1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pyetje e vogël, eksitim i madh

Marcel Fürstenau17 Gusht 2016

Që Turqia mbështet islamistët nuk është ndonjë gjë e re. Kështu mendon edhe qeveria gjermane. Por një dokument konfidencial i qeverisë, ku thohet kjo gjë është i habitshëm, mendon Marcel Fürstenau.

https://p.dw.com/p/1JjdF
Fotografi: Getty Images/O.Andersen

Pa u kthyer mirë nga pushimet kancelarja Angela Merkel përballet me një lajm të pakëndshëm. Ai e prek kancelaren në pikën më të ndjeshme: marrëdhëniet me Turqinë. Qeveria gjermane me sa duket e konsideron Turqinë dhe presidentin e saj të paparashikueshëm Recep Tayyip Erdogan si mbështetës të terroristëve islamikë. Kështu mund, ose kështu duhet të kuptohet - në varësi të mënyrës së interpretimit - një dokument i qeverisë federale gjermane, i klasifikuar pjesërisht si konfidencial, i cili citohet nga radio-televizioni publik gjerman ARD.

Në fakt qeveria gjermane i është shmangur deri tani publikisht klasifikimit të Turqisë, partnerit të saj të vështirë të NATO-s, si vend i afërt me terroristët. Për këtë ajo nuk mund të ketë as interesin më të vogël, kryesisht për shkak të çështjes së refugjatëve e cila ndikon mbi të gjitha. Por tani është në radhët e qeverisë në Berlin (dhe jo vetëm atje) po spekulohet që Erdogan mund të prapësojë marrëveshjen për të pranimin e refugjatëve të ekstraduar nga Bashkimi Evropian. Por që të ndodhë kjo, nuk ka gjasa. Sepse nga perspektiva e sundimtarit autokratik në Ankara për këtë ka pasur mjaft raste të tjera. Mbi të gjitha teksti tallës i satiristit Jan Bëhmermann.

Dyshimet bien mbi partinë E Majta

Marcel Fürstenau
Marcel FürstenauFotografi: DW/S. Eichberg

Për Merkelin situata është e pakëndshme, sepse ajo duhet të përballet me një gjë që e kanë bërë të tjerët. Askush nuk e di se kush e ua ka përcjellë me apo pa dashje medieve këtë dokument. Sipas ARD-së letra ka ardhur nga Ministria e Brendshme. Por as ministri i Brendshëm Thomas de Maizière dhe as sekretari i shtetit i kësaj ministrie, që i takojnë partisë CDU, nuk kanë pse ta fusin në telashe kancelaren dhe kryetaren e partisë.

Fakti që ka deputetë që bëjnë publike në media sekreteve të ndryshme, është diçka që ndodh herë pas here dhe një lloj metode që e përdorin që të gjithë në jetën politike. Por në këtë rast dyshimet bien mbi partinë E Majta, sepse ajo është e vetmja që është kundër politikës gjermane dhe evropiane ndaj refugjatëve. Por ka edhe nga ata që thonë se ky dokument është përpiluar vetëm nga ndonjë ministri.

Qeveria gjermane në vështirësi shpjegimi

Do të ishte e çuditshme, nëse një dokument i tillë nuk do të ishte miratuar në kabinet. Sepse rreziku për të krijuar përmes deklaratash të pamenduara edhe më tepër probleme në raportet e tensionuara mes Turqisë dhe Gjermanisë, është shumë i madh. Qeveria gjermane do ta ketë të vështirë ta shpjegojë këtë ngjarje. Dhe në këtë mes nuk luan asnjë lloj roli fakti që ajo vetëm ka shprehur atë që dihet: raportin e ngushtë të Turqisë me rrymat islamiste. Një afrësi e cila me sa nuk nuk stepet as përpara grupeve terroriste si Hamasi.

Ne gëzohemi për mendimin tuaj për këtë koment. Na shkruani!