1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Zgjidhja turke e Merkelit

9 Shkurt 2016

Kancelarja nderon një vend me deficite serioze demokratike. Sjellja e saj ndaj Turqisë është me të vërtetë pragmatike, por për fat të keq edhe e pandershme mendon Marcel Fürstenau.

https://p.dw.com/p/1HrkS
Deutschland Angela Merkel mit Ahmet Davutoglu
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Tani, kriza e refugjatëve është madje një rast për NATO-n. Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet t'u presë rrugën bandave të trafikantëve në hapësirën detare mes Greqisë dhe Turqisë. Për këtë ranë dakord kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu të hënën në Ankara. Sa mirë që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen kötö të mërkurë në Bruksel. Ata mund të diskutojnö tani intensivisht për këtë ide të fundit në politikën e refugjatëve.

Pavarësisht prej pyetjes nëse NATO-ja e konsideron apo jo vërtet veten përgjegjëse për këtë, edhe vetë mendimi dëshmon sërish një gjë: që Evropa nuk ka një plan të përbashkët. Dhe kur flasim këtu për Evropën fjala është posaçërisht për Turqinë. Nga fund i vitit 1999 ajo ka statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Megjithatë Merkel dëshiron t'i njohë vendit kryesisht aziatiko-mysliman në rastin më të mirë një "partneritet të privilegjuar". Për një kohë të gjatë Gjermania vendoste se ç'do të thoshte kjo. Tani kushtet po kthehen pak nga pak në të kundërtën.

Erdogan vendos çmimin - në çdo lloj drejtimi

Nën drejtimin e presidentit autokratik, Tayyip Erdogan, Turqia tashmë plot vetbesim dhe bindje për pushtet po cakton gjithnjë e më shumë çmimin - si politikisht dhe financiarisht. Në të përfshihen premtimet e bëra që në nëntor dhe të miratuara pak ditë më parë për tre miliardë euro për më shumë se dy milionë refugjatët sirianë që janë strehuar në Turqi. Paratë janë urgjentisht të nevojshme për shkak të gjendjes katastrofike të njerëzve. Por ato janë edhe para, me të cilat BE-ja dëshiron të blejë pak liri. Në këtë mënyrë mendohet se mund të parandalohen edhe më shumë refugjatë që të mos vijnë në Evropë.

Kommentarfoto Marcel Fürstenau Hauptstadtstudio
Marcel FürstenauFotografi: DW/S. Eichberg

Dhe për shkak se Gjermania mban kështu ose kështu barrën kryesore, ajo ka marrë edhe rolin e kryepaguesit dhe do të paguajnë pjesën më të madhe të faturës. Nëse prej kësaj do të dalë fitimi politik që shpreson kancelarja Merkel, është për të dyshuar. Megjithëse Agjencia kufitare e BE-së Frontex ka kohë që është pajisur më mirë, rrugët shpesh vdekjeprurëse të refugjatëve nëpër Mesdhe dhe Ballkan vazhdojnë të jenë të depërtueshme. Thirrja tani për ndihmë e NATO-n, është një pranim i BE-së, që nuk ia del dot vetëm.

Turqia nuk meriton mbivlerësim politik

Për Merkelin vazhdon parimi i shpresës. Prandaj ajo po dërgon edhe Technische Hilfswerk në Turqi. Ekspertët e rasteve të fatkeqësive nga Gjermania duhet të lehtësojnë gjendjen e sirianëve të ikur nga bombat e regjimit të Asadit dhe të rusëve. Edhe ky vagon mjerimi nuk do të jetë i fundit dhe do ta shtojë më tej presionin ndaj vendit fqinjë Turqisë. Ka shumë mundësi që qeveria në Ankara së shpejti do të kërkojë ndihmë shtesë. Por çdo pagesë e mëtejshme, çdo takim i mëtejshëm me Merkelin do të thotë rritje të statusit politik që ky vend nuk e meriton.

Nga kushtet demokratike të një vendi kandidat të BE-së Turqia është me vite dritë larg. Për këtë vlerësim mjafton shembulli i politikës luftarake ndaj kurdëve dhe liria shumë e rrezikuar e shtypit. Megjithatë politika gjermane e mbyll gojën dhe është dukshëm mjaft e përmbajtur me kritika të qartë ndaj kushteve në vendin partner të NATO-s. Turqia duhet të gëzohet më shumë se kurrë për këtë vlerësim. Vetëm dy javë më parë u zhvilluan konsultimet e para qeveritare mes dy vendeve.

Kursi i saj ndaj Turqisë do t'i vlejë vetëm përkohësisht kancelares

Politika turke ngrohet në diellin e rolit të saj të ri, ndërsa situata për Merkelin po errësohet gjithnjë e më shumë. Nderimet që po i bën ajo në gjendjen e saj fatkeqe një vendi si Turqia, mund t'i sjellin asaj për një periudhë afatshkurtër ndoshta pak liri veprimi të vogël politik. Në perspektivë afatgjatë, kjo nuk do t'i vlejë asaj asgjë. Për shkak se në krizën e refugjatëve Germania është vetëm në fillim. Këtu do të vijnë qindra e mijëra më shumë, që duhen ushqyer dhe integruar. Kundrejt këtyre njerëzve, kancelarja duhet ende disi e besueshme. Kurse sjellja e saj ndaj Turqisë është me të vërtetë pragmatike, por për fat të keq edhe e pandershme.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore