1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: mësim për klasën politike

30 Tetor 2012

Nga pikëpamja e opozitës, zgjedhjet parlamentare duhet të sillnin ndërrim pushteti. Por kjo nuk do të ndodhë. Ndërsa ndarja politike e vendit thellohet. Sepse partitë radikale përfitojnë.

https://p.dw.com/p/16ZCu
Zgjedhjet ne Ukraine, ekrane e kamera
Zgjedhjet ne Ukraine, ekrane e kameraFotografi: Getty Images

Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë kishin të bënin me drejtimin politik të vendit. Demokracia kundër autokracisë. Shteti juridik kundër korrupsionit dhe arbitraritetit të drejtësisë. Më shumë Evropë, më pak Rusi. Opozita ukrainase donte të sillte kthesën. Partia në pushtet e rajoneve shpresonte të merrte mbështetje për kursin e saj. Nga pikëpamja ekonomike, ky kurs u intereson para së gjithash interesave të sipërmarrësve të pasur, të cilët janë të fuqishëm veçanërisht në Lindje të vendit. Njerëzve kjo deri tani u ka sjellë pak dobi. Në vend të kësaj, reformat demokratike u anuluan. Me këtë Ukraina e izoloi veten politikisht në Evropë. Marrëveshje të rëndësishme midis Ukrainës dhe BE aktualisht janë bllokuar.

Jo drejtim i qartë

Zgjedhjet nuk e vendosën këtë mosmarrëveshje për drejtim. Asnjë nga dy kampet politike nuk ka një mbështetje të qartë në popull, rezulton në rezultatet e bëra të njohura deri tani. Përkundrazi: zgjedhësit u dhanë një mësim politikanëve në të dyja krahët. Vërtet që Partia e Rajoneve e kryeministrit Janukoviç rezulton me më shumë vota në përfundim të zgjedhjeve. Megjithatë asaj i duhet të presë me ankth nëse do ta arrijë në parlamenti shumicën e dëshiruar të mandateve. Sepse vetëm pas disa ditësh do të jetë e qartë ndarja e mandateve të drejtpërdrejta. Nëse ajo nuk do ta arrrijë shumicën e dëshiruar të sajën, ajo do të jetë e varur sërish nga bashkëpunimi me Partinë Komuniste.

Kjo parti arriti që ta dyfishojë mbështetjen për të në vota. Komunistët përfitojnë në këtë mënyrë para së gjithash në Lindje të vendit nga pakënaqësia e njerëzve për gjendjen e vështirë politike. Por komunistët do të kërkojnë më shumë ndikim, nëse Partia e Rajoneve do të ketë nevojë për votat e tyre në parlament. Pikërisht nën drejtimin e një partie sipërmarrësish, politika në të ardhmen në Ukrainë do të bëhej pak më shumë komuniste.

Numërim votash në Kiev
Numërim votash në KievFotografi: picture-alliance/dpa

Ndryshimi i pushteteve nuk duket gjëkundi

Edhe opozita nuk e arriti objektivin e saj-- ndryshimin e pushtetit. "Partia e atdheut", "Batkivshtina" e ish-kryeministres së arrestuar Julia Timoshenko vërtet që mbetet forca e dytë politike në Ukrainë. Sepse edhe pa kryetaren e saj si të diskutueshme, po aq edhe karizmatike ajo arrin t'i mobilizojë zgjedhësit. Por vetëm në rast të një bashkëpunimi me partinë e re të boksierit të famshëm Vitali Kliçko do të jetë në gjendje të rrezikojë ajo aparatin e pushtetit të Janukoviçit. E vetme ajo është shumë e dobët si opozitë.

Që partia e Kliçkos "UDAR" ("Goditja") arriti vendin e tretë në zgjedhjet parlamentare është një sinjal për atë që sa shumë po ndryshon peizazhi partiak në Ukrainë. Para së gjithash, zgjedhësit e rinj shpresojnë një përtëritje politike në vend, siç e mishëron këtë ngjitja e suksesshme e UDAR-it. Por edhe partia e Kliçkos nuk është në gjendje ta rrëzojë aktualisht e vetme monopolin e pushtetit të Partisë së Rajoneve. Edhe së bashku dy partitë e mëdha opozitare nuk do të ishin në gjendje aktualisht të sillnin ndryshim pushteti. Megjithatë ato mund të formojnë një opozitë të fortë në parlamentin e ri.

Autor: Bernd Johann

Redaktoi: Auron Dodi