1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompromis i Varshavës për ngritjen e Qendrës arkivore për të dëbuarit

Thomas Rautenberg6 Shkurt 2008

Në debatin gjermano-polak për ngritjen e një qendre që do të merret me historitë e dëbimit të gjermanëve nga Polonia u gjet një kompromis. Megjithatë qeveria polake ka refuzuar pjesëmarrjen direkte

https://p.dw.com/p/D3Ly
Gjermanë të dëbuar nga Polonia pas Luftës së II Botërore mbërrijnë në Gjermani
Gjermanë të dëbuar nga Polonia pas Luftës së II Botërore mbërrijnë në GjermaniFotografi: dpa

Polonia do ta tolerojë ngritjen e Qendrës arkivore "Shenjë e qartë kundër eksodit dhe deportimit" në Berlin. Për këtë ranë dakord ministri i shtetit për kulturën, Bernd Neumann dhe ndërmjetësuesi për marrëdheniet gjermano-polake, Vladislav Bartozhevski ditën e hënë.

Fëmijë gjermanë të dënuar nga Europa lindore mblidhen në qendrën e grumbullimit në Berlin, 27 maj, 1947
Fëmijë gjermanë të dënuar nga Europa lindore mblidhen në qendrën e grumbullimit në Berlin, 27 maj, 1947Fotografi: AP

Në një deklaratë të përbashkët thuhet se koncepti i qeverisë gjermane për këtë qendër parashikon një ekspozitë historike që do të prezantojë jo vetëm deportimet e gjermanëve por edhe ato të polakëve gjatë Luftës së II botërore. Zyrtarisht Polonia nuk do të marrë pjesë në procesin e ngritjes së qendrës arkivore. Por nuk përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes së historianëve polakë në ekspozitë.

"Të shkulur nga rrënjët" Libër i Helga Hirsch
"Të shkulur nga rrënjët" Libër i Helga Hirsch

Ambasadori polak në Berlin, Marek Pravda sqaroi në Varshavë: "Ka një problem me konceptimin e qendrës arkivore "Shenjë e qartë". Ne mendojmë se nuk është e arsyeshme që një qendër arkivore historike, të trajtojë vetëm një element tragjik të Luftës së së II botërore. Për ne është i pamundur krahasimi me vende të tjera dhe kontekste të ndryshme historike. Ky është problemi që kemi dhe do të kemi edhe në të ardhmen. Prandaj zyrtarisht nuk duam të marrim pjesë në të. Kjo nuk do të thotë që do t'ua heqim të drejtën gjermanëve të realizojnë këtë projekt. Edhe kjo nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit të historianëve polakë."

Gjermanët e dëbuar emigrojnë në SHBA, Porti i Bremenit 21 tetor, 1948
Gjermanët e dëbuar emigrojnë në SHBA, Porti i Bremenit 21 tetor, 1948Fotografi: AP

Pas bisedimeve ministri gjerman i shtetit, Bernd Neumann u tregua i kënaqur me rezultatin: "Qëllimi kryesor nuk ishte që ta kishim Poloninë patjetër partner në konceptimin e qendrës historike, por të sqaronim pakënaqësitë që ekzistonin nga pala polake kundrejt qendrës arkivore "Shenjë e qartë kundër eksodit dhe deportimit." Dhe kësaj ja dolëm mbanë."

Në bisedimet në Varshavë u diskutua edhe për pjesëmarrjen gjermane në projektin polak në Gdansk "Muzeu i luftës dhe paqes në shekullin e XX." Kryeministri polak Donald Tusk kishte përmendur këtë projekt gjatë vizitës së tij në Berlin. Kompromisi i arritur për qendrën arkivore rikthen edhe normalitetin në marrëdhëniet gjermano-polake.