1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina rrit shpenzimet ushtarake - Mblidhet Kongresi Kombëtar Popullor

Ruth Krichner/´Vilma Filaj-Ballvora5 Mars 2014

Kina gjatë viteve të fundit e ka mbrojtur armatimin masiv të ushtrisë. Në prag të hapjes së Kongresit Kombëtar Popullor një zëdhënëse e kongresit tha, se paqja mund të sigurohet vetëm përmes forcës.

https://p.dw.com/p/1BJYh
China erster Flugzeugträger
Fotografi: Reuters

Kongresi Popullor aktual zhvillohet nën hijen e masave të forta të sigurisë pas sulmit të përgjakshëm në fundjavë në jugperëndim të Kinës, ku gjetën vdekjen si pasojë 33 vetë. Duke iu referuar tensioneve në rritje mes Kinës dhe vendeve fqinjë udhëheqja në Pekin i akuzoi vendet e tjera se po i nxisin mosmarrëveshjet.

Shpenzimet e Kinës për ushtrinë vitet e fundit janë rritur rregullisht duke arritur në kuotat dyshifrore. Kur në Kongresin Popullor të paraqitet buxheti i ri, shpenzimet në sektorin ushtarak sërish do të rriten ndjeshëm. Por zëdhënësja e kongresit Fu Ying i hodhi poshtë kritikat prerazi. "Në sfondin e përvojave historike ne jemi të bidnur, se paqja mund të sigurohet vetëm përmes forcës. Populli ynë nuk mund të jetojë e të punojë në paqe pa një mbrojtje të fortë."

Kina gjatë viteve të fundit ka investuar kryesisht në zgjerimin e marinës së saj. Pikërisht këtë javë u nxorr në detin Lindor të Kinës aeroplanmbajtësja e vetme e Republikës Popullore. Konstruksioni i aeroplanmbajtëseve pasuese tashmë është planifikuar. Njëkohësisht në rajon janë rritur ndjeshëm tensionet - si në detin Lindor të Kinës, ku Kina është në girndje me Japoninë për një grup ishujsh të pabanuar, ashtu edhe në detin Jugor të Kinës, ku ka një sërë grindjesh territoriale. Robert Ross, profesor i ftuar përkohësisht në Universitetin Tsinghua konsideron se shpenzimet ushtarake janë në të njëjtin kontekst me këto tensione."Këto tensione janë tipike në rastet kur zhvillohen fuqitë e mëdha. Aftësitë më të mëdha ushtarake çojnë në rritjen e pretendimeve për interesa gjë që nxit konflikte më të mëdha me të tjerët."

China erster Flugzeugträger
Fotografi: Getty Images

Në nëntor pati kritika masive ndërkombëtare ndaj ushtrisë kur Kina papritur e shpalli detin Lindor të Kinës si zonë të mbrojtjes nga ajri. Eshtë e paqartë nëse një zonë e ngjashme është planifikuar të shpallet edhe në detin Jugor të Kinës. Në këtë rajon Kina me demonstrimin e forcës së saj ngjall herë pas here frikëra. Ndonëse Kina thekson, se mbrojtja ka natyrë defensive, zëdhënësja e Kongresit Popullor Fu në deklaratën e saj dha edhe një paralajëmrim të qartë: "Nëse disa vende provokojnë dhe duan të rrezikojnë sigurinë dhe rendin rajonal, atëherë Kina duhet të reagojë me efikasitet."

Vitin e kaluar buxheti i Kinës për mbrojtjen u rrit me mbi 10% duke shënuar një vlerë prej 90 miliardë eurosh. Ky është buxheti i dytë i fuqishëm në botë, ndonëse shumë më i ulët krahasuar me shpenzime e SHBA-së për ushtrinë.