1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Nё pritje tё kohёve mё tё mira

28 Maj 2017

Ky takim i G7 mund tё kishte sjellё fundin e aleancёs. Megjithatё gjashtё pjesёmarrёs nё samit ia dolёn qё ta bindin tё shtatin: Donald Trump. Por pavarёsisht kёsaj aktiviteti ishte pёr turp, mendon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/2dh4D
G7-Treffen Sizilien EU President Tusk, Canadian PM Trudeau, German Chancellor Merkel, U.S. President Trump, Italian PM Gentiloni, French President Macron, Japanese PM Abe, Britain’s PM May EU President Jean-Claude Juncker pose in Taormina
Fotografi: Reuters/T. Gentile

Pavarёsisht nёse Donald Trump tani e quan Gjermaninё „tё ligё" apo „tё keqe": Tani ёshtё rasti pёr t'ia kthyer fyerjen: Megjithё respektin, zoti president, ju jeni njё idiot. Nё kёtё pёrzierje absurde me akuza dhe dashakeqёsi, me tё cilat Trump sulmoi eksportet gjermane dhe industrinё e automobilёve, fyes ёshtё mbi tё gjitha budallallёku. Do Trumpi vёrtetё tё nisё njё luftё tregtare me Bashkimin Europian? Epo pra jepi zoti president. Mё sё voni kur t'u vijё radha gjobave doganore europiane pёr produktet e njё firme tё madhe kompjuterash tё SHBA-sё, merr fund menjeherё marrёzia.

Njё samit nuk ёshtё njё raund pёfundimtar

Pёr Angela Merkelin dhe kolegёt e saj takimi nё Taormina ishte njё provё e durimit. Si pjesёmarrёsja, e cila ka kohёn mё tё gjatё nё post, i ra pёr detyrё kancelares, qё t'i verё frerin demit Trump, ndёrsa ai rapёllinte nё dyqanin e porcelanёve tё politikёs ndёrkombёtare. Ajo e bёri me durimin e pafund tё njё mёsuesje filloreje, qё i pёrulet njё fёmije trazavaҁ dhe tё paaftё pёr tё mёsuar. Presidenti i SHBA-sё p.sh. nuk do tё pranojё, qё ndryshimi i klimёs ёshtё njё kёrcёnim serioz dhe qё marrёveshja e Parisit njё domosdoshmёri.

Gjashtё vendet e tjera tё grupit tё shteteve i sqaruan nё detaje Trumpit. Mё pas kёshilltari i tij lёvdoi duke thёnё se presidenti ka mёsuar shumё. Eshtё turp qё samiti i vendeve mё tё rёndёsishme tё industrializuara tё konsiderohet si njё kurs patronazhi pёr njё manjat imobiljesh qё nuk e ka idenё dhe nuk ka aspak interes. Por ky rast ёshtё vetёm njё ndёr shumё tё tjerё, nёse vёren sjelljen e Trumpit me partnerёt e tij ndёrkombёtarё. Pёr fat tё keq ai ёshtё krahas kёsaj edhe presidenti i SHBA-sё dhe pёr kёtё arsye duhet qё tё ruash nervat.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*
Barbara Wesel

G7 u shpёtua – tani pёr tani

Njё fjalё e urtё popullore thotё, qё budallallёku fiton. E kjo duket se po del e vёrtetё, nisur nga turi me harbutllёk, egocentrizёm dhe me agresivitet i Trumpit nё Europё si njё Bully-in-Chief. Ky njeri ёshtё njё sfidё pёr tё rriturit rreth tij. Por ato ia dolёn dhe klubi G7 tani pёr tani deri nё takimin e radhёs u shpёtua.

Diplomatёt e dinё, se sa tё rёndёsishme janё tё tilla „formate", takime ritual dhe tё rregullta, nё atmosfera shkёlqimi dhe me imazhe tё bukura. Takimet janё njё schowbiz politik dhe megjithatё ato u imponojnё kryeministrave edhe disiplinё. Gjithmonё nga e para anёtarёve u duhet tё theksojnё tё pёrbashkёtat e grupit ose nё fund tё vendosin, qё tё largohen prej tij. Nisur nga njё pasojё e tillё ёshtё trembur madje edhe presidenti kokёfortё i SHBA-sё. Ndokush duhet t'i ketё shfrytёzuar momentet e shkurtёra tё vёmendjes sё Trumpit dhe duhet t‘ia ketё bёrё tё qartё atij, se "Amerika first" mund tё ҁojё nё izolimin e „Amerika alone". Dhe se do tё ishte e nxituar ta shpёrbёje kёtё aleancё tё shteteve perёndimore prej humorit tё keq dhe mos interesimit.

Konsensus minimal nё vend tё pёrparimeve

Eshtё shkruar mjaft pёr tiparet sociopatike tё karakterit tё Trumpit, mungesёn e intelektit, tё edukatёs, dijes, e sjelljes apo dhe gjithҁkaje tjetёr qё pёrbёn njeriun. Paraqijet e tij nё BE nё Bruksel, nё NATO dhe nё samitin e G7 vetёm sa kanё konfirmuar, atё qё ne e dinimin prej kohёsh pёr kёtё njeri. Presidenti i SHBA-sё ngatёrron migracionin me terrorizmin, e konsideron mbrojtjen e klimёs si njё komplot, e dёmton aleancёn mbrojtёse NATO dhe nёnҁmon kryeministrat e vendeve tё tjera. Ai u bё pengesё qё takimi tё mund tё arrinte rezultate thelbёsore e madje edhe pёrparime. Tё krijohet pёrshtypja, sikur dikush argёtohet, duke i tёrhequr prej hunde partnerёt e G7.

Nё SHBA ttuhet me njё vrazhdёsi tё bukur: mё mirё kundёrshtarin mbaje nё ҁadёr qё tё urinojё jashtё, se sa ta lesh jashtё dhe tё tё ndosё qё andej folenё. Lajmi i keq ёshtё, qё Donald Trump urinon edhe brenda ҁadrёs. Kjo ka erё tё keqe, por ne duhet ta durojmё atё. Pёr aq kohё, derisa zgjedhёsit apo sistemi politik nё SHBA tё na shpёtojё prej kёtij presidenti. Ne po presim kohё mё tё mira dhe deri atёherё po pёrpiqemi, tё qendrojmё sa mё mirё tё jetё e mundur tё bashkuar.