Gjermania

Koment: Porosi në vend të rikujtimit

Pak pas zgjedhjeve për Bundestagun, dita e ribashkimit të Gjermanisë vjen në një kohë kur Gjermania lufton me veten. Kjo ndodh kur Gjermania duhet të pozicionohet edhe në botën e jashtme, mendon Ines Pohl.

Mauerchronik 6_01 (picture-alliance/ dpa)

Që prej vitit 1990, Gjermania e kremton ribashkimin e saj me një festë në tre tetor. Megjithë vështirësitë e pazgjidhura, shpresat e zhgënjyera, projektet e papërfunduara: një ditë e gëzimit. Një ditë, në të cilën bota shikonte herë pas here me habi dhe respekt drejt këtij vendi, i cili ndihet përgjegjës për kaq shumë mizori dhe që e rrëzoi megjithatë në mënyrë kaq paqësore Murin, që qëndroi për një kohë kaq të gjatë, për t'u bërë i ribashkuar. si demokraci e sigurtë dhe si fuqi ekonomike e suksesshme, një nga kolonat mbajtëse të botës perëndimore.

Bota ka dalë nga shinat

Por pastaj erdhën zgjedhjet e vitit 2017 për Bundestagun. Dhe partia populiste e djathtë AfD përfundoi me gati 13 përqind në vend të tretë. Që atëherë, kushtrimi i betejës, me të cilin qytetarët e

RDGJ-së luftuan atëherë për lirinë e tyre, tingëllon krejt ndryshe. "Ne jemi populli", thirrën ata në Dresden dhe në qytete të tjera në vitin 1989 dhe e rrëzuan me këtë sistemin e padrejtësisë. "Ne jemi populli" donte të thoshte, ne duam të vendosim në mënyrë demokratike, se në cilin vend do të jetojmë. Ne nuk lejojmë më të na mbajnë nën tutelë dhe të na shtypin.

Sot, kur me AfD futet në parlament për herë të parë një parti populiste e djathtë, kjo fjali tingëllon krejt ndryshe. Në këtë "Ne jemi populli" nuk dominon më kërkesa për bashkëvendosje demokratike. Për shumë, mesazhi kryesor i "Ne jemi populli" ndërkohë është para së gjithash:"Dhe ju nuk jeni. Ju nuk bëni pjesë te populli. Dhe jo këtu." Kjo thuhet në lidhje me refugjatët, që erdhën dy vitet e fundit në Gjermani, për të kërkuar mbrojtje dhe për të gjetur një të ardhme. Por është edhe një reagim i kthyer së prapthi ndaj një bote që ka dalë nga shinat, ku nuk është më asgjë siç ka qenë - dhe që nuk do të jetë më kurrë.

Milionë vetë në arrati

Miliona vetë e kanë marrë rrugën - sepse nuk mund apo nuk duan të jetojnë më në atdheun e tyre, sepse luftërat, epidemitë, thatësirrat dhe përmbytjet i dëbojnë. Miliona të tjerë do të pasojnë. Ata nuk do të lejojnë që të ndalohen, por do ta kërkojnë, madje edhe do të luftojnë për pjesën e tyre në një jetë më të mirë. Të gjithë këta njerëz nuk do të duan të vijnë detyrimisht në Evropë. Por lëvizjet migratore dhe pasojat e tyre do të lënë domosdoshmërisht pasoja të ndjeshme në të gjithë botën. Prandaj "Ne jemi populli" e menduar si përjashtuese është në fund një parullë, e cila në pafuqinë e saj u drejtohet jo vetëm politikaneve dhe politikanëve, por edhe 87 përqindshit të zgjedhëseve dhe zgjedhësve gjermanë, të cilët vendosën kundër AfD. Situata është e tillë që ndryshe nga viti 1989, pas këtij kuptimi të "popullit" nuk qendron e mbledhur një shumicë.

Dhe megjithatë: thjesht një "edhe më tej kështu" dhe tërheqja në përparimin vetjak dhe në lumturinë private nuk mjaftojnë si përgjigje për këtë rezultat të zgjedhjeve. Edhe negociatat e ndërlikuara të koalicionit janë një dëshmi se bëhet fjalë për çështjen e madhe se në cilin vend duam të jetojmë.

Ines Pohl

Ines Pohl

Bashkimi nuk është diçka e vetëkuptueshme

Poeti gjerman, Johann Wolfgang Goethe e bën Faustin e vet të thotë:"Atë që trashëguar nga baballarët e tu e ke, fitoje, për ta zotëruar". Një fjali që duket se është shkruar për këtë ditë të ribashkimit gjerman. Sepse ky ribashkim nuk është një gjë, që thjesht është aty. Ai nuk është një fakt, për të cilin të tjerët mund të kenë luftuar, por që tani është diçka e vetëkuptueshme.

Suksesi i AfD-së në landet perëndimore të Bavarisë dhe Baden-Vyrttembergut dëshmon përfundimisht, se ndarja e thjeshtë në zona problematike lindore dhe perëndimore është shumë e thjeshtëzuar për këtë botë. Tani kërkohet që të luftohet për një Gjermani, e cila e sheh veten si anëtare të Bashkimit Evropian, që ndodhet fort në tabanin e Kushtetutës dhe që nga pasuria dhe ndikimi i saj nxjerr përgjegjësinë për të ndihmuar aty ku njerëzit janë në situatë më të keqe. Gjermania feston ditën e bashkimit. Një festë, e cila në 2017-ën është më tepër detyrë e porosi, se sa rikujtim.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو