1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

24. Europäischer Filmpreis

5 Dhjetor 2011

Filmi danez "Melancholia" ishte fituesi i mbrëmjes, por edhe filma të tjerë shkëlqyen. Festivali Evropian i Filmit nuk ka pse të fshihet pas Oscar-it. Berlini prezantoi shumëllojshmërinë e kinemasë.

https://p.dw.com/p/13MQb
Festivali i 24 i Filmit Evropian
Festivali i 24 i Filmit EvropianFotografi: dapd

Mbase politikanët evropianë duhet të marrin shembull. Ndërkohë që në Bruksel, Strazburg, Berlin, Paris dhe mentropolet e tjera të kontinentit vihet në dyshim bashkimi, në kinemanë evropiane ai është arritur. Forca dhe energjia vjen nga shumëllojshmëria. Notacionet e ndryshme të kinemasë ekzistojnë krah njëra tjetrës, ushqejnë njëra tjetrën dhe punojnë shpesh bashkë pa fërkime. Festivali i 24 evropian i filmit, ishte një dëshmi e kësaj.

Mungesë vetëbesimi

Vetëm se me vetëperceptimin dhe tregtimin e filmit ngecet ende. Festivali i Çmimit Evropian të filmit vazhdon të jetë nën hijen e Oskarit. Sigurisht, që çmimi amerikan i filmit "Oscar" është shumë më i vjetër dhe ka një traditë të gjatë. Dhe në fund të fundit tregu botëror dominohet nga filmat e Holliwood-it. Filmi evropian nuk e ka arritur këtë, me përjashtim të rasteve të rralla. Por, sa i përket kualitetit artistik dhe shumëllojshmërisë, angazhimit politik dhe relevancës shoqërore, filmat evropianë janë shumë më të mirë se sa filmat e sotëm të Hollyëwood-it.

Wim Wenders
Wim Wenders- Festivali i 24 i Filmit EvropianFotografi: dapd

Këtë e tregoi dhe ndarja e çmimit në Berlin. Gjashtë filma konkuronin këtë vit për çmimin kryesor "Filmin evropian i vitit" dhe që të gjashtë ofrojnë kinema fantastike dhe do të mbeten në kujtesë. Një përzgjedhje të tillë të fortë kinemaja amerikane holliwood-jane ka vite që nuk e ka patur në festën e madhe të përvitshme

Më e rëndësishme se fitorja- "Melancholia" e Lars von Trier u zgjodh para filmave të tjerë dhe mori "Çmimin evropian të filmit" për filmin më të mirë, kamerën dhe fotografinë më të mirë, është hedhja e një vështrimi mbi gjashtë filmat e përzgjedhur. Ato tregojnë se filmi evropian është në lulëzim.

Enfant Terrible Lars von Trier

Danezi Lars von Trier, një personalitet i vështirë dhe regjizor që shpesh provokon publikun, është një mjeshtër i talentuar i filmit. Ka vite që ai ndryshon zhanret, duke habitur shikuesit dhe publikun, duke marrë çmime në shumë festivale, dhe duke mbushur arkat e kinemave. "Melancholia", është një vepër misterioze, e trishtë, plot aluzione dhe referenca në çështjet filozofike, një punim i shquar artistik. Film që nuk kuptohet nga të gjithë, por pa dyshim film që e meriton çmimin.

Festivali i 24 i Filmit Evropian
Festivali i 24 i Filmit EvropianFotografi: dapd

Von Trier e ka futur me regjitë e tij Danimarkën prej vitesh në hartën e kinemasë evropiane. Edhe Susanne Bier, regjizore dhe po ashtu nga Danimarka, është një regjizore e njohur, e nderuar me Oscar dhe e zgjedhur po ashtu me veprën e saj "Në një botë më të mirë", po ashtu për filmin më të mirë. Ajo mori çmim për regjinë. Dhe ky vendim ishte i drejtë.

Finlandezët, francezët, belgët...

Kurse finlandezi Aki Kaurismäki ("Le Havre") dhe francezi Michel Hazanavivicius ("The Artist") nuk morën asnjë çmim, po të mos kihet parasysh vlerësimi për muzikën më të mirë tek "The artist". Megjithatë ata nuk e prishin qejfin. Të dy kanë bërë filma shumë të mirë, njëri me ëndërra poetike mbi fatet e migrantëve, tjetri një homazh plot dashuri për botën e filmit dhe të kinemasë. Vëllezërit belgë Jean-Pierre dhe Luc Dardenne morën çmimin për skenarin më të mirë ("Djali me biçikletë"). Edhe ata janë prej vitesh nëpër festivale si në shtëpinë e tyre, dhe bëjnë pjesë në atë grup regjizorësh që kanë marrë dy herë Palmën e Artë në Kanë. Në fund të mbrëmjes edhe britaniku Tom Hooper mundi ta shihte veten fitues. Për dramën e tij të vlerësuar tashmë me Oscar, "The King's Speech" ai mori tre çmime evropiane, ndër të cilat edhe atë të publikut.

Festivali i 24 i Filmit Evropian
Festivali i 24 i Filmit EvropianFotografi: dapd

Autor: Jochen Kürten/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi