1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Beteja pёr Alepon

Rainer Hermann7 Gusht 2016

Alepo kёto ditё ёshtё pёr banorёt e saj njё ferr nё tokё. Mizoria e luftimeve tregon gjithҁka pёr tё ardhmen e atyre, qё e kanё lёnё tani Sirinё, mendon Rainer Hermann.

https://p.dw.com/p/1Jcig
Syrien Aleppo Kämpfe
Fotografi: Reuters/A. Ismail

Me betejёn pёr Alepon lufta nё Siri ёshtё rikthyer me furi nё vetёdijen e opinionit ndёrkombёtar. Ndёrsa regjimi sirian e mbyll gjithnjё e mё shumё unazёn e qytetit tё rrethuar, rebelёt duan ta lidhin Alepon sёrish me territorin e tyre. Pёr tё dyja palёt kjo ёshtё njё betejё mjaft e rёndёsishme: regjimi do tё sigurojё njё konstrukt territorial tё Sirisё me katёr qytete tё mёdha, ndёr tё cilёt krahas Damaskut dhe Alepos bёjnё pjesё edhe Homsi dhe Hama. Ndёrkohё qё rebelёt pas rёnies sё Alepos nuk do tё kishin mё asnjё qytet tё madh nёn kontroll. Ata do tё vazhdonin kёsisoj tё sundonin vetёm nё zonat rurale nё veri dhe nё jug tё Sirisё me Idlibin si qytet i madh. Territoret e tjera tё Sirisё ndahen mes kurdёve dhe tё ashtuquajturit "Shteti Islamik".

Alepo pёr dy palёt e luftёs, pёr regjimin dhe rebelёt, ka njё rёndёsi tё veҁantё. Me kёtё mund tё shpjegohen luftimet qё zhvillojnё ato. Tragjedia mund tё matet ndёrkohё me faktin, se tani as qё raportohet mё pёr numrin e viktimave. Gjendja megjithatё ёshtё katastrofike nё radhё tё parё pёr banorёt e Alepos. OKB-ja llogarit, qё rreth 300.000 vetё janё tё izoluar nga bota pёrreth. Alepo po pёrjeton rrethimin mё tё madh qysh nga fillimi i luftёs nё vitin 2011. Ushqimet bazё janё konsumuar dhe regjimi sirian e aleatja e tij Rusia nuk pranojnё, qё njё korridor i kontrolluar nga OKB-ja tё furnizohen me ushqime e medikamente njerёzit e rrethuar.

Hermann Rainer Kommentarbild App PROVISORISCH
Rainer Herman
Karte Aleppo Eingenommene Gebiete

Rusia bёhet kёshtu fajtore pёr njё tjetёr krim lufte. Sepse avionёt e helikopterёt luftarakё tё saj ҁdo ditё bombardojnё deri nё dyzet herё nё ditё qytetin, qё mbahet nga rebelёt. Askush nuk do tё habitej, nёse kёta njerёz, nёse njё herё do tё ketё korridore kalimi nga qyteti i tyre i shkatёrruar, do tё merrnin rrugёn si refugjatё drejt Europёs. Avionёt rusё pёr mё tepёr kёto ditё kanё goditur edhe njё kamp refugjatёsh nё veri tё Sirisё. Me betejёn vendimtare pёr Alepon ёshtё e qartё: pёr shumicёn e sirianёve nuk do tё ketё mё kthim pas nё atdheun e tyre.