1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Obama nën presionin e kohës

Miodrag Soric2 Janar 2015

Presidenti i SHBA Barack Obama gjendet para detyrave shumë të rëndësishme në vitin 2015. Prognozat në poltikë janë shumë të vështira, por Obama duhet të veprojë, mendon Miodrag Soric.

https://p.dw.com/p/1EEBp
Barack Obama
Barack ObamaFotografi: Reuters/K. Lamarque

Në fund të një mandati kohja kalon gjithmonë më shpejt se sa në fillim. Këtë përvojë e ka bërë edhe presidenti amerikan Barack Obama, të cilit po i kalon koha më shpejt se sa që do të dëshironte. Viti 2015 është i fundit që Obama mund të bëj politikë. Më pas zhvillimet politike do t'i përcaktojë fushata për pasardhësin e tij në SHBA. Për këtë arsye, shumica mendon se në muajt e ardhshëm presidenti amerikan do të jetë më i gatshëm të marrë vendime. Tek e fundit, ai do që të zerë një vend të respektuar në librat e historisë amerikane.

Së pari ai do të mbrojë atë që ka arritur me shumë mund - reformën e shëndetësisë. Nëse republikanët, siç kanë bërë të ditur, përpiqen që këtë reformë ta shfuqizojnë, Obama do ta evitojë këtë me "veton" që ka në dispozicion. Presidenti i ka dhënë një vulë mandatit të tij si "Obamacare".

Obama dhe Putin
Obama dhe PutinFotografi: Reuters

Për fat të keq ai nuk ka pasur sukses me reformën e migrimit. Rrepublikanët ende po i bllokojnë ligjet, të cilat rreth 11 milionë "migrantëve ilegalë", do t'i mundësonin që të mbeten përgjithmonë në SHBA. Ndaj Obama ka përdorur edhe dekrete presidenciale, të cilat mundësojnë që shumë migrantë të mos dëbohen nga SHBA.

Pavarësisht nëse dikush është shtetas amerikan apo jo, të gjithë që prej Nju Jorkut e deri në San Francisko, kanë përfituar nga rritja e fundit ekonomike. Motori ekonomik amerikan është vënë sërish në lëvizje. Po rritet numri i vendeve të punës, ndërsa çmimet e shtëpive po rriten. Koniuktura ka përfituar edhe nga çmimet shumë të ulëta të karburanteve dhe energjisë. Parashikimet për vitin 2015 janë të mira. Kurset e aksioneve kanë arritur nivelin më të lartë. Dollari është forcuar në krahasim me euron. Federal Reserve Bank ka paralajëmruar ndryshimin e përqindjeve të interesit. Obama mund të krenohet me rimëkëmbjen e ekonomisë gjatë mandatit të tij.

Por ai do edhe më shumë. Pas dyerve të mbyllura po diskutohet me republikanët për arritjen e një marrëveshjeje për tregëti të lirë me Azinë dhe BE-në. Demokratët e majtë dhe sindikatat kanë rezerva. Por Obama do që kjo marrëveshje të arrihet, do të shkruajë histori. Nëse nuk e arrijnë, me temën e tregut të lirë, pasardhësi i tij nuk do të mund të merret para vitit 2018. E këto do të ishin tri vite të humbura për SHBA.

Politika e jashtme e (pa)suksesshme

Pak sukses ka pasur deri tani Obama në politikën e jashme. Ai ka dashur që në histori të futet si presidenti, i cili u ka dhënë fund luftërave në Irak dhe Afganistan. Por atje ende po luftohet. Gjendja në Siri pas shfaqjes së Shtetit Islamik është më e komplikuar se kurrë më parë. Obama ende po kërkon një strategji për këtë hapsirë. Por është shumë pak e mundur që do ta gjejë këtë gjatë vitit 2015.

Festime në Kubë
Festime në KubëFotografi: Reuters/Stringer

Edhe raportet me Rusinë janë të këqija. Moska nuk do të largohet nga Krimeja. Uashingtoni ka kërkuar pikërisht këtë largim. Obama nuk mund të paramendojë të merret seriozisht me Evropën Lindore. Ndaj e ka deleguar zëvendësin e tij Joe Biden, i cili shpesh është tepër emocional dhe joprofesional. Ukrainasit nuk mund të ndihmohen me fjalë të mira, sepse ata kanë nevojë për ndihma financiare në vlera miliardash. Këto ndihma nuk do të mbërrijnë as në vitin 2015. Ndërkohë që sa më shumë që Kievi ka problem me mjete financiare, aq më i vogël do të jetë edhe interesi amerikan për "pjesën tjetër të Ukrainës". Tragjedi.

Obama u ka zgjuar shpresën ukrainasve për një jetë më të mirë. Me një fjalim ai kishte zgjuar shpresat edhe tek të rinjtë në veri të Afrikës. Por presidenti Obama ndërkohë ka ndryshur politikën dhe ka arritur marrëveshje me gjeneralët në Kajro. Për këtë nuk ka asnjë kritikë seiroze nga vendet perëndimore.

Obama është në kërkim të një politike të balancit me Kinën, në qofë se nuk e humbet durimin lidhur me negociatat për programin atomik në Iran. Ai do të vazhdojë edhe angazhimet për një politikë, të themi historike, ndaj Kubës. Kjo jep optimizëm për vitin 2015. Apo, siç do të thoshte Goethe: Ai po shkruan histori, sa për të hequr t'i hequr qafe të tjerët.