1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180708 Irland EU Euranet

Martin Alioth 21 Korrik 2008

Presidenti i rradhës i Këshillit Evropian, Nikolaz Sarkozy, do të vizitojë të hënën Dublinin zyrtar me qëllim ratifikimin sa më të shpejtë të marrëveshjes së Lisbonës.

https://p.dw.com/p/Efoa
Euroskeptikët kërkojnë nga EU që të respektojnë votën e irlandezëve
Euroskeptikët kërkojnë nga EU që të respektojnë votën e irlandezëveFotografi: AP

Qeveria irlandeze është e vetëdijshme se ndodhet në një situatë të vështirë: Nga njëra anë, ajo duhet t´i qetësojë partnerët evropianë që janë të shqetësuar mbi JO-në e irlandezëve, dhe nga ana tjetër ata duhet të kriojnë një paketë të re, e cila u siguron atyre mbështetjen e popullit, megjithëse duan të shtrojnë dy herë të njetjën pyetje. Eshtë e qartë tashmë se irlandezët do të rivotojnë mbi marrëveshjen e Lisbonës.


Por presidenca franceze e rradhës se BE-së, nuk i ka ardhur ende në ndihmë qeverisë irlandeze. Nicholas Sarkozy i citua në Irlandë me fjalinë, se irlandezët nuk kanë alternativë tjetër, përvec se të rivotojnë.

Ndodhemi në një park pushues për familjarë. E megjithatë shumë vizitorë janë të preokupuar me pyetjen përse është i domosdoshëm një referendum i dytë mbi të njejtën çështje. Babai i tre fëmijëve, Patrick, tregon: "Unë personalisht votova me kundër, sepse ka disa pika që nuk i kuptoj. Kisha përshtypjen se Komisioni Evropian është në një farë mënyre arrogant. "


Ata kanë nevojë për një mësim të mirë, shton ai: "Personalisht unë nuk jam kundër, sepse jam për Evropën e bashkuar. Nuk do të isha kundër një referendumi të dytë e ndoshta këtë rradhë do të votoj me Po. Në rast se Sarkozy dhe shokët e tij ja vënë tani veshin irlandezëve, atëherë ata e kanë kuptuar gabimin."


John, një bujk nga veriu i Irlandës, është kundër një referendumi të dytë: "Ky hap nuk do të ishte demokratik, edhe pse BE-ja po ngul këmbë. Evropa nuk do të marrë fund pa Lisbonën. Unë jam evropian, por megjithatë mendojs e Evropa nuk e di më ç´është demokracia. "


Vizita në parkun pushues përfundon me një mesazh të qartë: Qytetarët dhe qytetarët e Irlandës duan të merren seriozisht dhe nuk kanë nevojë për ultimatume nga jashtë.