1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120510 Obama Karsai

13 Maj 2010

Pas takimit që zhvilluan të mërkurën (12.5.) në Uashington, presidenti amerikan Obama dhe ai afgan Karsai demonstruan një qëndrim të përbashkët përsa i përket zhvillimeve politike në Afganistan.

https://p.dw.com/p/NMjo
Presidenti i Afganistanit, Karsai dhe ministrja e Jashtme e SHBA, Hillary Klinton në konferencë shtypi
Presidenti i Afganistanit, Karsai dhe ministrja e Jashtme e SHBA, Hillary Klinton në konferencë shtypiFotografi: AP

Ky takim ishte krejt ndyshe nga vizita e fundit e Karsait në Uashington e larg fjalëve të ashpra që presidenti afgan shqiptoi gjatë javëve të kaluara kundër qeverisë amerikane. Kabineti i Obamës jo vetëm vendosi që nuk ia vlen ta kritikojë Karsain publikisht, por shtroi tapetin e kuq për ta pritur atë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Obama zhvilloi një bisedë të gjatë me Karsain, hëngri me të drekë e më pas dha një konferëncë të përbashkët shtypi, e cila zgjati 45 minuta - Kjo nuk ndodh shpesh në Uashington.

Të dy presidentët hynë në sallë me buzëqeshje, qënduran në mënyrë demonstrative pranë njëri-tjetrit dhe demonstruan se konfliktet mes dy vendeve nuk ekzistojnë më. Obama vlerësoi përpjekjet e Karsait kundër korrupsionit dhe stilin e tij qeverisës. Karsai u shpreh me fjalë si "mirënjohje" dhe "mirësia e SHBA-së". Pyetjeve në lidhje me konfliktin që patën gjatë javëve të kaluara, Obama iu përgjigj i qetë:

"Shumë gjëra u ekzagjeruan. Eshtë detyra jonë që të jemi miq të mirë e t'i themi Karsait hapur se ku duhet punuar akoma. Dhe është detyra e Karsait që të insistojë se duhet respektuar pavarësia e Afganistanit."

Hamid Karsai shtoi:

"Sinqeriteti është i dobishëm për një lidhje dhe marrëdhënia jonë me SHBA-në është më e fortë se kurrë."

Por me gjithë fjalët e ëmbla, presidentët e bënë të qartë se nuk kanë iluzione: Në Afganistan ka ende shumë punë për të bërë dhe se do të vijnë kohë të vështira për të dyja vendet. Një temë e rëndësishme e konferencës së përbashkët për shtyp ishte vrajsa e civilëve nga sulmet ajrore të ushtrisë amerikane në Afganistan. Vdekja e tyre shkaktoi një presion të madh brenda vendit për Karsain dhe për këtë arsye ai i kritikoi ashpër SHBA-të. Obama premtoi se ushtria amerikane do të bëjë të pamundurën për të evituar viktimat civile:

"Ne jemi te preokupuar për ato zhvillime dhe jemi të interesuar që të vriten më pak persona civilë. Dhe kjo jo që të mos ketë probleme presidenti Karsai, por sepse nuk dua unë që të vriten perosna civilë."

Nga takimi nuk rezultuan fakte apo marrëveshje të reja, por ky nuk ishte synimi i tij: SHBA-s dhe Afganistani donin të dëshmonin se janë partnerë të mirë. Sigurisht që do te ketë mosmarrëveshje edhe në të ardhmen, por ato nuk do të sqarohen në mënyrë publike.

Autor: Sabine Müller/Sonila Sand

Redaktoi: Auron Dodi