1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konservatorë dhe në majat e zhvillimit

Jutta Wasserrab 3 Korrik 2008

Njëri flet pak bavarisht, tjetri pak gjermanishte letrare. Njëri punon me kompjuter, tjetri me pulat. Të dy bashkë simbolizojnë një fenomen:Laptopin dhe pantallonat e meshinit - optimizmin për të renë dhe të vjetrën.

https://p.dw.com/p/EK94

"Ne e këmi nënvleftësuar gjysmën e djathtë të zemrëst!", thotë Bernhard Mumm. Ai është 50 vjeç dhe drejton sektorin e teknologjisë të firmës TomTec në Mynih. Pas kurrizit të tij një ekran i sheshtë i zi tregon një gjysmë zemre. Dhomëza e djathtë e zemrës është e rrudhur dhe ngjitet në dhomëzën ngjitur. T`i largosh me kujdes këto lëvizje të ekranit nuk ishte shumë e thjeshtë. Së bashku me 130 punonjësit e tij Mumm zhvillon imazhe tridimensionale ekografije, të cilat lejojnë rrotullimin dhe kthimin nga ana tjetër.

Pulat në fermën e Anton Kreitmair
Pulat në fermën e Anton KreitmairFotografi: Jutta Wasserrab

Lëvizjen e zemrës nga lart poshtë, nganjëherë ndarjen në feta dhe në copa.

Pamje të tilla janë të zakonta në kernspintomographie, por jo në ekografi.

Pamje të tilla mund t`i nxjerrin në ekrane vetëm pak vetë në botë. Mumms Leute është njëri prej tyre.

Prusjanëve ja kaluan

Mumm dhe TomTeci i shkojnë për shtat shijes së qeverisë bavareze, të rinj, inovativ dhe ndërkombëtarë. Bavaria donte një ditë të bukur të luftonte imazhin e varfërisë, landit të fshatarëve që jetojnë në thellësi të pyjeve. Dhe këtë e arriti me sukses. Me Zimens (Siemens) u hodh me sukses grepi për të kapur një firmë prominente, kur në vitin 1953 koncerni ndërroi selinë nga Berlini në Bavari.

Bujku Anton Kreitmair
Bujku Anton KreitmairFotografi: Jutta Wasserrab

Ky hap ra si balsam në shpirtin e bavarezëve, të cilët tradicionalisht kanë qenë në konkurencë më prusjanët.

Dhe kështu u hodh guri i parë i themelit për ngritjen e "Bavarian-Silicon-Valley" me përqëndrimin e sipërmarrjeve të sektorëve të Hightech-, Biotech dhe IT, që ndodhen jo vetëm në Mynih por edhe në Erlangen, Nürnberg und Vyrzburg.

Bujku Anton Kreitmair
Bujku Anton KreitmairFotografi: Jutta Wasserrab

Traditia ka kufijtë e saj

Megjithatë fshatarët kanë mbetur në Bavari. 3,5 milionë hektarë tokë e kultivueshme, 160 hektarë prej tyre kultivohen nga Anton Krajtmajer (Kreitmair).

Përkrah fabrikës me biogaz, Krajtmajer ka edhe 700 pula dhe një dyqan ku shet prodhimet bujqësore. Derrat ju desh t`i largonte. "Për shkak të erës", thotë ai. Banorët e Klajnberghofenit e duan jetën e fshatit, megjithatë tek era e derrave merr fund marrëdhënia e mirë e bavarezëve me traditën.

Festa e birrës në Mynih, tetor 2004
Festa e birrës në Mynih, tetor 2004Fotografi: AP

Votimet në Bavari mbesin ato që kanë qenë gjithnjë. Që prej më shumë se 50 vjetësh në pushtet janë konservatorët e Partisë Kristiansociale (CSU). Nuk ndodh rrallë që ata të marrin shumicën absolutë në zgjedhjet për parlamentin e landit. Dhe Klajnberghofen (Kleinberghofen) jep çdo herë ndihmën e vet që rezultati të mos ndryshojë. Fshatrat janë baza e konservatorëve bavarezë. Socialdemokratët nuk kanë ç`të kërkojnë në zona si Klajnberghofen. Në Bavari ata kanë shance vetëm në qytete

Konservatorë dhe në majat e zhvillimit - Një fshatar dhe një shkencëtar nga Bavaria. Bernhard Mumm, drejtori i Tomtec, duke parë në ekografi
Konservatorë dhe në majat e zhvillimit - Një fshatar dhe një shkencëtar nga Bavaria. Bernhard Mumm, drejtori i Tomtec, duke parë në ekografiFotografi: Jutta Wasserrab

Jo gjithshka është klishe

Nëse jo në politikë, të paktën për festën e tetorit fshati dhe qyteti bëhen bashkë dhe bashkë me ta edhe Mumms e Kreitmairs. Ato që për disa rajone të Gjermanisë zhvillohet për karnavalet, për shumë bavarezë ndodh për festa e tetorit- një lloj sezoni i pestë i vitit në Bavari. Një detyrim, mendon Bernhard Mumm, të paktën për kolegët e tij. Për festën e tetorit ata bëjnë një eskursion në festën më popullore tradicionale gjermane. Ajo është pjesë e një udhëtimi në Bavari, sikurse pjesë e vizitës është vizita në punishten më të famshme të prodhimit të birrës në Bavari, Hofbrojhauz (Hofbräuhaus), ngrënia e këmbës së derrit, gjella më e njohur e Bavarisë, udhëtimi në Liqenin Kimze (Chiemsee), liqenin më të dashur të Bavarisë, në Cugspice (Zugspitze), malit më të lartë të Bavarisë dhe Nojshvansajn (Neuschwanstein) kështjellës më të bukur të Bavarisë. "Natyrisht që të gjitha këto bëjnë pjesë në klishetë për Bavarinë, por pjesërisht ato janë edhe pjesë e realitetit tonë", thotë Mumm.

Kështjella Neuschwanstein në Allgäu - Mbreti bavarez i përrallave Ludwig II. e ndërtoi këtë kështjellë më 1868-86 sipas planeve të arkitektit Riedel në stil neuromak.
Kështjella Neuschwanstein në Allgäu - Mbreti bavarez i përrallave Ludwig II. e ndërtoi këtë kështjellë më 1868-86 sipas planeve të arkitektit Riedel në stil neuromak.Fotografi: dpa

Ndjenja të forta atdhedashurie

Një realitet, që as Krajtmajer as Mum nuk duan ta lenë të largohet. Fshatari Krajtmajer nuk mund ta kuptojë jetën pa fermën e tij. Një jetë që ai nuk e kupton dot as pa lokalin më të preferuar, ku pihet birrë me kriklla. Bernhard Mumm kishte ftesën për të shkuar në SHBA kur selia kryesore e Tom Tec shkoi në Çikago. Por minutën e fundit ai vendosi të qendrojë këtu, për shkak të miqve, por edhe maleve, liqeneve dhe gjellëve bavareze. Dhe selinë kryesore të TomTec ai e solli sërish në Mynih.