1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Ukraina pa pushime Krishtlindjesh

Bern Johann9 Janar 2015

Gjermania mbështet Ukrainën. Megjithatë pa kompromise me Moskën s'do të ketë paqe. Kievi duhet të çojë përpara reformat. Me të drejtë Berlini pret shumë, mendon Bernd Johann.

https://p.dw.com/p/1EHaB
Ukrainischer Ministerpräsident Jazenjuk mit Merkel im Kanzleramt 08.01.2015
Fotografi: C. Koall/Getty Images

Për pushime e Krishtlinjeve politika në Kiev nuk ka kohë. Kryeministri Arseni Jazenjuk dhe dy ministra ai i Ekonomisë dhe i Financave shfrytëzuan ditët e pushimeve në Ukrainë për të zhviiluar vizitën në Berlin. Gjermania dhe Ukraina po zgjerojnë bashkëpunimin. E me të përfshihet edhe e ardhmja e Ukrainës, të cilën shumica e ukrainasve duan ta shohin në Bahskimin Europian.

Por gjendja aktuale e Ukrainës të jep pak shkas, që kjo shpresë e kësisoj edhe dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë mund të bëhet shpejt realitet. Vendi ndodhet ende në luftë: Krimeja në jug është ankesuar prej Rusisë dhe pjesë të tjera në lindje, ku ndodhen zonat e rëndësishme industriale, janë rrënuar. Lufta e vështirëson gjendjen gjithësesi të rënduar ekonomike. Një falimentim i shtetit është i mundshëm. Vetëm me nidhma masive financiare nga jashtë Ukraina mund t'i përballojë muajt e ardhshëm.

Shpresa të vakëta për ndonjë sukses të grupit të kontaktit

Jazenjuk për këtë arsye në radhë të parë kërkoi nga Gjermania mbështetje. Ndihma është e nevojshme për zgjidhjen e konfliktit me separatistët pro-rusë. Ata e kanë zhytur në një luftë lindjen e Ukrainës dhe për këtë furnizohen me para, armë dhe luftëtarë prej Rusisë. Armëpushimi është i brishtë. Njerëzit vazhdojnë të vriten, ndër ta edhe civilë. Për një zgjidhje politike nuk duket të ketë perspektivë.

Shpresat varen tek një ndërmjetësim i ri europian në kuadër të grupit ndërkombëtar të kontaktit. Me këtë synohet të parandalohet një shkallëzim i mëtejshëm ushtarak. Por nëse samiti i synuar i krizës do të realizohet, kjo është e pasigurtë. Kancelarja Angela Merkel dukej skeptike. Megjithatë në bisedë me Jazenjuk ajo edhe një herë e mbështeti me vendosmëri këtë nsimë. Njëkohësisht ajo bën të qartë, se Rusia duhet të respketojë integritetin territorial të Ukrainës.

Deutsche Welle REGIONEN Osteuropa Ukrainisch Bernd Johann
Benrd JohannFotografi: DW/P. Henriksen

Rindërtimi dhe reformat në vend të armatimit

Ukraina nuk e ka nisur këtë luftë. Megjithatë Berlini ndjek gjithnjë e më shumë me shqetësim faktin, që qeveria në Kiev po ndjek një program të gjerë armatimi ushtarak. Politikanë ukrainas në postet më të larta shtetërore flasin madje, se vendi i tyre mund të fitojë ushtarakisht. Të tilla tone luftarake pasqyrojnë atmosferën e ndezur në Ukrainë. Por edhe nëse grushtat shtrëngohen ndër xhepa, ukrainasit duhet ta kenë të qartë, se ata nuk mund ta fitojnë një luftë, për aq kohë sa Rusia mbështet veprimet e dhunshme të separatistëve.

Paqe për Ukrainën mund të ketë vetëm nëse vihet në lëvizje rindërtimi dhe u hapen perspektiva njerëzve në rajonet e konfliktit. Për rindërtimin në lindje Gjermania do t'i verë në dispozicion Ukrainës kredi në vlerën e një gjysmë miliardi Euro. Në kuadër të Bashkimit Europian ndërkohë po përgatiten ndihma të tjera në shuma miliardëshe për ta mbështetur ekonominë e rënuar të Ukrainës.

Por kushtet vendimtare duhet t'i krijojë vet qeveria në Kiev: Ajo duhet të realizojë reformat e shpallura. Ndër këto reforma janë lufta kundër korrupsionit dhe arbitraritetit të autoriteteve shtetërore. Në këtë drejtim nuk është bërë ende sa duhet. Një gjë është e qartë, investitorët e rinj do të vijnë në Ukrainë vetëm nëse çohet përpara në mënyrë konseguente modernizimi. Edhe lufta duhet të marrë fund. Kjo arrihet vetëm përmes kompromiseve të dhimbshme me Moskën, e cila gjithashtu duhet të lëvizë. Jazenjuk vlerësohet si partner bisedimesh në Gjermani, por ai duhet të dëshmojë nëse qeveria e tij vërtetë do të ndjekë një politikë të re. Këtë ai duhet ta tregojë me prova.