi komandues i ekonomisë evropiane, gjë që nuk ka për të sjellë sukses. As Parisi, as Londra, as Berlini, por as Praga, Riga dhe Lisbona nuk do të lejojnë që t'ua marrin patronazhin mbi strategjitë ekonomike për vendet e tyre. Brukseli nuk këshillon, Brukseli dirigjon. Dhe këtë Barroso do ta ndjejë në samitin tjetër të BE-së."