1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Merkel Rede

4 Nëntor 2009

Kancelarja Angel Merkel mbajti në Uashington një fjalim përara të dyja dhomave të kongresit të SHBA. Kjo tregon mirënjohjen ndaj një partneri të besueshëm.

https://p.dw.com/p/KMJ0
Gjermania dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin. Në foto flamujt e Gjermanise dhe te SHBA valeviten ne nje qiell me re
Gjermania dhe SHBA forcojnë bashkëpuniminFotografi: AP

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të ndara edhe nën presidencën e Barack Obamës. Demokratët dhe republikanët vazhdojnë sikurse dhe njëzet vitet e fundit të jenë të papajtueshëm me njëri-tjetrin. Asnjë temë tjetër nuk e bën këtë gjë më të qartë se sa përpjekja e Obamës për të futur në SHBA një sigurim shëndetwwsor për të gjithë. Por edhe në lidhje me politikën ekonomike dhe finaciare, ose çështjen se si do të vazhdojë puna në Afganistan, mbretëron pasiguria dhe jo një mendim i përbashkët, madje pjesërisht edhe grindje mes kongresmenëve. Të dyja kampet e kanë shumë të vështirë të arrijnë kompromise. Ndoshta edhe sepse republikanët nuk e kanë përpunuar ende humbjen në zgjedhjet presidenciale.

Merkeli përfaqëson ditët e festimeve për rënien e Murit të Berlinit ëndrrën amerikane

Në këtë kohë përleshjesh politike, që nuk duan të marrin fund, shkon për vizitë në Uashington kancelarja gjermane. Ftesa për zonjën Merkel që të flasë përpara dy dhomave të kongresit është shprehje konsiderate. Ajo vlerësohet dhe gëzon respekt si në radhët e republikanëve ashtu edhe të demokratëve. Për shumë njerëz në Uashington ajo përfaqëson këto ditë të festimeve për rënien e Murit të Berlinit ëndrrën amerikane: një grua nga Lindja komuniste, e cila përjeton kthesën historike, është pjesërisht bashkëkrijuese e saj dhe që në fund arrin madje majën e një qeverie të zgjedhur me rrugë demokratike. Realizimi i kësaj ëndrre amerikane në Evropë nuk luan ndonjë rol për deputetët e Kongresit.

Në kohë trazirash ekonomike, në vite lufte ndaj islamistëve, SHBA ka nevojë për partnerë të besueshëm. Për gjashtë muaj konflikti në Afganistan do të zgjasë më tepër se çdo lloj lufte, që kanë zhvilluar deri tani SHBA. Në Uashington po shtohet frika se të ashtuquajturat shtete mike do t'i lënë vetëm në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Jo vetëm anëtarët e Kongresit kanë frikë se do ta humbasin luftën në Afganistan – pas kaq shumë viktimash.

Merkeli - aleate e qëndrueshme në luftë kundër fondamentalistëve islamikë

Për këtë ata theksojnë vazhdimisht, se përgjigja ndaj islamisteve nuk është në asnjë mënyrë vetëm çështje e amerikanëve. Presidenti Obama po përpiqet që vendet e tjera të marrin më tepër përgjegjësi, e në radhë të parë partnerët e NATO-s në Evropë. Por në Evropë ai po gjen gjithnjë e më pak mbështetje. Pas gjithë gjasash kryeministri britanik Gordon Brown do t'i humbasë zgjedhjet, që pritet të zhvillohen në vend. Obama nuk mund të mbështetet tamam as te presidenti francez, Nicolas Sarkozy, që konsiderohet prej shumëkujt në SHBA si i paqëndrueshëm. Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi mbush faqet e gazetave me jetën e vet private. Pra asnjë çudi që kancelarja gjermane vlerësohet në mënyrë të veçantë në Uashington.

SHBA janë për hapa të koordinuar për klimën

Angela Merkel e mbështet Obamën jo vetëm në luftë kundër terrorit. Ata po i shtyjnë bashkarisht përpara reformat e tregjeve financiare, dhe përpiqen t'i ngrejnë vlerat G-20. Përgjegjësia për stabilitetin e ekonomisë botërore duhet të ndahet në shumë shpatulla.

Ngjashëm edhe në politikën për klimën. Kancelarja dëshiron që në këtë drejtim t'i përfshijë, ku të mundet edhe SHBA, që të arrijë përfundime të qëndrueshme. Sa për kujtesë: ish-presidenti George W. Bush nuk donte të dinte asgjë për një politikë për klimën të koordinuar ndërkombëtarisht dhe në shumicën e rasteve luante me kohën. Në këtë pikë Obama është qartësisht ndryshe nga parardhësi i tij dhe kërkon aktualisht që në SHBA të futen në përdorim masivisht energji alternative. Për këtë ai korr lëvdata prej fizikanes Merkel.

Gjithnjë e më tepër anëtarët e kongresit amerikan po e kuptojnë se lufta kundër ngrohjes së tokës nuk mund të interpretohet vetëm si rëndim i buxhetit të shtetit, por edhe si shans, që krijon vende të reja pune. Në rast se Merkeli do të ishte anëtare e partisë ekologjike, apo e socialdemokratëve, me siguri që shumë politikanë amerikanë do t'i besonin më pak. Si shefe e një partie konservatore ajo nuk ngjall mosbesim të kushtëzuar ideologjikisht.

Autor: Miodrag Soric

Redaktoi: Auron Dodi