1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Komisioni i shansit të fundit"

Christoph Hasselbach31 Tetor 2014

Edhe pse Presidenti i ri mund të jetë një fryt i sistemit të vjetër, ai nuk jeton në kullën e fildishit, por Komisioni i Junkerit do ta tregojë Evropën ndryshe, mendon Christoph Hasselbach.

https://p.dw.com/p/1DeiY
Fotografi: picture-alliance/dpa

Jean-Claude Juncker është krejtësisht një person i shkollës së vjetër evropiane: për dekada në biznesin e politikës, ai i njeh të gjithë në skenën e Brukselit, punon pa u lodhur për integrimin evropian. Në të njëjtën kohë ai është një njeri i balancës dhe kompromisit, që mund të bashkojë në çast pozicionet e tij demokristiane me ato socialdemokrate apo liberale. Me fjalë të tjera: Juncker është tërësisht një njeri i sistemit të Brukselit. Për këtë shumë qeverive evropiane ai iu duk mjaft i përshtatshëm. Dhe për të tjerët kjo ishte veçanërisht e papërshtatshme për të njëjtat arsye. Me Junker, kështu dukej, e dimë në çdo rast, se ku jemi, për mirë apo për keq.

Shumë kandidatë të papërshtatshëm

Për këtë shkak shumë vetë u habitën për komisionin e ri, si në lidhje me personat dhe me strukturën. U duket se po një tufë e tërë ujqish po viheshin të ruanin kopenë: kështu francezi Pierre Moskovici, i cili kishte kur ishte ministër i Financave në Paris kishte shkelur bujarisht të gjitha kriteret e stabilitetit të Evropës, duhet të bëhej Komisioner i Çështjeve Monetare dhe Ekonomike; apo anglezi Jonathan Hill, një mik i ngushtë i komunitetit bankar në Londër duhet të monitorojnë tregjet financiare të Evropës. Por ajo që duket zgjidhja më e keqe e mundshme ndër disa prej këtyre vendimeve për personelin, mund të rezultojë në fund si veprim i shkëlqyer taktik: Sepse kushdo në BE do të thërrasë menjëherë "faull" nëse ka edhe vetëm dyshimin më të vogël se ndonjëri prej komisionerëve dëshiron të veprojë si kalë trojan i atdheut të tij.

Christoph Hasselbach
Christoph HasselbachFotografi: DW/P. Henriksen

Kontroll i ndërsjellë

Përveç kësaj, struktura e re mund të sjellë një lloj "ekuilibri të pushteteve" brenda Komisionit. Përpërveç komisionerëve për sektorë të caktuar, tani ka shtatë zëvendëspresidentë me portofole të gjera, të cilët do të koordinojnë punën e komisionerëve. Në rast se komisioneri për tregtinë i kalon kompetencat, atëhere zëvendëspresidenti mund t'i bjerë bilbilit dhe ta prapësojë. Por kjo mund të sjellë edhe mbivendosje në strukturat dhe në hierarkitë dhe të çojë në një konfuzion të pashpresë të përgjegjësive.

Barroso bënte gjithmonë thirrje për "më tepër Evropë"

Edhe pse Presidenti i ri mund të jetë një fryt i sistemit të vjetër, ai nuk jeton në kullën e fildishit. Juncker ka një dhunti për ndryshimet politike dhe sociale dramatike, që u reflektuan edhe në rezultatet e zgjedhjeve të fundit evropiane. Parlamenti i ri është i mbushur me përfaqësues të popullit të cilët dëshirojnë ta ndalin integrimin europian apo edhe ta kthejnë prapa. Qytetarët i janë larguar idesë së Evropës dhe nuk kanë besim tek Brukseli. Dhe pas krizës financiare shumë e lidhin "Evropën" më tepër me vështirësitë ekonomike se sa me mundësitë dhe shanset. Ish-Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso përgjigjej gjithmonë dhe për të gjitha problemet me formulën "më shumë Evropë". Në thelb ai mund të kishte të drejtë, por Barroso qe larguar nga gjendja e përgjithëshme shpirtërore. Pasardhësi i tij e ka quajtur ekipin e tij "Komisioni i shansit të fundit". Një përulësi e tillë është hapi i parë për shërimin.

Diferencimet e vjetra veri-jug

Junkeri do të shfrytëzojë tani mundësinë që Evropa të bëhet përsëri relevante për njerëzit. Shenja më e qartë e kësaj është një program investimi prej 300 miliardë euro që ai dëshiron ta konkretizojë para Krishtlindjeve. Por edhe këtu ai po shkon drejt rrezikut të një kurthi. Franca dhe Italia duan që shpenzimi i parave të bëhet mjaft shpejt, dhe sa të jetë e mundur me të holla nga fondi i përbashkët. Ata preferojnë t'i shtyjnë reformat. Komisioni i ri tashmë është treguar bujar për të dy vendet, kur është fjala për përmbushjen e rregullave të stabilitetit. Është pikërisht ky qëndrim që vendet veriore apo si Gjermania e shohin me dyshim. Pra financimi i paketës së investimeve mund të rindezë konfliktet e vjetra mes veriut të fortë dhe dhe jugut të dobët.

Më shumë se llambat për kursimin e energjisë

Për të mos folur për daljen prej BE-së me të cilën kërcënon Britania e Madhe, gjë që do të jetë shkatërruese për të dy palët, por që tani duket mjaft e mundshme. Edhe vetëm ky problem do t'i hapë Komisionit të ri shumë punë. Jo, Junkerit dhe skuadrës e tij nuk ke pse t'ua kesh lakmi: kapërcimi i krizës, uniteti i Evropës, përdorimi i peshës globale të Evropës. Dallimi i madh me më parë është se Evropa nuk konsiderohet më si një gjë e natyrshme, as për qytetarët dhe as edhe për të gjitha qeveritë. Barroso bënte thirrje për "më shumë Evropë", por që arrinte tek qytetarët, ishte ndalimi i llambave. Komisioni i Junkerit do ta tregojë Evropën ndryshe.