1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Donald Trump, doganat dhe realiteti

3 Mars 2018

Dogana ndëshkuese! Luftë tregtare! Nuk janë aq miqësore deklaratat që kapërcejnë Atlantikun këto ditë. Doganat nuk do ta shpëtojnë industrinë amerikane të çelikut as nuk do të fundosin atë europiane, mendon Henrik Böhme.

https://p.dw.com/p/2tc63
Trump kündigt Strafzölle für Stahl und Aluminium an
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Pleul

Ndoshta ai duhet ta nxirrte këtë nga vetja, pas kaosit të personelit në Shtëpinë e Bardhë që pushtoi mediat me largimin e drejtoreshës së komunikimit. Kur nuk i bëj zap problemet në vendim tim, atëherë ndoshta mund të ndihmojë një goditje çliruese, ajo me doganat ndëshkuese. Kështu presidenti nuk u përmbajt dot më…pas takimit mes përfaqësues të industrisë amerikane të çelikut, ku duhej të flitej për argumentet pro dhe kundër doganave, Donald Trump nxorri fjalinë…Ai do të fusë doganat ndëshkuese për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Javët e ardhshme, si zakonisht me gjeste bombastike e ndoshta i rrethuar nga punëtorët e industrisë së çelikut në zonën Rust, ai do të nënshkruajë dekretet përkatëse. Pikërisht në Rust aty ka rrahur dikur zemra e industrisë amerikane të çelikut e ku shumë vetë ia dhanë votën Trumpit. Tani mbetet të pritet, kur do të nënshkruajë Trumpi dekretin, sepse detajet nuk dihen – kohë për BE që ta bëjë gati listën me kundërsanksione. Pra drejt luftës tregtare?!

Anti-Globalisti e tregtia botërore

Nervozizmi në këtë anë të Atlantikut është i madh. Bëhet fjalë për humbje në miliona të sipërmarrjeve të prekura. Mijëra vende pune në Europë janë të rrezikuara. E padrejtë, kjo që po bën presidenti, që angazhohet për tregtinë e lirë. Shkelje e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Reagimet vazhdojnë. Reflekset e zakonshme. Jo vetëm nga Gjermania dhe BE u dëgjuan reagime të forta, por edhe nga Kanadaja (nuk habitesh po të kujtosh, se 85% e eksporteve kanadeze të çelikut shkojnë në vendin fqinj), si edhe Brazili.

Amerika mund të kishte reaguar më parë

Për momentin kjo nuk e prek Donald Trump. Ai ka në mendje vetëm tregun vendas, sepse në thelb ai është një anti-globalist. Dhjetë fabrika çeliku të mbyllura në SHBA dhe mijëra vetë që kanë humbur punën, kjo është ajo që i intereson Trumpit. Në një kohë që prodhimi botëror i çelikut është rritur në rreth 130%. I nxitur kryesisht nga Kina, për shkak të kapaciteteve gjigande në vend dhe që ka sjellë një mbiprodhim në tregun botëror.

Por edhe në „good old America" mund të reagohej për shembull me specializimin e fabrikave për prodhimin të llojeve të ndryshme të çelikut, koncernet e çelikut mund të ristrukturoheshin në koncerne industrialë, (Thyssenkruppi po përpiqet ta bëjë këtë tani në Gjermani). Por kjo nuk u bë. Për këtë sigurisht nuk e ka fajin Trumpi, dhe ai gati si për të kërkuar falje, tha se nuk është i zemëruar me vendet e tjera, ato thjesht kanë bërë „deals"-marrëveshje më të mira. Këtë do ta ndryshojë ai –dealmaker-marrëveshjebërësi.

Por dihet që për një marrëveshje duhen dy palë, në kohët e tregut global madje më shumë. Mund të mendohet se ndërhyrja proteksioniste e Trumpit do të çojë në kundëreagime. Sepse ata që kërcënohen nga doganat ndëshkuese do të kërkojnë tregje të tjera. Mund të ndodhë që Europën ta përmbyt një valë çeliku nga Kina. E nëse do të ketë sukses plani i Trumpit për të siguruar mijëra vende pune në koncernet vendase, nuk dihet me siguri. Ka gjasë që sanksionet e vendosura të kthehen në bumerang dhe të shtrenjtojnë produktet brenda SHBA-së.

Boehme Henrik Kommentarbild App
Henrik Böhme

Ajo puna me panelet diellorë…

Tani i erdhi dita organizatave multilaterale si Organizata Botërore e Tregtisë, OBT apo G20. Në instancën e 20 vendeve më të industrializuara e atyre në ekspansion është krijuar një grup pune që po trajton kapacitetet e mbiprodhimit të çelikut. Suksesi nuk është kushedi sa i madh, kinezët e kanë reduktuar disi prodhimin e çelikut, por jo më shumë se kaq. Po OBT? Ajo duket si një tigër prej letre, që përpiqet prej shumë kohësh të arrijë një marrëveshje për tregtinë botërore. Sigurisht që vendet e prekura nga doganat e reja amerikane mund ta çojnë çështjen para OBT-së. Por Donald Trumpit nuk i bëhet vonë, sepse për të OBT është një nga ato institucionet e panevojshme, të shtrenjta dhe jo-eficiente.

Ndoshta Trump mund të pyesë këshilltarët e tij, se çfarë ndodhi para dy vitesh, kur europianët (mbi bazën e rregulloreve të OBT-së)  startuan një procedurë anti-dumping kundër Kinës, sepse panelet diellorë kinezë i çuan një pas një në falimentim sipërmarrjet europiane.

Në fund edhe BE vendosi dogana ndëshkuese. Por kjo nuk i ndihmoi prodhuesit europianë. Asnjë nga firmat e falimentuara nuk u ringrit si sfinksi. Edhe një nga paraardhësit e tij, George W.Bush mund të pyesë Trumpi për shanset e suksesit të planeve të tij. Bush vendosi në vitin 2002 dogana ndëshkuese për importet e çelikut deri në 30%. Por ajo u kthye në bumerang…dhjetëra mijëra punëtorë amerikanë të industrisë së çelikut humbën punën.

 

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të këtij artikulli. Ne ju mirëpresim!