1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: nuk lejojmë të na trembin!

Felix Steiner26 Tetor 2014

Frika është një këshilltar i keq. Megjithë rrezikun nga atentate të luftëtarëve të IS, xhihadistëve apo të marrëve të tjerë, shoqëritë perëndimore nuk duhet të heqin dorë nga parimet e tyre, kërkon Felix Steiner.

https://p.dw.com/p/1DcDM
Fotografi: Zac Baillie/AFP/Getty Images

Fillimisht atentati me makinë kundër dy personave me uniformë në Montreal, dy ditë më vonë sulmi kundër rojes së nderit në monumentin për të rënët e luftës dhe të shtënat në Parlamentin në Ottaëa. Viktimat - të zgjedhura në mënyrë të rastësishme, ashtu si viktimat e atentatit në muzeun hebre në Bruksel në maj. Apo ai ndaj ushtarit britanik i cili një vit më parë u copëtua në mes të rrugës në Londër nga sulmuesit. Autorët në të gjitha rastet: myslimanë fanatikë. Kjo dhunë pa kriter në mes të monopoleve të botës perëndimorë ngjall frikë. Duhet të ngjallë frikë pasi kjo qshtë qënia e terrorizmit.

Po, edhe në Gjermani mund të ndodhë një gjë e tillë. Që sot. Ose nesër. Pasi myslimanë fanatikë ka edhe këtu. Më shumë se 450 prej tyre kanë udhëtuar ndërkohë drejt Sirisë dhe Irakut për t'iu bashkuar atje terroristëve të "shtetit islamik". Dhe rreth 100 mendohet se janë rikthyer në Gjermani. Edhe më të radikalizuar nga sa ishin para largimit. Dhe të mësuar me brutalitetin. Bomba me sahat, siç thonë specialistët.

Dëshira e zjarrtë për siguri absolute

Atëherë si të sillesh me këtë rrezik? A mund të mbrohemi prej tij? Ne që e vlerësojmë aq shumë sigurinë dhe mbrohemi me kokore dhe kur i japim biçikletës apo bëjmë ski? Sepse duam të mbrohemi. Nëse jemi të ndershëm me vetveten atëherë duhet të pranojmë: nuk ka mbrojtje absolute. Jo nga terroristë si në Montreal, Ottaëa, Bruksel dhe Londër. A është kjo tragjike? Jo! Pasi nga siguria absolute ne heqim dorë edhe në shumë fusha të jetës sonë. Nga aksidentet me makinë rrugës për në pushime apo nga ato duke pastruar dritaret në Gjermani çdo vit aksidentohen për vdekje shumë më tepër njerëz se sa nga terrorizmi. E megjithatë askush nuk heq dorë nga udhëtimi për në pushime apo jeton pas xhamave të ndotur.

Stephen Harper bëri të vetmen gjë të drejtë

Heroi im këtë javë quhet Stephen Harper. Kryeministri kanadez pas atentatit të dytë këtë javë dhe për popullin e tij një deklaratë me vetëbesim dhe të vetmen të mundshme: "Nuk do të lejojmë të na trembin!"

Nuk lejojmë të na trembin. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse: duam të mbetemi një shoqëri e hapur! Duam të mbetemi një shoqëri e lirë. Dhe duam të mbetemi një shoqëri e shtetit ligjor.

Deutsche Welle Felix Steiner Zentrale Programmredaktion
Redaktori i DW Felix SteinerFotografi: DW

Për këtë arsye në shoqëritë e lira të Perëndimit secili duhet të vazhdojë të jetojë i lirë nga çdo dyshim pavarësisht nëse është i krishterë, hebre, mysliman, budist apo pa besim. Dhe për këtë arsye këto shoqëri duhet të mbeten të hapura për imigracion. Aq më tepër kur njerëzit në vendet e tyre janë të kërcënuar me jetë. "Pranimi vetëm i të krishterëve" nuk mund të jetë zgjidhje për një vend që ndien obligim për këtë parim të shoqërisë së hapur.

Ne jemi një vend i lirë dhe dhe të vazhdojmë t'i japim vetes liri. Do të organizojmë tregje Krishtlindjesh dhe do t'i vizitojmë ata me mijëra. Do të shkojmë në stadiume futbolli dhe do të shohim atje si burra edhe futbollin e ekipeve të femrave edhe pse ato janë të veshura me pantallona të shkurtra! Do të vazhdojmë të jetojmë thjesht si më parë. Dhe do të mendojmë sa më pak të jetë e mundur se diku dhe pas dikujt mund të fshihet një rrezik.

Tolerancë dhe shtet ligjor

Një shoqëri e lirë është para së gjithash një shoqëri tolerante. Këtu secili mund të mendojë dhe thotë çfarë të dojë. Toleranca mbaron atje ku veprimet e një individi cënojnë lirinë e një tjetri. Dhe para së gjithash atje ku bëhet fjalë për bazat e bashkëjetesës sonë: është një mësim specifik gjerman nga historia që shteti nuk duhet të tolerojë armiqtë e tij. Për këtë arsye ndalimi i propagandës xhihadiste në Gjermania është krejtësisht në rregull dhe nuk bie ndesh me këto parime.

Forca e një shoqërie dëshmohet para së gjithash në krizë: kur ajo i respekton parimet e saj edhe në rastin e armiqve. Dhe në përgjon telefonë, arreston, heq pasaporta apo nënshtetësi mbi bazën e një dyshimi. Apo krijon hapësira të zhveshura nga ligji si Guantanmo. Shteti ligjor është një vlerë në vetvete. Para ligjeve tona të gjithë janë të barabartë. Edhe nëse radikalët na trajtojnë pa asnjë dinjitet dhe masakrojnë para kamerave bashkëqytetarët tanë: ne do t'i trajtojmë autorët bazuar mbi të drejtën dhe ligjin.

Ne nuk lejojmë të na trembin, çdo gjë tjetër do të ishte një fitore e terrorizmit.