1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kitsch ballkanik: Ç'ka Perëndimi e kemi edhe ne

Ivaylo Ditchev 12 Shtator 2015

Popujt në periferinë europiane përpiqen që duke imituar të rikuprojnë sa më shpejt dallimet kundrejt avantazhit që ka Perëndimi. Industria kitsch - përpjekja e elitës për të kamufluar mungesën e legjitimiteti të saj.

https://p.dw.com/p/1GVEC
Skopje Bauwut im Stadtzentrum Mai 2014
Monument në ShkupFotografi: DW/N. Velickovic

Unë nuk e pranoj qendrimin e atyre elitave të arsimuara, që shijen e masës shoqërore me arrogancë e nënvleftësojnë si kitsch. Kitsch për mua shkon shumë më tej, kemi të bëjmë në të me imitim global në botën moderne. Kjo nis me atë, që emblema të caktuara kultutore gradualisht po fitojnë prestigj ndërkombëtar - përmes shkëmbimeve mes njerëzve, përmes medieve, por në radhë të parë në sistemin global ekonomik. E kjo do të thotë: çmime astronomike, interpretime të ndërlikuara estetike, interes i masës. Në këtë botë të re e pa kufij jo detyrimisht vlerësohet ajo çka është e jotja, vlerat e rrënjosura kutlurore, por ajo që kanë të tjerët, që e vlerësojnë ata, të cilët përcaktojnë tonin. Shumë popuj në periferi, që nuk kanë grumbulluar pasuri të ngjashme dhe as autoritet të ngjashëm me Perëndimin, përpiqen të krijojnë vet të paktën disa emblema prerstigji. E më e mira është kur kjo realizohet me kosto të ulët. Në këtë mënyrë veprohet njësoj siç bëjnë ata njerëz, të cilët duke mos pasur mundësi të udhëtojnë në Venecia, e kompensojnë këtë duke ekspozuar një gondol si orendi zbukurimi në dhomën e ndjenjes.

Albanisches Parlament in Tirana
Salla plenare e Parlamentit të ShqipërisëFotografi: DW/A. Muka

Ballkani është një ndër periferitë më të vjetra të një Europe në modernizim. E kjo periferi prej një shekulli ndjek një politikë kulturore, e cila në thelb shkon drejt prodhimit të kitsch-it. Çka është vetiake që urrehet shmanget duke përvetësuar të huajën prestigjoze – kësisoj në rajon ndërtohen kombe. Si instrumente shërbejnë: udhëheqës në bronz të ngjitur në kalë ose gjeneralë sovjetikë (kjo sipas rajonit), oepra të stilti barock, afreske klasike, himne kombëtare dhe poetë kombëtarë "paqendjellës". Në një mjedis të panatyrshëm këto mallra të importuara kulture apo dekorimet e tyre duken jo vetëm të huaja, por edhe të pabalancuara: si p.sh. Parlamenti i Tiranës me orendi barock (në një Shqipëri në të cilën deri në vitet 90-të ka pasur një jetë mjaft modeste parlamentare) apo ndërtesa monumentale e Bankës Kombëtare greke.

Por ndonjëherë imitimi ka një hisotri të ndërlikuar. Si p.sh. Perëndimi zbulon atje këtu diçka interesante dhe kombet përkatëse këtë të re të zbuluar menjëherë përpiqen t'ia shesin Perëndimit. Antikiteti grek dhe orienti turk, që i zbuloi Europa e iluminuar në shekullin e 19-të, shumë shpejt u kapën pas industrisë masive. Kështu i ndodhi folklorit rumun në vitet 30-të dhe atij bullgar të vitet 60-të. E çfarë ka të keqe në këtë mes? – do të pyesni ju me siguri. Folklori është gjëja me autentike, apo? Eshtë e vërtetë, vetëm se: modeli i vetfolklorizimit u importua nga Perëndimi, gjatë romantizmit gjerman. Popujt e turizmit në periferinë europiane përpiqen ta arrijnë avantazhin e Perëndimit me imitime. Në fillim e bënë këtë të drejtuar nga shteti apo ideologjia, më vonë duke u nisur prej ekonomisë së tregut.

Bulgarien Sofia Enthüllung Denkmal von König Samuil
Shtatorja e Mbretit Samuil në SofjeFotografi: BGNES

Monumenti është rasti tipik për kopimin kitsch të formave pa përmbajtje. Në Bullgari p.sh., ku ushtria sovjetike në Luftën e Dytë Botërore nuk qëlloi asnjë fishek, edhe sot e kësaj dite ndërtohen si këpurdhat pas shiut monumente për "çlirimtarët" – e kjo bëhet me zell sipas modelit stalinist. Pasuan edhe plaçkitës e të tjerë çetnikë që janë skalitur në gur, e më pas edhe kanët protobullgarë e të tjerë personazhe të librave të historisë. E gjitha kjo - prej nevojës për të rikuperuar, pra për të demonstruar se atë që e kanë europianoperëndimorët e kemi edhe ne. Edhe ne jemi kombe krenare, si europianët, ndonëse në fakt ne i urrejmë të gjitha institucionet dhe inteligjencën tonë. Por në vend të kësaj ne kemi heronjtë tanë të vrazhdë në çdo shesh.

Koha e re e ka komercializuar industrinë kitsch. Në vend që të përpiqen të kopjojnë nga Perëndimi shembuj të vlerësimit të idhujve të vjetër heorik, ballkanasit përpiqen tani të imitojnë kulturën pop. Nëse bëni një shëtitje në Shkup nga stacioni i trenit deri tek ura e Vardarit dhe rruga e vjetër e pazarit, zbuloni ndoshta territorin me dëndësinë më të madhe në botë të monumenteve. Eshtë një stilistikë e arkivimit, e cila mund të klasifikohet në nivelin disi mes Hollywood-it dhe Madame Tussaud-it. Shteti i ri përpiqet me këtë të zerë një vend nën dritën e historisë, midis tre fqinjëve xhelozë, që e konsiderojnë atë si pjesë të shtetit të tyre. E e gjitha kjo me ornamente barock prej steropori, që dekorojnë ndërtesat parafabrikat, me shatërvanë me drita në këmbët e monumentit të Aleksandrit dhe me harkun e triumfit sipas modelit të „Parisit të vogël“ (pra Bukureshtit) nga vitet 30-të.

Në Kosovë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton (që bombardoi Serbinë) ka një monument, të cilin e ka inaguruar vet personalisht. Edhe George Bush Senior e Tony Blair janë përjetësuar në muzeum në Kosovë. Serbët, të cilët kanë përjetuar marrëzinë e disa luftrave, janë orientuar më shumë në stil dhe tematikë tek heronjtë globalë të kulturës pop. Fshati Žitište është bërë i njohur në botë nga shtatorja e Rocky-t nga filmi i njohur i Silvester-Stalones. Në Čačak donin të përjetësonin Johnny Weissmüller: aktori që luan Tarzanin i lindur atje me luftën e tij në pyllin tropikal është një simbol i atdhetarizmit serb. Dhe me statujën e Bruce-Lee në Mostar të Bosnjes synohej të kthehej ora pas - në kohët, kur serbët, kroatët dhe boshnjakët i shihnin bashkë këto filma. Pas turbo-folkut dhe turbo-kapitalizmit në Ballkan u krijua një fjalë e re turbo: turbo-monument.

Ivaylo Ditchev
"Porta Makedonija" në ShkupFotografi: Makfax

Në rastet e përmendura natyrisht kemi të bëjmë me një përzierje të komunave apo shoqatave me motive politike, të medieve që tërheqin vëmendjen dhe të biznesmenëve të veçantë, që duan të bëjnë reklamë për produktet e tyre. E sa më e krisur të jetë ideja, aq më i madh është interesi. Kështu shtatorja e Rocky-t në Žitište depërtoi deri në lajmet ndërkombëtare dhe sponzoriuzuesi i saj, një rritës pulash, fitoi një mundësi të paimagjinushme për reklamë.

Bullgaria kërkon të gjejë vendin e saj në garën për kitsch duke ndërtuar në masë kala, që pjesërisht financohen me para të BE-së. Nuk mungon asgjë: kulla dhe katapulta, topa e ura të varura, plus edhe ndonjë legjendë historike e servirur prej ndërtuesit. Kështjella të vërteta, që në fakt ndërtohen me pak para - sepse ato mund të ndërtohen me shablone në mënyrë masive. Ndërkohë janë ndërtuar 35 objekte të tilla - që bazohen në ngjarje mjaft të dyshimta historike dhe përkundër protestave të forta nga ana e ekspertëve. Në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë vetëm me financime të BE-së, për të cilat zakonisht aplikohet përmes programit për zhvillimin rajonal. E nëse në një komunë derdhet para e tillë, atëherë të gjithë përfitojnë diçka: firmat e ndërtimit, ekspertët, nëpunësit e korruptuar etj...etj..etj.... Por vallë këto kështjella vërtetë i shtojnë të ardhurat nga turizmi apo më vonë i rëndojnë komunat për shkak të kostove për mirëmbajtje? Shumë ekspertë nuk besojnë, se turistët janë të interesuar për një kështjellë fallso, ku pozojnë burrë e grua me veshje mesjetare dhe kryqëzojnë shpatat.

Neues Denkmal in Skopje "Porta Makedonija"
Ivaylo Ditchev, antropolog kulture dhe profesor në Universitetin „Sveti Kliment Ohridski“ në Sofje.Fotografi: BGNES

Po përse pikërisht kështjella romake dhe mesjetare? Përgjigja është e qartë: sepse bullgarët të dëshpëruar përpiqen, që ta paraqesin veten si pjesë e Perëndimit, si një komponente e traditës romane dhe kristiane. Pikërisht kështu i është lëpirë ky vend në kohën e kumnizmit për arsye koniunkturore sllavizmit. Të gjithë shekujt e humbur mund t'i rikuperosh me një imitim të rrufeshëm kitsch, kjo është mendësia. Disa imitacione, një emblemë fallso dhe padrejtësia historike është korrigjuar, e papritur ti je me ata atje, që mund të dëshmojnë një të kaluar të lavdishme. „E po mirë, e çfarë pastaj?“, thonë populistët e kulturës, „njerëzit sidoqoftë gëzohen.“ Po, njerëzit mrekullisht janë çliruar prej provincialitetit të tyre ballkanik dhe tani janë në mesin e kulturës së madhe - ashtu siç e njohin ata prej zhanrit të fantazisë. Për një çast ata harrojnë kontekstin e vërtetë të ekzistencës së tyre dhe jetojnë në mes të një imazhi skenik, që është prodhuar enkas për ta.

E së fundi: përse kjo formë e kitsch-it është kaq e rëndësishme pikërisht në Ballkan? Përgjigja ime është; sepse atje elita nuk është legjitime. Sepse kjo elitë në të shumtën e rasteve ka dalë në krye fare rastësisht dhe përmes rrethanave të shumta të kaosit. Dhe sepse ajo nuk e ka burimin e vërtetë, të brendshëm për të qendruar në pushtet. Ndaj ajo bën përpjekje të dëshpëruara për t'u kapur pas ndonjë "bote të jashtme", që do ta legjitimojë atë. Kultura e huaj, ndonëse e imituar në mënyrë banale, përdoret si për t'i vënë vata uniformës së pushtetit. Ajo duket po aq absurde si parukja, që mbajnë gjyqtarët në ish-kolonitë britanike në Afrikë, për të ruajtur traditën.

Ivaylo Ditchev është antropolog kulture dhe profesor në Universitetin „Sveti Kliment Ohridski“ në Sofje. Ai ka dhënë leksione edhe në Universitetin Paris-7 në Francë dhe është vlerësuar me çmime të mëdha për publicisitikën e tij në Bullgari.