1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Fundi i tё ndjerit mirё nё BE

Max Hoffmann26 Shkurt 2016

Edhe kjo mungonte. Tani edhe Greqia tёrheq ambasadoren nga Vjena. Kriza e migracionit po shkatёrron BE. Tri gjёra duhet tё ndodhin tani, bёn thirrje Max Hoffmann.

https://p.dw.com/p/1I2ag
Symbolbild EU Schengen-Raum Ende Schengener Abkommen
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Fellens

1. Greqia duhet tё funksionojё

Greqia nuk ka faj pёr pozitёn e saj gjeografike, por qeveria greke pёr njё kohё shumё tё gjatё s'ka bёrё asgjё pёr t'i zbatuar marrёveshjet e arritura nё Bruksel. Qendrat e regjistrimit pёr refugjatёt („Hotspots“) me sa duket do tё ishin gati mё shpejt, nё rast se ato do tё ishin hartuar me njё printer 3D. Por qё refugjatёt tё lejohen thjeshtё tё kalojnё drejt Veriut, kjo nuk funksionon mё qёkurse shumё kufij nё Itinerarin Ballkanik tashmё janё mbyllur. Tani neglizhenca greke ndaj kёsaj ҁёshtjeje po ndёshkon vet Greqinё. Nё kёtё drejtim nuk ndihmon mё as dёshpёrimi i shprehur duke tёrhequr ambasadoren nё Vjenё. Kjo nuk ёshtё mё shumё se sa njё truk për tё tёrhequr vёmendjen e opinionit, me shpresë se ndokush mund ta simpatizojё kёtё veprim nё sfondin e veprimit tё njёanshёm tё austriakёve. Sidoqoftё nё disa ishuj grekё duket se ngadalё tani ka nisur tё funksionojё regjistrimi dhe pranimi i refugjatёve. Por pёr shumё partnerё tё BE-sё ka marrё fund koha e besimit. Pёr ta vlen tani vetёm kontrolli nё kufi.

2. Gjermania duhet tё bёhet mё e rreptё

Kancelarja gjermane prej muajsh pёrpiqet t'i bindё "partnerёt" europianё pёr njё ndarje tё drejtё tё refugjatёve nё BE. Krahas kontrollit tё kufijve tё jashtёm, pёr ta reduktuar numrin e refugjatve, kjo ёshtё pjesa e dytё qendrore e planit tё saj. Me kohё edhe vet pёrfaqёsuesit e vijёs sё fortё si Orbani i Hungarisё mund tё zbuten, ky ishte kalkulimi qё bёnte ajo. Por tani ajo nuk ka kohё. Qeveria gjermane duhet tё gjejё njё rrugё t'i bёjё bllokuesit pёrsёri tё aftё tё negociojnё. Dёrgimi i buqetave me lule nuk mjafton, por duhet qё tё merren masa tё dhimbshme. Ministri i Brendshёm de Maizière pёr DW tha, se ministria e tij "ёshtё e pёrgatitur pёr shumё masa". Ndёr to mund tё bёjё pjesё edhe mbyllja e kufijve gjermanё. Kjo pёr fat tё keq do tё prekё kryesisht Greqinё dhe shumё migrantё. Por do t'u krijojё telashe edhe shteteve tё BE-sё, qё krizёn e shohin ende vetёm si njё problem gjerman. Presioni ndaj kundёrshtuesve duhet tё jetё mjaft i madh, nё mёnyrё qё arsyeja tё fitojё kundrejt politikёs populiste.

3. BE-ja tani pёr tani duhet tё heqё dorё nga Shengeni

Shengen do tё thotё, tё mund tё lёvizёsh pa kontrolle mes vendeve tё BE-sё dhe kjo ёshtё njё nga arritjet mё tё mёdha tё BE-sё. Ështё njё gjё fantastike, por pёr fat tё keq qё nuk mund tё ruhet, sё paku pёr kёtё kohё. Shumica e autoriteteve vazhdojnё tё jenё tё organizuara nё nivel kombёtar. Nёse douhet të pёrpunohen shpejt informacionet pёr tё porsaardhurit, nёse janё ata refugjatё apo migrantё ekonomikё, atёherё institucionet shtetёrore janё mё efektive se BE-ja. Veç kёsaj nё valёn aktuale tё njerёzve qё vijnё, janë vënë pika tё ndryshme kontrolli brenda BE-sё. Jo vetёm pёr t'i kthyer njerёzit, por edhe pёr tё pranuar ata qё vёrtetё kanё nevojё. Kufijtё kombёtarё janё tё pёrshtatshёm pёr kёtё. Sado tё bukura kanё qenё udhёtimet e shpenguara pa kontrolle vitet e shkuara, tani pёr tani ka marrё fund tё ndjerit mirё nё BE. Institucionet nё nivel europian nuk duhen mbivlerёsuar, unioni i shteteve ka nevojё pёr shtete tё fuqishme e nё radhё tё parё kooperuese, pёr ta pёrballuar kёtё krizё. Kooperimi mes vendeve anёtare tё BE-sё ёshtё ndёrkohё njё mall i rrallё.