1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Tsipras do të dijë nëse vërtetë ka mbështetje

Jani Papadimitriou21 Gusht 2015

Kryeministri grek Alexis Tsipras dëshmon edhe njëherë aftësitë e tij për lojëra. Por vetëm taktika nuk ndihmon për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare, mendon Jani Papadimitriou

https://p.dw.com/p/1GJGL
Griechenland Alexis Tsipras Rücktritt (Symbolbild)
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Vlachos

Si shumë shpesh në të kaluarën, edhe kësaj radhe, Tsipras befasoi. Fillimisht mendonte të niste mocionin e besimit në Parlament. Më pas mendonte të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për reformat dhe më në fund vendosi të japë dorëheqjen! Thjesht shkoi tek presidenti Prokopis Pavlopoulos dhe gjithçka mori fund. Deri para pak kohësh një skenar i tillë ishte i paimagjinueshëm dhe me pasoja të paparashikueshme.

Heshtja e presidentit

Sipas Kushtetutës, presidenti së pari duhet t'i ofrojë Tsiprasit apo një kandidati tjetër një mandat tjetër për krijimin e qeverisë. Nëse nuk ia del, mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se radikalët e djathtë do të mund të merrnin mandatin për krijimin e qeverisë. Spekulimet i ka shtuar edhe heshtja e presidentit deri të premten (20.08) në orët e para të mëngjesit. Flitet madje edhe për mudnësinë e një koalicioni të gjerë si dhe për mundësinë që kundërshtarët e Tsiprasit brenda partisë Syriza të reflektojnë dhe ta mbështesin kryeministrin. Ka edhe spekulime që ky grup opozitar brendapartiak të futet në koalicion me ndonjë parti tjetër dhe të krijojë shumicën parlamentare. Në politikën greke nuk përjashtohet asgjë.

Por pyetja kryesore është: pse Tsipras ofron dorëheqjen? Përgigja është: sepse ndryshe nuk bën. Tsipras është kryetar partie, por nuk ka parti, pas humbjes së mbështetjes nga dhjetra deputetë të krahut radikal majtist. Zgjedhjet e reja i japin mundësinë që t'i largojë kundërshtarët nga lista. Zgjedhjet e menjëhershme kanë edhe një përparësi tjetër, sepse majtistët radikalë rreth ish-ministrit të Energjisë Lafazanis nuk do të kishin kohë të krijojnë një front tjetër dhe të fitojnë shumë vota, të cilat do ta dobësonin Tsiprasin. Ky është edhe shkaku pse Lafazanis u ankua shumë të enjten për një kohë tepër të shkurtër për përgatitjen e zgjedhjeve. Ndërkohë që dikur nuk kishte asgjë kundër mbajtjes së referendumit brenda vetëm shtatë ditësh.

Jannis Papadimitriou für App PROVISORISCH
Jannis Papadimitriou

Mësimet nga e kaluara

Historia e Greqisë na mëson se një parti e majtë mund të ketë sukses vetëm nëse përfaqëson qëndrimet e qendrës dhe udhëhiqet nga një personalitet karizmatik. Partia Syriza e udhëhequr nga Tsiprasi duket se i plotëson këto kushte. Nëse Tsipras e shfrytëzon këtë moment dhe i heq qafe forcat radikale të majta në Syriza, ai do të dëshmonte edhe njëherë talentin e tij për manovrime dhe taktikë. Por problemi është që votimi i tretë brenda vetëm shtatë muajsh nuk i zgjidh problemet financiare të vendit. Përkundrazi: ato kushtojnë shumë.