1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konkurente politike, që duhet marrë seriozisht

Angjelina Verbica5 Korrik 2008

Pasqyra e shtypit të së shtunës - Lirimi i Betancourt në Kolumbi dhe situata politike në Turqi

https://p.dw.com/p/EWoT
Ingrid Betancourt dhe Nicolas Sarkozy
Ingrid Betancourt dhe Nicolas SarkozyFotografi: AP

"Braunschweiger Zeitung"

Në biografinë e saj "Zemërim në zemrën time" Betancourt kujton atë mengjez, kur papritur me forcë i erdhi mendimi, se pushteti i vertetë është në duart e politikanëve. Dhe atëherë par vendosur për t´u bërë parlamentare, më vonë ajo synoi të bëhej presidente. Synimi i saj i përket traditës së revolucionarëve të mëdhenj të Amerikës Latine. Është çlirimi i vendi të tyre nga prangat e korrupsionit. Ndoshta ajo është tani më pranë një posti politik më shumë se kurrë. Gratë e forta kanë luajtur dhe luajnë shpesh një rol në këtë pjesë të botës, nga Evita Perron deri te Kristina Kirchner në Argjentinë. Betancourt nuk flet për rrëmbyesit e saj, rebelët e Farc-ut. A mendon tani për bisedime me ta? Ndoshta,.

"Tagespost" nga Würzburgu

Ingrid Betancourt mund të bëhej papritur rivale politike e Uribes. Deri tani ajo e kishte lënë të hapur, në se do të kthehej në politikë dhe a do të kandidonte edhe një herë për presidente. Por që tani mendohet, se Uribe mund ta emërojë Ingrid Betancourt ministre të jashtme. Një shenjë kjo, që kryetari i shtetit të Kolumbisë sheh tek Betancourt- i me popullaritet dhe dinjitet, një konkurrente politike, që duhet marrë seriozisht.

"Der Tagesspiegel"

Farcu nuk është më organizatë guerrilase, por një shoqatë kriminale, që diskretiton kërkesat e justifikueshme të të majtëve për një reformë agrare. Farc-u mund të jetë momentalisht i demoralizuar. Por ata nuk janë të varur nga dashamirësia e Kubës apo e Venezuelës, por kanë milionë dollarë nga mbjedhja e kokainës dhe akoma rreth 10 000 luftëtarë. Kështu Uribe e fitoi luftën për Betancourt-in, por Farc ka mjete, që ta atë sfidojë herë të tjera. E mundshme është gjithsesi, që do të jetë një presidente Betancourt, e cila do ta qetesojë Kolumbinë.

"Stuttgarter Zeitung" për krizën qeveritare në Turqi

Ajo që mungon në shoqërinë turke, është një kulturë e fortë demokratike. Në këtë gjendje delikate qeveria duhet të fitojë më shumë besim. Opozita dështon plotësisht. Në vend që t´i janë shtresës së mesme qytetare një zë konstruktiv në kohët e ndryshimeve, ajo kryen shkatërrimin e komunitetit thjesht për arsyee pushteti. Në këtë gjendje nuk është i përjashtuar puci. Ndoshta sepse ushtria prezantohet më tepër e përcarë. Por edhe ndalimi pothuajse i sigurtë i partisë AKP do ta kthente vendin vite pas, sepse politika e tyre ishte e sukseshme. Partia do të krijohej përsëri, me udhëheqës të rinj, sepse të vjetrit do të ndaloheshin dhe modernizimi i Turqisë do të kryhej me më shumë hezitim.