1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompromis për të ecur përpara - ndryshon Kodi Zgjedhor në Maqedoni

Fatos Musliu30 Tetor 2008

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor vijnë si pasojë e rekomandimeve të OSBE - ODIHR-it dhe pas marrëveshjes së arritur mes katër liderëve të partive politike.

https://p.dw.com/p/FkN5
Parlamenti në ShkupFotografi: picture-alliance/ dpa

Me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor për herë të parë rregullohet mënyra e votimit të diasporës dhe atyre që janë me punë të përkohshme jashtë vendit, gjë që mund të sigurojë 3 vende deputetësh. Partia opozitare Liberal-demokratike ishte kundër propozimit që diaspora të votojë, sipas tyre Maqedonia nuk ka kapacitet financiar të organizojë votim në përfaqësitë diplomatike. “Askush nga istitucionet e shtetit nuk disponon të dhëna zyrtare se sa është trupi votues në diasporë, si mund të organizohet votimi atje “ pyet deputeti Jovan Manakievski.

Mazedonien hat Kosovo als unabhängigen Sttat anerkannt Menduh Taci im Parlament
Menduh ThaçiFotografi: Petr Stojanovski

Ndërkohë Partia demokratike shqiptare PDSH ka kërkuar ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore që do të rriste numrin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë. "Nuk bëhet fjalë vetëm për një 3 përqindësh apo 5 por bëhet fjalë për ndryshimin e numrit të deputetëve shqiptarë, i cili sipas analizave tona me ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore mund të rritet deri në 4“, thotë deputeti PDSH-së, Besim Dogani. Nga ana e tij deputeti i BDI-së, Tahir Hani është i mendimit se duhet të intervenohet, por "intervenimi në këtë nen do të duhet të ketë mirëkuptimin dhe kompromisin e të gjithë faktorëve relevantë".

Propozimi i partisë, VMRO-DPMNE që me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të mundësohen edhe 10 vende të sigurta për deputetet e pakicave etnike siç janë turqit, boshnjakët, serbët, romët dhe vllehët nuk është përkrahur nga partitë shqiptare. Sipas tyre me këtë rrezikohet zbatimi i parimit të Badenterit dhe se një gjë e tillë nuk është paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

EU, Mazedonien
Pamje simbolike BE Maqedoni

Pas ndryshimit të kodit zgjedhor Maqedonia shpreson për raport pozitiv të KE-së

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor tashmë mundësohet që në komisionet zgjedhore krahas përfaqësuesve të administratës shtetërore të jenë prezentë edhe përfaqësues të partive politike. Të gjitha grupet parlamentare janë të mendimit se këto ndryshime në Kodin Zgjedhor nuk janë ideale, por një përpjekje për të ndryshuar diçka. Sipas tyre kodi i ri zgjedhor është kompromis, i cili ka mangësitë e veta por me to vazhdohet reformimi i shoqërisë dhe vetëdijesimi i qytetarëve, që OSBE e quan edukim të qytetarëve për procesin zgjedhor.

Deputetët shpresojnë se kompromisi i arritur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor do të reflektohet pozitivisht në raportin e Komisionit Evropian për arritjet e Maqedonisë në vitin 2008 .