1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Lufta nuk është mjet kundër terrorit

17 Nëntor 2015

François Hollande paralajmëroi në fjalimin e tij në parlament një luftë kundër terrorizmit. Por këto fjalë të forta mund të bëhen një kurth politik, mendon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/1H7En
Frankreich - Präsident Hollande spricht vor der Nationalversammlung und dem Senat
Fotografi: Reuters/Philippe Wojazer

Natyrisht që presidenti i Francës François Hollande duhet të paraqitet pas sulmeve terroriste me fjalë të fuqishme dhe i vendosur. Këtë e presin qytetarët e tij. Ata duan të jenë të mbrojtur kundër terrorit - aq sa është e mundur, sepse francezët janë këtu shumë realë. Askush nuk do të jetë kundër një liste me masa konkrete, dukenisur nga ndalimi i hyrjes në vend të personave të dyshuar për terrorizëm e deri tek vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonahsmme.

Shteti duhet ta rifitojë pushtetit

Pa dyshim që qeveria franceze duhet ta sqarojë situatën në vend, ku bën pjesë edhe kërkimi sistematik i armëve. Shteti duhet të kthejë të gjithë pushtetin dhe nuk duhet të vazhdojë të ketë frikë prej të ashtuquajturave no-go-areas. Kjo vlen në veçanti për skenën kriminale, ku është shumë e lehtë rruga për armatime me qëllim kryerjen e aksioneve terroriste. Edhe në rastin e sulmit kundër Charlie Hebdo, një kriminel i vogël u shndërrua në vrasës masiv. Ky model u përsërit edhe në serinë e vrasjeve të tanishme.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*
Barbara Wesel

Në këtë kuptim mungoi diçka në kumtesën e presidentit. Tepër gjatë shoqëria jonë ka toleruar nxitësit e dhunës dhe fantazitë e tyre të dhunshme. Kjo tolerancë kulturore ka qenë gabim. Kush nxit dhunë në xhami kundër të ashtuquajturve jobesimarë, atij duhet t'i mbyllet xhamia. Komuniteti fetar duhet të kërkojë një imam i cili ligjëron për fenë dhe jo për vrasjet. Këtu bën pjesë edhe ndalimi i përhapjes përmes internetit të mësimeve se si duhet qëlluar me armë apo me bomba.

"Lufta kundër terrorit" është retorikë e gabuar

Hollande tha pra disa gjëra të vërteta, në veçanti për domosdoshmërinë e forcimit të kulturës liberale në Francë. Ai tha disa gjëra të domosdoshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Por tha edhe disa gjëra gabim, se "do të bëj luftë kundër terrorit". Ky është një kurth politik, në të cilin ka rënë edhe George W. Bush. Pasojat e gabimeve të tij po i shohim edhe sot në Lindjen e Mesme. Presidenti i Francës e di që paraardhësi i tij Jaques Chirac bëri mirë kur vendosi të distancohet nga ajo luftë. Po pse Hollande po përdor të njëjtën retorikë?

Nuk është domosdoshmërisht gabim që të sulmohen pozicionet e IS. Por vetëm me sulme nga ajri nuk mund të fitohet kjo luftë, nëse synohet lirimi i zonave të okupuara në Siri apo Irak. Kjo do të kushtonte më shumë viktima civile. Një luftë e tillë nuk mund të fitohet pa ndërhyrje këmbësorie.

Lojës së dyfishtë ndaj sauditëve duhet t'i jepet fund

Një komentator francez shkruan: ne do t'i vrasim terrroristët e veshur keq, por jo edhe ata me petka të mira. Kjo ka të bëjë me Arabinë Saudite. Franca dhe evropianët e tjerë duhet më në fund t'i japin fund komunikimeve me sheikët, sepse ata e kanë nisur këtë gjendje që ka rezultuar me sulme me kallashnikovë dhe lëndë shpërthyese në vendet tona. Ka ardhur koha që mbretëria dhe vazalët e saj politikë dhe ekonomik të futen nën presion, që të mos financojnë dhe mbështesin vrasësit. Këtu mungon një pjesë në fjalimin e presidentit francez. Ai do të duhej për shembull që të vë në pikëpyetje politikën e deritanishme franceze ndaj atyre që financojnë terrorin. E keqja e terrorizmit të IS duhet të luftohet në rrënjë dhe këto rrënjë i gjejmë në radhë të parë në Arabinë Saudite.