1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Votimi farsë - referendumi në Kataloni

Carlos Delgado10 Nëntor 2014

Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. Tani pas përfundimit të spektaklit të trishtuar është koha, që të mbizotërojë përsëri arsyeja, mendon Carlos Delgado.

https://p.dw.com/p/1Dk7M
Fotografi: picture-alliance/dpa/Toni Albir

Ai duhej të ishte një proces ku të merrnin pjesë qytetarët për të përcaktuar vullnetin e katalanëve. Kështu së paku e paraqitën ideatorët e projektit të separatizmit referendumin alternativ të 9 nëntorit '9-N'. Ajo që duhej të ishte një ushtrim i lirisë së fjalës, doli se ishte një flashmob i orkestruar nga separatistët, një lojë kolektive me role, ku të gjithë bënë, sikur po votonin. Sondazhi, i cili u pezullua më parë nga Gjykata Kushtetuese, e kishte humbur çdo legjitimitet demokratik. Mungesa e çfarëdo garancie ligjore dhe e listave të zgjedhësve, fakti që mund të regjistrohej kushdo për të votuar një herë, dy herë, ose sa herë të donin, tregon se ky votim nuk plotëson as kërkesat më themelore, që të vlejë si garanci për një përfaqësim, aq më pak që të gjithë katalanasit, të cilët donin të respektonin ligjin, duke përfshirë shumicën e jonacionaliste, nuk shkuan aspak për të votuar.

Me votimet nuk luhet

Sigurisht, dhënia e votës është guri i themelit i çdo demokracie. Kush e kthen atë në pantomimë, e shtrembëron edhe atë vetë. Zelli i Presidentit Arturo Mas dhe nacionalistëve katalanas për të imponuar një sondazh kundër të gjitha ligjeve të rendit demokratik provoi se ishte një gabim i madh, që ka dëmtuar reputacionin e Katalonjës dhe të gjithë Spanjës, duke bërë një figurë shumë të keqe.
Ithtarët e pavarësisë e dinin prej kohësh se 9-N nuk ishte më referendum, por një akt militantizmi në një luftë imazhesh pamore. A do të guxonte shteti spanjoll ta pengonte me dhunë 'festën e madhe demokratike' në Katalonia?

Carlos Delgado
Carlos DelgadoFotografi: Carlos Delgado

Koordinatori i platformës separatiste Joan Rigol paralajmëroi së fundmi në një intervistë me gazetën El País: "Ata e dinë se gjithçka mund të kthehet kundër tyre, nëse e tejkalojnë masën. Një polic, që konfiskon një kuti votimi, do të bëjë një figurë shumë të keqe." Shteti në fund të fundit nuk e luajti këtë rol. Askush nuk veproi në mënyrë të pakujdesshme, askush nuk i hodhi benzinë zjarrit, masa u shpërnda dhe të gjithë shkuan në shtëpi.

Po tani?

Jo 9 por 10 nëntori është dita, kur çështja katalanemund të fillohet të vihet nën dritën e arsyes. Tani, pasi separatistët e bënë spektaklin e tyre dhe imazhi i qeverisë Rajoy nuk pësoi asnjë dëm, ka ardhur momenti për negociuar në paqe. Kryetari i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy ka shprehur dëshirën për t'u takuar me presidentin e Generalitat-it. Ky ka bërë të ditur synimin se do t'i dërgojë një letër Rajoy-t për të vënë në lëvizje dialogun politik të ngrirë prej kohësh. Në qoftë se ata nuk ngrijnë përsëri në pozicionet e tyre, mund të eksplorojnë mundësitë, si ata të një reforme kushtetuese, që mbështetet në një model federal dhe në reformën e një statusi autonom të Katalonjës.

Letra e Mas drejtuar Rajoy mund të përmbante kërkesën për një referendum detyrues mbi pavarësinë. Mas nuk duhet të bëjë përsëri të njëjtin gabim për të negociuar për të disatën herë me shtetin në bazë të kërkesave maksimale. Një shteti nuk mund t t'i thuash: të gjithën, ose asgjë. Sepse atëherë përgjigja është: aspak.