1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompanitë gjermane ndihmojnё në Filipine

Heimo Fischer / A.Topi16 Nëntor 2013

Një pjesë e Filipineve pothuajse janë shkatërruar pas taifunit të fuqishëm. Kompanitë gjermane po e ndihmojnë vendin.

https://p.dw.com/p/1AIZ2
Fotografi: Odd Andersen/AFP/Getty Images

Në Gjermani nuk janë vetëm personat privatë ata që duan të ndihmojnë, por edhe koncernet. Shumë kompani të mëdha kanë marrdhënie biznesi në Filipine ose kanë degët e tyre atje. Për to në radhë të parë është e rëndësishme siguria e jetës së punëtorëve. Kompanitë mund të rindërtojnë infrastrukturën e duhur për ta më vonë, tashmë ato janë duke ndihmuar popullsinë vendase.

Philippinen Haiyan Hilfe Deutschland 13.11.2013
Fotografi: Jay Directo/AFP/Getty Images

Lufthansa gjermane ka çuar një avion me ndihma në Manila. Fluturimi LH 9922 kishte në bordin e tij 25 ton nidhma në raste katastrofash: medikamente, çadra dhe batanije. Kompania planifikon edhe një tjetër fluturim me ndihma të tjera si këto.

Lufthansa bashkëpunon sëbashku me organizatën "Deutschland hilft" (Gjermania ndihmon). Ekipi i përbashkët është vendosur në Bonn dhe që aty koordinon nidhmën e Gjermanisë për në Filipine. Edhe Deutsche Post DHL punon gjithashtu me "Deutschland hilft". Përveç kësaj ata janë duke mbajtur kontakte me bashkëpunëtorët e tyre lokalë.

Para dhe medikamente

Shumë kompani u bëjne thirrje punëtorëve të tyre të dhurojnë para. Tek Siemens, Lufthansa apo Bayer janë dyfishuar nidhmat në para që kanë dhënë punëtorët.

Philippinen Hilfe aus Deutschland DRK Mitarbeiter in Berlin
Fotografi: Getty Images

Koncerni i teknologjisë në Mynih Siemens dha menjëherë 100.000 Euro për Kryqin e Kuq Gjerman, por edhe sensibilizoi punëtorët e saj të jepnin diçka për të rritur shumën. Kjo shifër më pas shkoi afër 1 milion Euro.

Edhe koncerni kimik nga Ludwigshafen BASF dha 300.000 Euro ndihmë për UNICEF dhe Organiztatën Botërore të Ushqimit, që kanë misionet e tyre në Filipine.

Kompania farmaceutike Bayer nga Leverkuseni ka ndihmuar me 100 mijë Euro Kryqin e Kuq Gjerman. Përveç kësaj Bayer do të çojë përmes Kryqit të Kuq medikamente me vlerë 400.000 Euro.

Ndihmat do të vazhdojnë

Tek "Deutschland hilft" çdokush mund të dhurojë diçka, qoftë mjete materiale apo financiare. Deri tani ndihmat kanë ardhur më shumë nga individët, pasi ndihma që jepet përmes kompanive të mëdha kalojnë në disa hallka burokratike më shumë, thotë organizata "Deutschland hilft".

Shumë kompani punojnë prej vitesh me organizatën "Deutschland hilft", mes të cilave Deutsche Post dhe Deutsche Telekom. Çdo koncern, që deri tani e ka ndihmuar në mënyrë sporadike organizatën, në ditët e ardhshme do të kontaktohen të gjitha. "Deutschland hilft" nuk është ende e kënaqur nga ajo se çfarë ka ofruar ekonomia gjermane.