1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina dhe 120 vjetori i lindjes së Mao Ce Dunit

Yang Ying26 Dhjetor 2013

Emri i Mao Ce Dunit lidhet me ripërtëritjen revolucionare dhe çlirimin kombëtar, por edhe me vuajtjen e pamasë nga eksperimenti shoqëror me pasoja katastrofale. Edhe sot ai i duhet partisë për të siguruar pushtetin.

https://p.dw.com/p/1AglT
China Shenzhen Statue Mao Zedong
Fotografi: imago/China Foto Press

Në fakt kreu i shtetit dhe i partisë Xi Jinping pati bërë thirrje për modesti në jubileun e 120 vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të PArtisë Komuniste Kineze. Por në fshatin e Maos, Shaoshan, me sa duket ky apel nuk është përfillur: Për disa projkete lidhur me përkujtimin e 120 vjetorit të lindjes së Maos, sipas njoftimeve të mediave lokale, janë planifikuar gati dy miliardë euro. Ndër këto plane bën pjesë edhe renovimi i një qendre turistike dhe i shtëpisë së prindërve të Maos si dhe ndërtimi i autostradave e stacioneve të trenit. Fshati i Maos në provincën aziatiko-qendrore Hunan siç duket do të sigurojë një pjesë të madhe nga biznesi me kultin e Maos.

Anë e mbanë i pranishëm në jetën e përditshme

Portretet e Maos varen si hajmali nëpër pasqyrat e taksive apo printohen në kalendaret e murit. Pllakatat nga koha e revolucionit kulturor të Maos shiten disa qindra Yuan në dyqanet e antikuariatit. Në tregun më të famshëm të mëndafshit në Pekin turistët e huaj mund të blejnë orgjinale ose kopje të "biblës se Maos" me tekste të përzgjedhura të Maos.

Shembëlltyra e Maos zbukuron edhe kartmonedhat kineze dhe portreti i tij në përmasat 12 kilometra katrorë është varur në sheshin Tiananmen në Pekin. E pikërisht këtu prehet trupi i tij: I balsamosur dhe i vendosur në një arkivol qelqi trupi i tij është ekspozuar në mauzoleun Ma Ce Dun.

Pekin, mauzoleu i Mao Ce Dunit
Pekin, mauzoleu i Mao Ce DunitFotografi: imago/Xinhua

Në një barsaletë thuhet se një ditë "udhëheqësi i madh" zgjohet në arkivolin e tij. I shqetësuar ai ngrihet dhe pyet: "Çfarë po bën populli kinez tani?" Një roje i përgjigjet: "Populli kinez luffton kundër pronarëve të mëdhenj të tokave", pasi dëgjon këtë Mao i qetësuar shtrihet sërish. Humori i referohet një loje në interent e titulluar "Luftë pronarëve të mëdhenj", që ishte mjaft e preferuara para disa vitsh në Kinë.

"70 përqind mirë dhe 30 përqind keq"

Në aspketin historik lufta kundër pronarëve të tokave ishte një ndër elementët kryesorë më të rëndësishëm të lëvizjes komuniste kineze me Maon si aktorin kryesor. Pavarësisht mjerimit real të bujqve dhe çlirimit të tyre nga strukturat feudale "proceset e inskenuara politike dhe ekzekutimet në masë gjatë periudhës së reformës agrare (1950/51) përbëjnë një ndër kapitujt m ëtë zymtë" të Partisë Komuniste të Kinës, shkruan Oskar Weggel në studimin e tij mbi historinë e Kinës në shekullin e 20-të.

Të tjerë kapituj të ngjashëm pasuan: Mao nxiti fushata, që u kushtuan jetën miliona kinezëve. Dhjetë vjet pas themelimit të partisë komunsite të Kinës përpjekja e maos për ta industrializuar vendin "me hapa të mëdha përpara" çoi në urinë më të madhe në historinë e Kinës, sipas përllogaritjeve kanë gjetur vdekjen prej urisë rreth 30 milionë njerëz. Në vitin 1966 Mao shpalosi të ashtuquajturin "revolucioni kulturor", për të hequr qafe kundërshtarët e tij brenda partisë. Pasoja ishte një dekadë e tërë me mijëra të vdekur dhe shkatërrimi i shuëm jetëve individësh e familjesh.

Mao Ce Duni duke shpallur themelimin e Repblikës Popullore të Kinës në vitin 1949
Mao Ce Duni duke shpallur themelimin e Repblikës Popullore të Kinës në vitin 1949Fotografi: AP

Megjithatë njerëzit më të pushtetshëm në parti e në shtet edhe sot e kësaj dite i referohen Maos. Roli i Maos në fitoren ndaj agresorëve japonezë dhe në luftën ndaj kundërshtarëve të brendshëm të Kuomintangut e bënë atë kryetarin e padiskutueshëm të partis ëkomuniste deri në ditën e vdekjes në vitin 1976. Teza e Ten Ksiaopingut se veprimet e paraardhësit të tij kanë qenë "70 përqind të mira dhe 30 përqind të këqia", vazhdon të jetë edhe sot në fuqi si linja e partisë.

Xi Jinping dhe kulti i ri i Maos

Tek gjenerata aktuale, e pesta në radhë, e kryesisë së partisë komunsite as që duket ndonjë shenjë për zbardhjen e historisë nën Maon. "Një rivlerësim i Maos do të trondiste legjitimitetin e kësisoj edhe pozicionin e pushtetit të partisë", analizon historiani kinez Zhang Lifan në nëj intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Përkundrazi vëzhguesit shohin madje një kult të ri të Maos. Daniel Leese nga Universiteti i Freiburgut Albert-Ludwigs i tha agjencisë "dpa", se "është i shokuar se ç'rol luan ndërkohë ideologjia." Në televizonin shtetëror kreu i partisë dhe i shtetit Xi Jinping shfaqet në televizion duke marrë pjesë nëpër "mbledhjet e autokritikës" së antarëvetë partisë, "një prapktheu kjo në ritualet maoiste të drejtimit".

China Mao Uhr
Suvenire me portretin e Mao Ce DunitFotografi: picture-alliance/dpa

Edhe eksperti i Kinë snë Berlin Sebastian Heilmann vëren një orientim tek botëkuptimi maoist: "Udhëheqja politike do të fitojë mbështetjen e spektrit të majtë të shoqërisë", thotë ai në bisede për Deutsche Welle-n. "Madje në provincën jugore kineze Guangdong, që popërjeotn bum ekonomi, 38 përqind e të anketurave orientohen nga poziconet e majta. Ata kanë tendenë edhe të një nostalgjie ndaj Maos. Këtu kemi të bëjmë edhe me çështje të drejtësisë sociale, e këto janë forca të mëdha, që asnjë udhëheqje kineze s'mund t'i injorojë.“

Por është e dyshimtë, nëse çështjet e drejtësisë sociale i kanë frymëzuar edhe ata artistë, që me rastin e 120 vjtorit të lindjes së revolucionarit kanë përgatitur një statujë të artë e të stolisur me bizhuteri. Sidoqoftë kjo tregon se Mao ka arritur deri në fazën e pjekurisë kapitaliste në Kinë.